PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bashkejetojne e kaluara dhe e ardhmja


E Marte, 26 Maj 2009

Jane ndare cmimet e konkursit te Fotografise "Sotiri". Ekspozita e fundit eshte kuruar nga Harri Palviranta dhe ka pasur nje perfshirje te gjere te instancave kulturore te qytetit te Korces

Jane dhene Cmimet "Sotiri 2009". Cmimi kryesor i eshte akorduar artistit nga Singapori Zhao Renui me serine 'Bashke mund te bejme me shume'. Cmimin e dyte, nje burse per kursin profesional te fotografise te organizuar nga Projekt 5.6 dhe te financuar nga Intesa San Paolo Bank Albania, juria ia ka dhene fotografit te ri shqiptar Arian Vyshka me serine me foto 'Shtepia e mjerimit'. Aktiviteti ka shpallur fituesin kete fundjave dhe ka pasur nje pjesemarrje te madhe te medieve vendasve, artdashes te qytetit te Korces, dhe disa politikane, qe prej fushates ishin ne Korce.

"Cmimi Sotiri 2009" perfshinte nje ekspozite nderkombetare te fotografise me titull 'Nje prekje dhune', qe eshte kuruar me sukses nga Harri Palviranta dhe nje panel diskutimi.

" Keshtu, me pamjet qe merren me 'nje prekje dhune' eshte e qarte se secili do kape tema, qe jane te nxehta, qe ngjallin kundershti. Ne te njejten kohe, imazhet e ekspozites vetvetiu mund t'i prekin njerezit, mund t'i dhunojne ata. Por edhe pse do ngjalle kundershti, kjo krijimtari nuk eshte e mbrapshte. Ajo me shume zbulon dicka thelbesore prej mendimit e qenies sone. 'Nje prekje dhune' eshte nje teme qe nuk ka te beje me tendencat e modes ne krijimtari, por me dicka qe e kemi vazhdimisht rreth nesh", ka shkruar kuratori i kesaj ekspozite, qe sherbeu si fill per te ngritur idene e ekspozites.

Paneli i diskutimit i ndare ne dy pjese, solli per publikun e paradites "Korcen ne Imazhe', nepermjet fjaleve dhe materialeve te ilustruara prej Maks Velos, Natasha Lakos, Ben Blushit dhe Kristina Sotirit, mbeses se fotografit te madh korcar.

E vecanta ishte se kishte shume debat dhe kjo percolli deri ne ato, qe artisti Maks Velo ka ngritur keto kohe per restaurimin e pazarit te vjeter te qytetit. Aktiviteti ishte mjaft i suksesshem nga vete fakti i mbeshtetjes jo vetem prej qeverise vendore, po edhe prej personaliteteve te ndryshme te kultures.

Nje emocion i madh ka qene dhe shfaqja e puneve te Sotirit dhe projektimet qe sollen nga krijimtaria e tyre te tre fotografet e rinj nga Maqedonia, Greqia dhe Finlanda.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika