 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Dyshohet gripi i derrave, analizat dalin negative
E Enjte, 28 Maj 2009
Gripi i derrave dyshohet se ka mberritur edhe ne Shqiperi. Mjeket ne spitalin infektiv ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" kane bere te ditur se nje 57-vjecar, punonjes i Ministrise se Jashtme dyshohet se eshte personi i pare qe eshte prekur nga virusi. Sipas mjekeve, pacienti eshte kthyer nga Damasku i Sirise dhe eshte derguar ne urgjence sapo ka shfaqur shenjat e gripit. Dje ne mbremje, analizat paraprake treguan rezultat negativ, pra se nuk kemi te bejme me virusin H1N1.
Rasti
Temperature e larte trupore deri ne 40 grade dhe probleme te tjera, ka shfaqur punonjesi i Ministrise se Jashtme qe ka detyruar mjeket e QSUT-se, vendosjen e tij ne karantine dhe kryerjen e analizave paraprake. Mesohet se 57-vjecari eshte Sajmir Rrepishti dhe ka qene pjese e delegacionit te Ministrise se Jashtme, i cili mori pjese ne Konferencen Islamike qe u mbajt ne Damask te Sirise, dy dite me pare. Sipas burimeve, 57-vjecarit i hipi temperatura ne avion gjate kthimit per ne Tirane dhe ne ndalesen, ne aeroportin e Vjenes, ai eshte derguar me urgjence ne spital. Mjeket austriake kane thene se ai ishte prekur nga nje virus mesdhetar, por e kane keshilluar qe sapo te mberrije ne Tirane te beje analizat e hollesishme. Saimir R. eshte shef i sektorit te OKB-se ne Drejtorine e Organizatave Nderkombetare, ne Ministrine e Jashtme.
Dyshimi
Instituti i Shendetit Publik beri te ditur se rasti mbetet ende nen statusin e te dyshuarit, pasi jane analizat ato qe do te vertetojne nese behet fjale per virusin e rrezikshem A/H1N1. Sipas drejtorit te Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja, cdo rast qe paraqet simptoma te ngjashme me ato te gripit te derrit, trajtohet dhe analizohet per te tille semundje, deri ne daljen perfundimtare te analizave. "Per cdo rast qe dyshohet, i cili mund te kete temperature dhe vjen nga jashte, konsiderohet si nje rast i dyshuar dhe behet ekzaminimi. Cdo person i tille eshte nen kujdesin e mjekeve, per te bere te gjitha ekzaminimet", tha Gazmend Bejtja, Drejtor i Shendetit publik ne MSH. Ne Institutin e Shendetit Publik do te kryhen te gjitha analizat e duhura dhe pas 40 oresh nga momenti i kryerje se testit, pritet te dalin analizat e sakta qe do te konfirmojne ose do te largojne dyshimet e mjekeve. Burime zyrtare njoftojne se edhe ne te kaluaren ne spitalin infektiv, ka pasur raste te dyshuara qe jane mbajtur te izoluar, por qe ne fund kane rezultuar jo te prekur.
Analizat
Ne laboratorin e spitalit infektiv te Qendres Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane po verifikohen analizat e nje rasti te dyshuar me gripin e derrit A/H1N1. Burime brenda spitalit pohojne, se pacienti ka shfaqur shenja klinike te virusit vdekjeprures si per shembull bllokimi i frymemarrjes, por duke qene se ai vinte nga Siria dhe kishte temperature pervec analizave specifike po investigohet dhe per virusin e gripit te derrit A/H1N1. Pacienti gjendet i izoluar ne sallen e reanimacionit dhe pergjigjet e analizave dalin gjate dites se sotme. Per te verifikuar situaten, ne spitalin infektiv kane shkuar drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja, zv/drejtori i QSUT-se, Ariel Como dhe epidemiologu i Institutit te Shendetit Publik, Dritan Ulqinaku. Nga ana tjeter drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli tha se ky nuk eshte rasti i pare i dyshuar me gripin e derrave. Cdo dite ne laborator, investigohen rreth 20 deri ne 30 raste por ky eshte rasti i pare qe paraqitet me temperature te larte dhe per kete arsye, masa e izolimit ka qene e para e ndermarre nga mjeket e QSUT-se.
Simptomat e ketij gripi tek njerezit, jane te ngjashme me simptomat e nje gripi normal, temperature, kolle, dhembje koke, marrje mendsh dhe keputje. Personat e prekur kane pasur edhe diarre e te vjella te vazhdueshme.
Ajo qe specialistet nenvizojne dhe kerkojne, eshte qe te kushtohet nje vemendje me e madhe per femijet. Moshat e vogla mund te qendrojne te prekur nga ky virus edhe per nje kohe me te gjate.
