PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

ISHP:Analizat negative, nuk ka grip derri ne Shqiperi


E Premte, 29 Maj 2009

Instituti i Shendetit Publik konfirmoi dje zyrtarisht se ne Shqiperi nuk ka asnje rast me virusin H1N1. Pacienti i dyshuar Sajmir R., nuk rezulton te jete prekur prej gripit te derrit, pavaresisht dyshimeve te forta qe ekzistonin. Sipas analizave laboratorike te bera ne laboratorin e mikrobiologjise, prane ISHP, deri tani kane rezultuar negative ndaj virusit H1N1, nderkohe qe specialistet e ISHP thone se pacienti i dyshuar, mund te kete influenca te tjera respiratore, qe vijne si pasoje e ndryshimit te stineve. "Kane perfunduar analizat e personit qe dyshohet dhe ai ka rezultuar i perjashtuar nga gripi i tipit A ose B, po ne kemi nje dyshim per viroza te tjera respiratore, te cilat qarkullojne normalisht ne nderrimin e stineve dimer-pranvere. Per momentin ne e perjashtojme gripin e tipit A dhe B", beri te ditur Iris Hatibi, mikrobiologe ne ISHP. Nderkohe, specialistet thone se analizat e tjera po vazhdojne. "Ne kemi protokollet tona te laboratorit, te cilat do vazhdojne analizimin e metejshem te ketij personi", vijon ajo. Kurse 57- vjecari i dyshuar ka dale nga karantina dhe po trajtohet ne nje nga pavijonet e spitalit infektiv. Diagnoza e pacientit ende nuk eshte percaktuar ekzaktesisht, por sipas specialisteve dyshohet te jete viroze e stines dhe per shkak se ai mbarte edhe semundjen e diabetit. Imuniteti i trupit te tij ka rene ndjeshem, duke dhene simptoma te forta qe cuan ne dyshimin per grip derri. Nderkohe ne laboratorin e ISHP-se mostrat e marra vazhdojne te analizohen per te dale se shpejti me nje konkluzion perfundimtar mbi llojin e virozes. Kurse nje prej mostrave do te dergohet ne laboratorin e references se Organizates Boterore te Shendetesise, te cilet do te percaktojne perfundimisht llojin e virusit qe ka prekur funksionarin e larte te Ministrise se Jashtme. Ky i fundit, mesohet se mori pjese ne Konferencen Islamike qe u mbajt ne Damask te Sirise tre dite me pare. Sipas burimeve, 57-vjecarit i hipi temperatura ne avion gjate kthimit per ne Tirane dhe ne ndalesen ne aeroportin e Vjenes, ai eshte derguar me urgjence ne spital. Mjeket austriake kane thene se ai ishte prekur nga nje virus mesdhetar, por e kane keshilluar qe sapo te mberrije ne Tirane te beje analizat e hollesishme.

Rastet

Cdo person i dyshuar per virusin e gripit te derrit, analizohet dhe duhet te trajtohet nga mjeket e spitalit infektiv. E njejta procedure eshte ndjekur me 57- vjecarin i cili dy dite me pare u raportua nga mjeket si nje person i kthyer nga nje udhetim jashte shtetit, me simptoma te nje temperature te larte, por megjithate keto autoritete thane se per cdo rast te dyshuar, merren te tilla masa, si ajo e izolimit te personit.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika