PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Banoret e shtepive te shembura ne Bago, marrin fondet e premtuara


E Shtune, 30 Maj 2009

Dy muaj pas shembjes se disa shtepive ne fshatin Bago te komunes Synej, eshte bere edhe zhdemtimi i tyre sipas shkalles se demit. Nente shtetasit e demtuar kane marre tashme parate, ne baze te vleresimit qe iu bene atyre nga disa komisione lokale dhe qendrore. Ne ceremonine e dorezimit te lekeve qe eshte zhvilluar ne komunen e Synejit kane marre pjese edhe deputetet e Partise Demokratike Luan Skuqi dhe Galip Ramadhi. Kryetari i komunes se Synejit, Perparim Caca eshte shprehur se dhenia e lekeve sipas shkalles se demtimit te banesave eshte nje premtim i mbajtur dhe realizuar shume shpejt nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Sali Berisha. Nderkaq, ai premtoi zgjidhje perfundimtare te problemi me tokat ne Bago te Kavajes, duke thene se gjithcka do te jete nen monitorimin e komunes dhe se tragjedi te tilla ku te vihet ne rrezik jeta e banoreve nuk do te ndodhin. Deputetet e pranishem ne kete ceremoni e kane vleresuar kontributin e komunes dhe te qeverise per dhenien e nje fondi prej rreth 60 milion leke te reja per 9 banesa te shembura. Vete banoret kane falenderuar qeverine shqiptare per marrjen e masave te shpejta dhe zhdemtimin e shtepive te tyre. Burime nga komuna e Synejit kane bere te ditur se ne total qeveria ka miratuar nje shume prej rreth 60 milion leke te reja per 9 shtepi te demtuara plotesisht. Zhdemtimi per banoret e fshatit Bago fillon nga 2.6 milion leke te reja deri ne 9.4 milion leke per shtepite trekateshe. Konkretisht ne komunen e Synejit ka ardhur lista e detajuar me shumen perkatese qe do te perfitojne banoret e demtuar nga shembja e shtepive. Shumat perkatese mesohet se jane xhiruar nga dega e thesarit dhe tashme banoret kane filluar terheqjen e lekeve nepermjet bankes. Lista e perfitimit te secilit nga banoreve eshte si me poshte.

E.Arapi





Shtetasit e zhdemtuar:

Pellumb Halil Gjeci 7 225 228 leke

Vathe Isuf Gjeci 9 421 364 leke

Qazim Halil Gjeci 4 596 409 leke

Sokol Ali Gjeci 8 018 477 leke

Bajram Ramazan Gjeci 2 627 708 leke

Fiqiret Taip Shehi 9 348 695 leke

Festim Ibrahim Gjeci 4 626 919 leke

Nazim Shahin Muca 4 290 759 leke

Azem Halil Gjeci 9 312 084 leke



Shuma totale 59 467 643 leke
















Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika