PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Agjencia e Legalizimit ka nisur shperndarjen e lejeve te legalizimit


E Premte, 29 Maj 2009

Qe prej disa muajsh, Agjencia e Legalizimit ka nisur shperndarjen e lejeve te legalizimit per ndertimet informale. Nderkohe, sipas nje udhezimi te ri, i cili sapo ka hyre ne fuqi brenda dy javeve nga marrja e lejes se legalizimit, zyrat e hipotekes kryejne edhe hipotekimin e prones. Qytetari, i cili ka marre nje leje legalizimi nga Agjencia Rajonale e Legalizimit, do te informohet nga kjo e fundit per percjelljen e dokumentacionit nga ana e saj, prane ZVRPP-se perkatese. Konkretisht, pasi merr lejen e legalizimit, qytetari duhet te paraqitet prane ZVRPP-se perkatese me njoftimin e ALUIZN-it dhe te beje pagesen e tarifes se sherbimit prane sporteleve te ZVRPP-se.

Si behet shqyrtimi i kerkeses

Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, duke filluar qe nga ky moment, duhet ta shqyrtojne kerkesen brenda 15 diteve. Ne perfundim te procesit, qytetari do te pajiset me certifikate pronesie, ne rastet kur zona eshte ne Sistemin e Ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ose me Vertetim Pronesie, ne rastet kur zona perkatese nuk eshte ne Sistemin e Ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

Udhezimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve te legalizimit ne te gjitha rastet qe mund te shfaqen; si ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne pronesi te atij qe ka ndertuar, ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele qe eshte ne pronesi te shtetit, dhe ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele ne pronesi private. Ne rastin e fundit do te procedohet kalimi i pronesise, nga privat ne shtet, ne baze te VKM-se per shpronesimet, dhe me pas do te regjistrohet leja e legalizimit.

Perfundimi i procesit, kete fundviti

Procesi i legalizimit te ndertimeve informale eshte parashikuar qe te perfundoje brenda ketij viti. Nga procesi i legalizimit do te perfitojne vetem objekte te jashteligjshme qe jane vetedeklaruar dhe kane plotesuar formularet e vetedeklarimit.

Deri me tani jane llogaritur rreth 350 mije objekte, te cilat pritet te legalizohen. Ne kete shifer nuk jane te perfshira shtesat e pallateve te reja, behet fjale pikerisht per ato pallate, ku ndertuesit nuk i jane permbajtur planit fillestar.

Dokumentet

Per hipotekimin e banesave te ketyre zonave, kerkohen gjashte dokumente: Leja e legalizimit te objektit, gent-plani i objektit i hartuar si harte treguese, miratuar nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, planimetria per cdo kat, volumet e kartelave sipas percaktimeve te pikes 5.2.2 te ketij vendimi, regjistrin e parcelave ndertimore dhe HTR e perditesuar.

Me shume se nje pronar

Kur ndertimi posedohet nga me shume se nje person fizik ose juridik, regjistrimi kryhet ne pjese te pandara, ideale, sipas numrit te subjekteve dhe ne pjese takuese te ndara, sipas marreveshjes se lire te paleve, depozituar ne vetedeklarim. Objekti qe posedohet nga nje subjekt dhe ploteson kriteret e ketij ligji legalizohet dhe regjistrohet ne emer te tij/saj. Brenda dy javeve, pasi merret leja e legalizimit, objekti do te regjistrohet ne hipoteke, duke u bere keshtu ndertim i ligjshem.



Gjashte dokumentet qe nevojiten:

Leja e legalizimit te objektit

Gent-plani i objektit i hartuar si harte treguese, miratuar nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t

Planimetria per cdo kat

Volumet e kartelave sipas percaktimeve te pikes 5.2.2 te ketij vendimi

Regjistri i parcelave ndertimore

HTR e perditesuar










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika