Nje mbremje me Prokofievin dhe Cajkovskin
E Marte, 26 Maj 2009
Klejda Tare dhe Mark Kadin, sjellin Tinguj rus ne Akademine e Arteve te Bukura me rastin e festes kombetare te Rusise. Koncerti do te drejtohet nga dirigjenti i njohur rus Mark Kadin. Me 29 maj, publiku do te kete mundesi qe te ndjeke gratis Caikovskin dhe Prokofievin
Pianistja Tare, e shoqeruar nga orkestra e RTSH-se, sjell Prokofiev-in dhe Caikovskin ne Akademine e Arteve. Koncerti i 29 majit (19.00) do te drejtohet nga dirigjenti i njohur rus, Mark Kadin. Publiku do te kete mundesi te shijoje pjeset: "Concerto, piano No. 3, Op. 26. C major" e "Symphony nr 1, D major, Classical Symphony, op 25" dhe "Sleeping Beauty" nga Caikovskin. Pianistja Tare ka interpretuar ne shume vepra premiere te skenes shqiptare, si ne gjinine solistike, ashtu edhe ne muziken e dhomes. Ajo ka marre pjese ne shume konkurse kombetare dhe nderkombetare ku eshte vleresuar me cmimet: I, II, III. Nder veprat me te rendesishme te ekzekutuara prej saj permenden: Ravel-Koncert per doren e majte, Brahms-Sonata nr. 1, Pulenck-Suite, Copland-Cikel Pianistik, Honegger, Wagner, Liszt, Shtrauss-Sonata op.5, Lysight, Glazunov etj. Tare ka interpretuar shpesh me Orkestren e Radios me dirigjentet: Krantja, Barbullushi, Koco, Arapi, Barbullushi etj. Dirigjenti qe do te drejtoje kete koncert eshte nje nga dirigjentet me te njohur ne Rusi. Nga viti 1999-2003 eshte i atashuar ne Orkestren "Virtuozet e Moskes", per 120 koncerte ne Gjermani, Zvicer, Hollande, kurse ne Bolshoi Teater, ka vene baletin premiere "The Gold of Narts". Ka qene i ftuar ne Festivalet e Veres ne Londer, ne Festivalin Kolmar, me Orkestren Filarmonike te Moskes dhe Orkestren Simfonike te Radio Moskes. Ka dhene koncerte ne Itali, Australi, Korene e Jugut, duke vazhduar me sukses te madh ne 2008-en ne Suedi dhe Brazil. Aktualisht ben 40 koncerte per sezon. Ai eshte i apasionuar dhe pas muzikes korale. Ka interpretuar Rekuiemin e Kabalevskit, i cili interpretohet me 600 kengetare, duke e sjelle ne skene pas 30 vitesh.