Greqia raporton personin e trete te prekur nga virusi
Gripi i derrit duket se po perhapet shume shpejt ne Ballkan, pasi ne listen e vendeve te prekura nga ky virus jane edhe disa shtete te ketij gadishulli. Rumania ka identifikuar dhe konfirmuar dje rastin e pare te personit te infektuar me virusin H1N1, ndersa Greqia konfirmoi rastin e trete, 4 raste te tjera jane te dyshimta. Ministri i Shendetesise, Dimitris Avramopoulos tha se pacienti i infektuar eshte nje student 20-vjecar nga Selaniku dhe ishte identifikuar nga telekamerat termike ne aeroportin e Athines, ndersa kthehej nga nje udhetim ne Edinburg, Skoci. Po keshtu gjate dites se djeshme, Bukureshti identifikoi dhe konfirmoi rastin e pare te infektuar me virusin e gripit H1N1. Ministri rumun i Shendetesise, Ion Bazac deklaroi se personi i infektuar eshte nje grua 30-vjecare, e cila ishte kthyer nga Nju Jorku javen e kaluar. Gruaja kishte jetuar per disa kohe ne SHBA dhe u shtrua se bashku me tre te afermit e saj ne nje spital ne Bukuresht. Nderkohe qe edhe ne Shqiperi priten analizat perfundimtare, te nje pacienti 57-vjecar i cili eshte kthyer nga nje udhetim ne Siri. Kurse dy jave me pare edhe Kosova u alarmua per nje rast gripi, por ne te verteta pacientja humbi jeten nga nje tjeter semundje e rende.
Cfare eshte gripi i derrave, simptomat qe shfaqin njerezit
Gripi i derrave eshte nje problem frymemarrjeje tipik, qe shfaqet tek derrat dhe qe shkaktohet nga nje virus i vecante gripi i tipit A. Mundesia per t'u infektuar eshte me e madhe tek njerezit qe jane ne kontakt direkt me keto kafshe, por pas te prekurit te pare kjo semundje fillon te perhapet me shpejtesi, nga nje person tek tjetri. Simptomat e ketij gripi tek njerezit jane te ngjashme me simptomat e nje gripi normal, temperature, kolle, dhembje koke, marrje mendsh dhe keputje. Shume nga personat e prekur nga semundja kane pasur edhe diarre dhe te vjella te vazhdueshme. Por si prekesh nga virusi i gripit te derrave? Menyrat e transmetimit te ketij gripi jane dy; ose permes kontaktit me kafshet qe bartin virusin ose permes kontaktit me personat e semure. Personat e prekur nga semundja konsiderohen te infektuar pergjate gjithe kohes qe jane me kete grip dhe deri ne 7 dite, pas sherimit total nga simptomat. Nderkaq ajo qe specialistet nenvizojne dhe kerkojne qe te kushtohet nje vemendje me e madhe, eshte per femijet. Moshat e vogla mund te qendrojne te prekur nga ky virus edhe per nje kohe me te gjate. Gripi i derrave eshte shfaqur fillimisht ne Meksike, ku ka shenuar 103 te vdekur dhe rreth 1600 te prekur. Ai eshte perhapur edhe ne SHBA, ku tashme eshte shpallur gjendja e emergjences.
Kur u shfaq edhe zbulua ky lloj virusi
Gripi i derrave eshte cilesuar nga specialistet si nje semundje shume e rende dhe vdekjeprurese per personat te cilet preken. Infeksionet e para te ketij virusi jane shfaqur dhe evidentuar per here te pare ne vitin 1950, tek personat te cilet kishin kontakt te drejtperdrejte me derrat. Sipas te dhenave rezulton se ky lloj virusi transmetohet nga derrat tek njeriu, nga njeriu tek njeriu, por jo nepermjet konsumit te mishit te derrit. Per sa i perket Evropes qe nga viti 1958 e deri me tani, jane raportuar plot 17 raste te ketij lloj virusi, kurse ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje virus i tille u vu re ne New Xhersi, tek nje kamp ushtaresh ne vitin 1976. Nga ajo kohe specialisteve te fushes, iu eshte dashur te bejne kerkime dhe ka rezultuar se virusi transmetohet me lehte nga njeriu tek njeriu, por edhe nga derrat tek njeriu. Per sa i perket rasteve te infektimit nga njeriu, virusi qarkullon permes kontaktit te ngushte dhe rruges ajrore. Simptomat jane te ngjashme me ato te nje gripi normal duke filluar nga temperatura e larte, dobesia trupore, dhimbje fyti, kolle dhe rralle shfaqet edhe me diarre.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bujqesori, studentet ne proteste per diplomat
- Letersia, 45 mije nxenes ne prove
- Si gjithe te tjeret, te pakten per nje dite...
- Berisha: Femijet autike, tani ne qender te vemendjes
- Femijet, feste edhe ne spital
- Ndertohet "Shtepia e femijeve" ne Shkoder
- Elbasan, legalizohen 160 objekte
- "Me ujin e pijshem, vaditen kopshtet"
- Barnat e rimbursueshme, hyn ne fuqi lista e re
- Kanceri, 20% e rasteve te shkaktuara prej tij
- "Cigaren e nisa 17 vjec, por ajo me ka semurur deri per vdekje"
- Testet, 1600 leke per rivleresimin
- Ministri Gumi "kthehet" ne punonjes i Zyres se Punes
- Parku i Liqenit, nis shnderrimi
- Studimet ne Itali, perfundojne afatet e regjistrimit paraprak
|
|