PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Anetaret e Gjykates se Larte kerkojne kontakte te vazhdueshme me te huajt


E Shtune, 30 Maj 2009

Anetaret e Gjykates se Larte kane kerkuar dje jo vetem vizita me te huajt per shkembim te eksperiencave, por mbajtjen e kontakteve te vazhduara mes tyre. Kerkesa eshte bere gjate nje vizite te ombusmanit Parlamentar i te Drejtave te Njeriut te Republikes se Bullgarise, Ginyo Ganev, ne Gjykaten e Larte. Gjate takimit anetaret e Gjykates se Larte, kryesuar nga kryetari i Kolegjit Penal, Gani Dizdari, kane bere nje pershkrim te detajuar te sistemit gjyqesor ne vendin tone, duke e njohur Ganev me sistemin e funksionimit te Gjykates se Larte. "Shkembimi i eksperiencave me vendet e Ballkanit, tashme pjese e Bashkimit Evropian prej 2007-es, do t'i jepte drejtesise dhe gjyqesorit Shqiptar nje ndihme konkrete per te arritur nivelet e kerkuara nderkombetare, jo vetem ne sektorin e gjyqesorit, por te te gjithe drejtesise dhe fushes se mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Shkembimi i vizitave te tilla, nuk duhet te jene vetem te nivelit zyrtar, por dhe mbajtjen e kontakteve te vazhdueshme ne sherbim te rritjes se bashkepunimit mes Shqiperise dhe Bullgarise ne fushen e drejtesise dhe vecanerisht gjyqesorit", kane theksuar anetaret e Gjykates se Larte. Nderkohe qe Ganev nga ana e tij ka theksuar se tashme shkembi i vizitave do te jene edhe te niveleve teknike dhe me bashkepunuese, vecanerisht ne zbatimin e praktikave ne kuader te mbrojtjes se te drejtave te njeriut.



Ganev

Sipas Ginyo Ganev sistemit te gjyqesorit ne Shqiperi duhet t'i shtohet sa me shpejt Gjykata Administrative, e cila eshte nje nga kerkesat kryesore te Bashkimit Evropian si nje nga mbeshteteset kryesore te te drejtave te njeriut, qe ka te beje thelbesisht me nje administrim te mire, si nje e drejte kushtetuese e cdo qytetari.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika