 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Parku i Liqenit, nis shnderrimi
E Shtune, 30 Maj 2009
Si eshte parashikuar te transformohet "mushkeria e kryeqytetit", pas skandalit ekologjik
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, i shoqeruar ehe nga perfaqesues te pales kuvajtiane, ka inspektuar dje punimet qe po kryhen per rikonstruksionin e rruges ne jug te Parkut te Madh te Liqeni. Perfaqesuesit kuvajtiane kane siguruar nje mbeshtetje te fuqishme per kete projekt, ndersa kryebashkiaku premtoi se ne 4 vitet e ardhshme, do te behet me shume c'eshte bere ne keto 8 vjet te marra sebashku per Tiranen.
Projekti
Sipas kryetarit te Bashkise se Tiranes rruga kryesore e Liqenit sherben kryesisht si shetitore por edhe si piste vrapimi per amatoret e sportit. Per kete arsye, eshte menduar qe edhe pas rikonstruksionit, kjo rruge te ruaje paralelisht te dy keto funksione, ate te shetitores dhe te pistes se vrapimit. "Rruga do te ndricohet me ndricues, me lartesi 3 metra dhe do te shoqerohet me te gjithe elementet e mobilimit urban, si stola dhe kosha, gjate gjithe gjatesise se saj", tha Rama. Sipas projektit fitues per shnderrimin e Parkut te Liqenit, ky i fundit nuk do te jete me nje vend i piset, pa asnje lloj mundesie argetimi. Perkundrazi, sipas projektit, pjesa buze liqenit do te sherbeje si plazh per te gjithe ata qe duan te kalojne nje fundjave te kendshme, ndersa uji do te jete krejt i paster.
Ndryshimet
Ketyre ndryshimeve do t'u nenshtrohet Zona "C" prane Diges se Liqenit. Ajo shtrihet ne pjesen jugore te Tiranes, ne veri te "Liqenit Artificial" dhe perfshin gjithashtu zonen e kopshtit botanik, "Klubin Dinamo", "Kompleksin e pishinave", "Bregun e Liqenit" si dhe nje pjese te Parkut te Madh te Liqenit. Lidhur me punen pergatitore per Planin e Ri Rregullues, Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me studion Urba-Plan ka arritur ne percaktimin e disa zonave te qytetit te cilat permbajne potencial zhvillimi dhe ndihmojne strukturen e qytetit. Keto jane zona kyce po t'i referohemi rolit te tyre udheheqes ne zhvillimet e ardhshme urbane te qytetit te Tiranes. Jane ndjekur kryesisht dy kritere ne percaktimin e Zonave Prioritare te Zhvillimit; I pari lidhet me karakterin e zones ne lidhje me strukturen e qytetit dhe rrethinave; kriteri i dyte eshte vullneti dhe perfshirja e sektorit privat per promovimin e zhvillimit urban dhe ekonomik. Vendndodhja e zones kaq prane qendres se qytetit, kodrave rrethuese, si dhe prezenca e "Unazes se Madhe", e bejne ate te arritshme lehtesisht.
Frekuentimi
Vlen te permendet se kjo zone frekuentohet nga te gjitha moshat dhe ne te jane te lokalizuara nje sere aktivitetesh sportive. Keto dy aspekte do te merren ne konsiderate gjate zhvillimit urban te kesaj zone, kryesisht me mirefunksionimin e shetitores.
Plazhi
Cadrat parashikohen te kene njefare distance te llogaritur nga njera-tjetra, ndersa ndane tyre do te jene pishat e Parkut te Liqenit si dhe nuk do te mungojne nje sere ndertimesh te reja dhe me arkitekture moderne, duke ndjekur shembullin e vendeve te tjera.
2
Kritere
Jane ndjekur kryesisht per percaktimin e Zonave Prioritare te Zhvillimit. I pari lidhet me karakterin e zones ne lidhje me strukturen eqytetit dhe rrethinave, kriteri i dyte eshte vullneti dhe perfshirja e sektorit privat per promovimin e zhvillimit urban dhe ekonomik.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Tirane-Elbasan, rruga qe lidh Lindjen
- Matura, ulje cmimit te formularit
- Blihet aparaturat, tani gjak me i sigurt
- Kartat, universitetet konfuze nese do te kete sanksione
- Matura, fituesit e fundit per cdo dege
- "Universiteti i Tiranes, 7 mije pranime te reja"
- "Uji shperdorohet per te vaditur kopshtet"
- Matura, kaos ne vleresimin e testeve
- Studimi, 9 plazhe me ndotje bakteriale
- Vlore, 60 tone nafte ndot detin
- Shtesat pa leje, listat qe miratohen
- Letersia, shpallen pergjigjet
- Kanceri, shkaku i dyte i vdekjeve ne Shqiperi
- Gjuha kineze, tani lende mesimore edhe ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja
- Studimi, 10% e mjekeve dhe mesuesve, te stresuar
|
|