PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Studimet ne Itali, perfundojne afatet e regjistrimit paraprak


E Shtune, 30 Maj 2009

Perfundon afati per te dorezuar kerkesat per regjistrim paraprak ne Universitetet italiane. Keshtu, sipas afateve te publikuara nga Ambasada Italiane, afati per kete lloj regjistrimi ka perfunduar tashme. Sipas njoftimit te Ambasades, per t'u regjistruar ne Universitetet italiane, eshte e detyrueshme deshmia e njohjes se gjuhes italiane CELI 3. Sa u perket dokumenteve, kerkohen 8 syresh. Behet fjale per kerkesen e regjistrimit paraprak, e plotesuar ne cdo pjese, se bashku me dy fotokopje te thjeshta pas plotesimit te formularit ne te dy pjeset e tij, perpara dhe prapa. Ambasada italiane terheq vemendjen e studenteve se ne kerkese duhet te tregohet qartesisht vetem nje dege universitare, e cila nuk mund te ndryshohet me. Nje dokument tjeter i rendesishem eshte formulari i autentifikimit te fotografise, i plotesuar me te dhenat anagrafike, si dhe dy fotokopje te thjeshta pas plotesimit te tij. Dokumenti tjeter eshte Deftesa e Pjekurise. Ata qe e kane humbur origjinalen, mund te paraqesin nje vertetim zevendesues qe te permbaje notat e te gjitha viteve. Ambasada Italiane ka terhequr vemendjen se titujt e studimit te jene te perkthyer ne italisht, te vertetuara nga noteri dhe te legalizuara prane Ministrise se Puneve te Jashtme Shqiptare. Gjithashtu, firma e Drejtorit te shkolles qe i ka leshuar, duhet te vertetohet nga Drejtori Arsimor i rrethit perkates dhe firma e ketij te fundit te vertetohet nga funksionari i Ministrise se Arsimit.



Postimi

Dokumentet e regjistrimit duhet te futen ne zarf, mbi te cilin te shkruhet qarte: Emri dhe mbiemri i studentit, universiteti, fakulteti, dega e studimit, numri i telefonit (celular + telefon fiks) si dhe mesatarja e notave (vetem per studentet qe e kane marre deftesen e pjekurise).






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika