PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Studimet jashte, cilat diploma njihen ne Shqiperi


E Marte, 26 Maj 2009

Te gjithe ata qe mbarojne nje shkolle te larte jashte Shqiperise, nese duan te fillojne pune ne nje nga institucionet tona duhet qe me pare te aplikojne ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences per njohjen e diplomes. Kjo procedure, megjithese eshte lehtesuar gati dy vjet me pare, zgjat minimalisht tre muaj qe nga momenti i aplikimit te kandidatit per njohjen ose ekuivalentimin e diplomes dhe deri sa kjo procedure perfundon. Pasi aplikimit te kandidatit eshte ministria e Arsimit qe i kerkon universitetit perkates qe te vertetoje se kandidati ne fjale ka perfunduar studimet e larta dhe eshte diplomuar prane tij. Vetem pasi te mberrije pergjigja nga universiteti perkates behet ekuivalentimi dhe njohja e diplomes. Dosja e aplikimit duhet te permbaje keto dokumentet: formatin e aplikimit te plotesuar, diplomen ose certifikaten apo vertetimin e diplomimit, listen e notave nje dokument zyrtar identiteti: certifikate lindje origjinale me fotografi dhe fotokopje e pasaportes, ndersa per shtetasit e huaj: fotokopje e pasaportes dhe kartes se identitetit, mandatpagesen si dhe dy foto (format pasaporte). Aplikimi nuk pranohet nese mungon nje nga dokumentet me siper. Dokumentet pranohen origjinale ose fotokopje te noterizuara. Sektori i Njohjes se Diplomave dhe i Bashkepunimit Nderkombetar (SENJOD) mund te kerkoje edhe dokumente te tjera qe jane te nevojshme per proceduren e njohjes per raste te caktuara. Aplikanti ka te drejte te beje ankimim per rastet e meposhtme: kur ka vonese te aplikimit, kur nuk eshte dakord me vendimin e Komisionit. Pergjigja per ankimimet jepet brenda 10 ditesh.


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika