PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

ASHR, monitorim te perditshem 31 pikave te ujit te pijshem


E Premte, 29 Maj 2009

Me ardhjen e vapes dhe temperaturave te larta, te cilat behen shkaktar i shume semundjeve, Autoriteti Shendetesor Rajonal ka marre masat mbi ujin e pijshem. Keshtu, cdo dite dy laboratore te ndryshem kryejne analizat per 31 pika fundore, qe gjenden ne te gjithe kryeqytetin. "Per te pasur nje situate te mire dhe te qendrueshme te ujit te pijshem, ASHR bashkepunon me Drejtorine e Ujesjellesit dhe Kanalizimeve, kryen monitorimin e perditshem ne 31 pika fundore te ujesjellesve. Per cdo dite, merren dhe analizohen 31 pikat fundore te tubacioneve te qytetit, dy here ne muaj depot dhe pus-shpimet, ujesjellesit e fshatrave, si dhe Impianti i Bovilles", ka pohuar drejtori i ASHR-se, Mhill Gecaj. Sipas tij, inspektoret sanitare kryejne analizimin e ketyre mostrave te marra vazhdimisht prane laboratorit ne Drejtorine e Shendetit Publik, duke bere dhe krahasimin me analizat, te cilat behen nga vete ujesjellesi, me qellim mbajtjen ne parametra normale te pastertise se ujit dhe nivelin e klorit. "Ne cdo rast qe ne konstatome ndotje, kjo i behet e ditur Ujesjellesit dhe ky i fundit, eshte i detyruar te marre masa te menjehershme si dhe te kryeje nderhyrjet e duhura ne rrjet. Nga ana tjeter ne duhet te pranojme qe ne Tirane, nje pjese e madhe e rrjetit eshte e amortizuar dhe here pas here ka rrjedhje apo carje te tubacioneve dhe per kete arsye, kemi edhe ndotje te ujit ne disa zona", ka nenvizuar Gecaj. Keto te fundit kane detyruar ASHR-ne, per marrjen e masave ne menyre qe te sigurojne uje te paster per kryeqytetasit gjate kesaj Vere. Por, ajo qe theksoje specialistet e Shendetit eshte pastrimi i depozitave te ujit, pasi nuk mund te sigurojne uje te paster dhe te klorinuar.

Klorinomi

Sipas specialisteve, me i sakte ne klorinimin e ujit eshte Impianti i Bovilles, qe furnizon me uje rreth 70 % te popullates te Tiranes, i cili dozon ne menyre te rregullt sasine e klorit, deri ne 1.5 mg/l klor mbetes.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika