PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Eshte akoma shpejt per dashuri"


E Merkure, 27 Maj 2009

Desjana, Elhaida dhe Nita rrefejne me pafajesi vasherore pjeseza nga historia e jetes se tyre. Desi, kengetarja vlonjate, duket se shigjetimet e ashpra i ka fokusuar tek djemte, jo per faktin se i urren, por mendon se vajzat e Akademise jane me te zellshme dhe me te talentuara. Elhajda tregon per ditet e bukura qe ka kaluar gjate ketyre javeve ne Akademi, por njekohesisht edhe arsyet pse kritikohet per look-un e saj. Nita ndan me shume emocion momentin kur ne klase te peste i ka propozuar nje djale, nje veprim qe ajo e cileson si te marre, sepse mendon se akoma nuk eshte gati per nje dashuri.

Tre vajza nga qytete te ndryshme sjellin ne keto intervista frymen qe mbizoteron sot tek te gjitha vajzat adoleshente shqiptare...

Desjana Kamberaj

"Dashuria zgjat pergjithmone dhe nje here ne jete"

Vjec, 18-te. Studion ne shkollen "Mustafa Ataturk" ne Vlore. Endrra e saj me e madhe eshte te behet kengetare me fame nderkombetare. Ka interpretuar shume kenge, nga te cilat preferon me shume "One moment in time" te Ehitney Hjuston.

Vecon si momentet me te bukura te Akademise daljet ne sfida. Ajo e fundit me Elhajden ishte nje supersfide, ku e rendesishme per te ishte te interpretonte suksesshem. E di qe me Elin sfidat jane te veshtira, sepse ajo eshte nje prej konkurrenteve me te forta. Me te ka krijuar nje miqesi shume te kendshme. Ndajne pasdite te kendshme argetimi, kafe te perbashketa, ku diskutojne rreth Akademise dhe ecurise se punes. I vetmi defekt qe mund te dalloje tek Elhajda eshte fakti qe ajo nxehet shpejt.

Fiorela eshte nje miqesi e krijuar rishtazi, gjate javeve te Akademise. Adhuron natyren e saj te drejtperdrejte, thenien e gjerave troc dhe jo prapa kraheve. A eshte konfliktuar ndonjehere me te? Jo, sepse nuk ndajne pushtete. Jane te dyja konkurrente te forta dhe harmonine mes tyre e ka qetesuar dhe ajri i Vlores dhe e kaluara e njejte. Shpesh ne diskutimet e saj ne Akademi Desi eshte shprehur se i ka perjashtuar nga konkurrenca djemte, sepse nuk i sheh aq te forte sa vajzat. Ka qene ky fakt qe shpesh e ka konfliktuar me Labinotin, i cili asaj i duket shume maskilist; gjithnje me nga nje romuz te shpejte per gjithsecilen. Dashuria??? Deri me tani, jo. Por qe ne klasen e tete ka marre propozime nga nje shok i klases. Nje periudhe ku ajo e konsideronte veten akoma te parritur. Nuk mund ta cilesoje si dashuri simpatine qe krijohet ne ate moshe. Per me teper qe simpatia eshte nje ceshtje momenti. Dashuria sipas mendimit te saj zgjat shume kohe. Ajo vete eshte e bindur se dashuria zgjat pergjithmone dhe ndodh vetem nje here ne jete.

Cunat e Vlores shquhen per bukuri, per karakter te forte, edhe pse nuk jane dhe aq xhentile. Princi i endrrave te saj duhet te jete bukurosh dhe mbi te gjitha inteligjent. Pa dyshim qe ajo vlereson shume seriozitetin dhe ndershmerine, sepse ka degjuar shume histori shoqesh zemerthyera ku vajzat vuajne pafundesisht per dashurite e humbura. Asaj deri me tani i kane ardhur disa mblese ne shtepi, por qe sigurisht prinderit i kane kthyer mbrapsht, sepse tani per tani Desi e ka koken tek e ardhmja dhe tek endrra e madhe per t'u bere kengetare.

Elhaida Dani

"Ne Akademi po realizoj endrren time dhe ate te mamase"

Momentet me te bukura ne Akademi per te kane qene ditelindjet qe te gjithe konkurrentet i kane kryer me miqte e Akademise, ku ia kane kaluar me te vertet kendshem. Por, si caste me te vecantat te kesaj eksperience jane fitoret neper sfida. Sepse kane qene shperblim i gjithe perkushtimit qe tregon gjate javes. Kritika me e ashper i ka ardhur pas interpretimit te kenges "Come saprei", ku te gjithe e kane pyetur se cfare kishte sepse ishte eksperience e pa ndodhur kurre. Nuk ka simpati per ndonje person ne vecanti ne Akademine e Yjeve. Ajo mendon se pas gjithe ketyre javeve te impenjuara te gjithe kane krijuar miqesi me njeri-tjetrin, edhe pse konkurrenca mes tyre eshte ashpersuar. Nuk ndjen xhelozi per askend. Elhaida eshte motra e dy vellezerve dhe me mamane ndjehet shume e lidhur shpirterisht. Mami me te flet dhe qan hallet, ndan gezimet sepse jane te dyja femra dhe kuptohen me mire. Dikur dhe ajo kishte te njejten enderr te perbashket, por babai i saj fanatik nuk e lejoi. Ne "Akademine e Yjeve" po realizon endrren e vet, por dhe te mamase per t'u bere nje kengetare me fame dhe me emer te madh.

