 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ministri Gumi "kthehet" ne punonjes i Zyres se Punes
E Shtune, 30 Maj 2009
Jo nga karrigia e ministrit, por ne rolin e nje punonjesi, Viktor Gumi priti qytetaret qe kerkonin pune prane ketyre zyrave, ne Tirane. Nga kjo menyre e te berit fushate aplikanteve qe iu dha mundesia te ankoheshin te ministri, iken me premtimin per nje vend pune.
Vizita
Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Viktor Gumi ka inspektuar punen qe realizohet ne Zyren e Rajonale te Punesimit ne Tirane. Per rreth 2 ore kreu i Ministrise se Punes ka pritur vete ne sportele te papunet qe jane paraqitur ne oret e mengjesit te se premtes, per te plotesuar formularet. Ministri Gumi ka premtuar se modeli i zyres se punesimit ne Tirane, do te shtrihet ne 12 qarqet e vendit, duke ofruar ne nje kohe rekord te gjithe informacionin e nevojshem per punekerkuesit dhe punedhenesit. "Kete sherbim qe ju shikoni ketu do ta gjeni ne 12 qarqet e vendit, dhe gjithashtu brenda vitit te dyte do ta gjeni ne te gjithe zyrat e punesimit. Eshte nje sistem qe eshte instaluar per kerkimin e punedhenesve dhe punemarresve, me ofertat e mundshme ne treg, i cili do te jete pjese e dixhitalizimit te te gjithe ketij sistemi", u shpreh Viktor Gumi, minister i MPCSSHB. Sipas tij, kjo nuk do te jete hera e pare qe do te marre rolin e specialistit te sherbimeve, per te qene ne dispozicion te publikut dhe zgjidhjes se halleve dhe problemeve te tyre. "Nje dite ne muaj une do te kem nderin dhe detyrimin qe t'i sherbej publikut, te degjoj hallet dhe problemet e tyre, duke kerkuar dhe ofruar zgjidhjet me te shpejta dhe te mira per cdo rast" ka pohuar Gumi.
Papunesia
Ne keto zyra jane te regjistruar rreth 14 mije persona qe ne fund te muajit nuk marrin asnje rroge. Pjesa derrmuese e tyre jane mbi moshen 35 vjec dhe me arsim 8-vjecar. Gjate vizites se tij kreu i Ministrise se Punes ka pritur shtate persona te cilet kane aplikuar per nje pune ne keto zyra, ndersa u eshte premtuar se gjetja e nje vendi pune do te jete prioritet. Sherbimet qe ofrohen nga ky institucion jane informimi, orientimi, keshillimi, ndermjetesimi per punesim i punekerkuesve te papune, atyre qe jane ne kerkim te nje pune me te mire, ofrim i formimit profesional, etj. Cdo dite ne sportelet e kesaj zyre u ofrohet sherbim rreth 60 punekerkuesve, nga te cilet rreth 20 ndermjetesohet per pune nga specialistet. Aktualisht numri i te papuneve ne Tirane, zyrtarisht eshte 13.921. Numri i te punesuarve arrin ne shifren 164.936, nga keta 56 mije jane te punesuar ne sektoret shteterore, nderkohe qe 108 mije ne subjektet private qe operojne ne kryeqytet. Numri i te punesuarve nga zyra rajonale e punesimit ne Tirane tri muajt e fundit shkon ne 1018.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Tirane-Elbasan, rruga qe lidh Lindjen
- Matura, ulje cmimit te formularit
- Blihet aparaturat, tani gjak me i sigurt
- Kartat, universitetet konfuze nese do te kete sanksione
- Matura, fituesit e fundit per cdo dege
- "Universiteti i Tiranes, 7 mije pranime te reja"
- "Uji shperdorohet per te vaditur kopshtet"
- Matura, kaos ne vleresimin e testeve
- Studimi, 9 plazhe me ndotje bakteriale
- Vlore, 60 tone nafte ndot detin
- Shtesat pa leje, listat qe miratohen
- Letersia, shpallen pergjigjet
- Kanceri, shkaku i dyte i vdekjeve ne Shqiperi
- Gjuha kineze, tani lende mesimore edhe ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja
- Studimi, 10% e mjekeve dhe mesuesve, te stresuar
|
|