 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
ISSH, pagesa pensionesh per emigrantet
E Premte, 29 Maj 2009
Te gjithe pensionistet te cilet jetojne me te afermit e tyre jashte Shqiperise, tani do te kene mundesine te marrin pagesat e pensioneve ne vendet ky jetojne. Instituti i Sigurimeve Shoqerore ne bashkepunim me "Intesa San Paolo Bank", do te beje te mundur pagesen e pensioneve, ne shtetet ku jetojne pensionistet.
Marreveshja
Gjate marreveshjes se nenshkruar diten e djeshme mes Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe partnereve italiane te INAS-CISL, u percaktuan edhe procedurat perkatese per kryerjen e ketyre transfertave. Te gjithe pensionistet te cilet jetojne me te afermit e tyre jashte Shqiperise, tani do te kene mundesine te marrin pagesat e pensioneve ne vendet ky jetojne. Kjo banke do te kryeje cdo muaj xhirimin e pagesave te pensioneve te pleqerise, nderkohe qe pensionistet duhet te plotesojne formalet dhe dokumentacionin e kerkuar. Per sa i perket vendeve ku do te ofrohet ky lloj sherbimi, ne marreveshje thuhet se do te perfitojne te gjithe ata emigrante qe ne qendrat e tyre te banimit, kane filiale te kesaj banke. Kjo e fundit do te kryeje edhe pagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore nga emigrantet. Keto pagesa do te kryhen prane qendrave ku jetojne dhe punojne ne sportelet "Intesa San Polo Bank". Sipas procedurave te percaktuara kjo banke do te beje nje here ne muaj, xhirimin e kontributeve te paguara ne llogarite e ISSH se bashku me formularet dhe dokumentet shoqerues. Nga ana tjeter Instituti i Sigurimeve Shoqerore, do te beje monitorimin e te gjithe ketij procesi si dhe evidentimin e periudhave te sigurimit nga emigrantet, per efekt te perfitimit te pensionit.
Emigrantet
Pervec, marrjes se pensioneve, emigrantet do te perfitojne edhe te tjera lehtesira per sa i perket kontributeve, mbledhjes se tyre, pagesave apo edhe informim mbi procedurat qe duhet te kryejne per te marre nje pension. "Ne kemi rene dakord per zgjerimin e marreveshjes qe ky protokoll te funksionoje ne te gjitha deget qe ka INAS-CISL edhe ne Kanada, SHBA dhe te gjitha vendet evropiane, cka do t'u jape mundesine e informimit edhe shqiptareve qe ndodhen ne keto vende, lidhur me historikun kontributiv dhe ndryshimet ne legjislacionin e sigurimeve shoqerore" ka pohuar drejtoresha e Institut te Sigurimeve Shoqerore, Evelina Koldashi. Sipas marreveshjes, emigrantet do te perfitojne informacion falas per ligjet shqiptare, lidhur me sigurimet shoqerore.
Perfitimet
Emigranteve shqiptare qe jetojne ne Itali, iu krijohet mundesia qe te mbledhin informacion per historikun e tyre kontributiv qe ata kane realizuar ne Shqiperi, direkt nga vendet ku jetojne, pa qene e nevojshme qe ata te shpenzojne kohen dhe pushimet e tyre ne Shqiperi, per te mbledhur kete informacion. Keshtu nese emigrantet nuk e kane nje libreze pune per sa kane punuar ne Shqiperi, mund te marrin informacion nepermjet ketyre zyrave si dhe te rindertojne periudhat e kontributeve ne shtetin shqiptar. "Mund te them se shume emigrante shqiptare, kane marre tashme asistencen nga ana jone. Ne deshirojme qe permes punes sone ta shkurtojme largesine qe kane emigrantet me vendin e tyre. Pas ketyre hapave, qytetaret shqiptare ne Itali mund ta konsiderojne INAS-in nje institucion te integruar me Sigurimet Shoqerore ne Shqiperi" tha presidenti i Patronatit INAS-CISL, Anttonino Sorgi.
Cfare do perfitojne emigrantet
U ofrohet falas te gjithe emigranteve qe jetojne ne Itali, informacion lidhur me legjislacionin shqiptar te Sigurimeve Shoqerore dhe te gjitha ndryshimet qe i behen ketij legjislacioni ne kohe reale.
Te gjithe emigrantet shqiptare qe jetojne ne Itali, iu krijohet mundesia qe te mbledhin informacion per historikun e tyre kontributit qe ata kane realizuar ne Shqiperi, direkt nga vendet ku jetojne, pa qene e nevojshme qe ata te shpenzojne kohen dhe pushimet e tyre ne Shqiperi, per te mbledhur kete informacion ( per shembull ne rastet kur nuk kane pasur mundesi te terheqin librezat e punes ne qendrat e punes ku ata kane punuar, iu kane humbur librezat, u ka humbur dokumentacioni personal).
Te gjithe ata qe konsiderojne si mundesi rindertimin e periudhave te tyre kontributeve ne shtetin shqiptar me qellim mbrojtjen sociale ne rastet e pleqerise, invaliditetit dhe humbjes se mbajtesit te familjes, nepermjet kesaj protokoll-marreveshjeje iu krijohet mundesia e marrjes se informacionit dhe futjes ne skeme, direkt nga vendet ku jetojne.
INAS - CISL ka marre persiper te ofroje sherbimin falas per emigrantet shqiptare ne fushen e mbrojtjes sociale. Pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore nga emigrantet do te behet prane qendrave ku jetojne dhe punojne ne sportelet e "Intesa San Paolo Bank". Kjo banke do te bej njehere ne muaj xhirimin e kontributeve te paguara ne llogarite e ISSH se bashku me formularet dhe dokumentet shoqerues. ISSH-ja do te beje monitorimin e te gjithe ketij procesi si dhe evidentimin e periudhave te sigurimit nga emigrantet per efekt te perfitimit te pensionit.
S. Isaku
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Letersia, shpallen pergjigjet
- Kanceri, shkaku i dyte i vdekjeve ne Shqiperi
- Gjuha kineze, tani lende mesimore edhe ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja
- Studimi, 10% e mjekeve dhe mesuesve, te stresuar
- Fakulteti i Gjeologjise, inauguron sallen e ekspozitave
- Bujqesori, studentet ne proteste per diplomat
- Letersia, 45 mije nxenes ne prove
- Si gjithe te tjeret, te pakten per nje dite...
- Berisha: Femijet autike, tani ne qender te vemendjes
- Femijet, feste edhe ne spital
- Ndertohet "Shtepia e femijeve" ne Shkoder
- Elbasan, legalizohen 160 objekte
- "Me ujin e pijshem, vaditen kopshtet"
- Barnat e rimbursueshme, hyn ne fuqi lista e re
- Kanceri, 20% e rasteve te shkaktuara prej tij
|
|