E kane kritikuar shpesh qe nuk mbahet dhe nuk kujdeset per pamjen e jashtme. E di qe nuk i kushton look-ut shume rendesi. Sepse duke u rritur mes djemve eshte mesuar te jetoje si ata dhe te perftoje zakonet e tyre. Nuk eshte veshur kurre me taka dhe me fustane, por gjithnje me pantallona, atlete dhe me floke te lidhura bisht. Akademia e ka ndryshuar dhe ne kete aspekt, e ka ndihmuar te tregoje me shume kujdes per veten. Fiorela mbahet si simboli i kurimit. Nuk eshte se ajo i jep leksione, sepse ajo nuk i ndjen te nevojshme. Di, por nuk do. Edhe pse ne kete profesion eshte shume vendimtar pamja e jashtme, asaj i pelqen thjeshtesia. Prej bashkejeteses se saj me dy vellezer i duket se me djemte shkon me dakord se me vajzat. Edhe me cunat e Akademise bejne lojera dhe shakara me teper se me vajzat, sepse dihet qe xhelozia mes femrave eshte me e ashper se ajo mes djemve dhe vajzave. Vajzat jane paksa inatcie.

Dashurine e sheh akoma shume larg. Mendon se do te dashuroje vertete, pasi te kete krijuar nje karriere dhe te perballoje jeten me forcat e veta.

Nita Latifi

"Jam trembur shume nga propozimi i nje djali"

Dita me e bukur e Akademise ka qene fitorja e audicionit, ku prej vajzave te Kosoves ka mbetur vetem ajo per te prezantuar vendin e saj tashme shtet dhe te pavarur. Momenti me i bukur qe ka perjetuar ne skene ka qene interpretimi i kenges "I am survival" ku eshte ndjere shume e lire ne skene dhe ka kryer nje interpretim qe i ka pelqyer te gjitheve, interpretim qe ka fituar shume komplimenta. Eshte femer e perkedhelur sepse eshte vajza me e vogel ne shtepi. Ndaj dhe jeta ne Tirane ka qene e veshtire per t'u perballuar, vecanerisht ne lidhje me te ushqyerit. Ngaqe nuk di te gatuaje, ushqehet kryesisht me fast food. Akademia per te ka qene dhe nje eksperience e bukur pavaresie, sepse i eshte dashur te perballoje jeten larg mamit dhe babit, qe jane qeniet me te shtrenjta per te.

Mban mend se ne klase te peste ka filluar me u ndje me femer dhe ka filluar te vishet e te zbukurohet. Simpatia e pare i takon bankave te shkolles. Ka qene ne nje ekskursion kur nje shok e ka ftuar te luajne me top dhe ndersa jane vecuar, ai ka shprehur dashurine. Eshte trembur shume, ka ikur me vrap tek mesuesja me ankese dhe eshte fshehur ne autobus per te mos dale me. E ka perjetuar si nje marrezi. Kjo histori nuk e shtyn te mos i besoje meshkujt. Deri me tani nuk e ka provuar dashurine e nje djali. Mendon se do te vije koha kur te ndjeje dashuri per dike dhe t'i besoje atij plotesisht. Dashuria per te nuk planifikohet. Ajo ndjen vjen vete dhe nuk e llogarit dot askush.

Nita eshte dalluar per preferencen e saj ndaj muzikes rock. Vete ajo mendon se njerezit e paragjykojne kete rryme dhe kjo gje nuk eshte e drejte. Nuk eshte e vertete qe gjithe rrokeret vishen me te zeza, flene neper rruge dhe konsumojne droge dhe alkool. Ata jane njerez si gjithe te tjeret. Rokun ajo e ndjen ne zemer, kendon, por jeten e ben sic deshiron vete. Personalisht eshte nga ato vajza qe nuk e ka provuar kurre alkoolin, drogen dhe cigaren. Me motren ndjehet shume e lidhur. Kjo e fundit i flet shume per jeten dhe pasojat e cdo veprimi. E konsideron veten njeri shume te lire ,ndaj mendon se eshte e pergatitur per te ardhmen. Me matematiken nuk ka relata te shkelqyera. E meson thjesht si nje lende qe duhet kryer. Ne Kosove nxenesit e dobet marrin 1-sha dhe asaj i ka ndodhur te vleresohet dhe me note pakaluese. Nuk mendon se eshte fundi i botes se mori 1-sh ne mesim.


Komento artikullin | Shiko komentet (25 komente)
Te Tjera nga rubrika