PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

ALUIZNI, 600 milione leke per 548 ish-pronare


E Premte, 29 Maj 2009

Denisa Xhoga

Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale do te kompensoje 548 ish-pronare brenda ketij muaji. Drejtori i ALUIZNI-t, Shaban Memia, konfirmoi dje per "Koha Jone", se deri tani nga procesi i legalizimit jane arketuar 1.5 miliarde leke, nga te cilat 600 milione leke do te perdoren per kompensimin e ish-pronareve. Pra, mendohet se deri ne fund te kesaj jave, ALUIZNI, te kete nisur fazen e pare te kompensimit te ish-pronareve. Ne kete faze perfitojne 548 ish-pronare, tokat e te cileve jane zene nga ndertimet informale. Fondi per kompensimin e ketyre pronareve eshte 600 milione leke.

Tapite

Zyrtaret e ALUINZI-t, thone se nuk do te kete certifikate pronesie, pa kompensuar ish-pronaret. Deri tani kane marre certifikaten e pronesise, ata persona te cilet vertet kane ndertuar pa leje, por ne tokat e tyre. Ata token ose e kane te trasheguar ose e kane blere te pronari i vertet. Por, menjehere pas tyre radha i vjen kategorise me te madhe ne numer, ata qe kane ndertuar ne token e tjetrit, apo ne toke shteterore. Nese ndertuesi pa leje, merr lejen e legalizimit, ai nuk mund te marre certifikaten e pronesise pa kompensuar ish-pronaret, te cilet pas ketij momenti iu hiqet e drejta e pronesise mbi token. Megjithese kjo menyre eshte kundershtuar shume, perseri e drejta e pronesise hiqet per ish-pronaret. Kjo kategori nese ka kundershtime, mund te hapi gjyq vetem kur nuk eshte dakord me cmimin e kompensimit, por e drejta e pronesise i hiqet. Kompensimi kryhet sipas hartes te vleres se tokes qe eshte ne fuqi.

Fondet

Nderkohe deri tani ne Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit jane arketuar 1.5 miliarde leke. Nga ana tjeter, zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, sipas marreveshjes se nenshkruar me ALUIZN-in, drejton, organizon dhe kontrollon regjistrimin fillestar te pasurive te paluajtshme. Gjithashtu kjo zyre do te pergatise dhe dokumentacionin per regjistrimin e ketyre pasurive. Per hipotekimin e banesave te ketyre zonave, kerkohen gjashte dokumente. Keto dokumente jane leja e legalizimit te objektit, gent-plani i objektit i hartuar si harte treguese, miratuar nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, planimetria per cdo kat, volumet e kartelave sipas percaktimeve te pikes 5.2.2 te ketij vendimi, regjistrin e parcelave ndertimore dhe HTR e perditesuar. Nderkohe, kur ndertimi posedohet nga me shume se nje person fizik ose juridik, regjistrimi kryhet ne pjese te pandara, ideale, sipas numrit te subjekteve dhe ne pjese takuese te ndara, sipas marreveshjes se lire te paleve, depozituar ne vetedeklarim.

Objekti qe posedohet nga nje subjekt dhe ploteson kriteret e ketij ligji legalizohet dhe regjistrohet ne emer te tij/saj. Brenda dy javeve, pasi merret leja e legalizimit, objekti do te regjistrohet ne hipoteke, duke u bere keshtu ndertim i ligjshem.


Komento artikullin | Shiko komentet (12 komente)
Te Tjera nga rubrika