Pese vjet per "Shkodra Jazz Festival"
Ben Andoni
E Marte, 26 Maj 2009
Shkodranet kane hapur ne fillimjave siparin e edicionit te peste te "Shkodra Jazz Festival". Ky festival eshte nje ngjarje kulturore, qe eshte i ideuar dhe organizuar nga Shoqata Kulturore "Rrok Jakaj", ne bashkepunim me "Optional Music International". Merite e organizatoreve te saj eshte se kane thirrur emra te afirmuar te muzikes xhaz. Ne nje deklarate per shtyp, organizatoret e aktivitetit kane shprehur dhe ambicien e tyre.
Festivali, i cili pretendohet qe do te zgjase gjashte dite, shenon edhe kete vit pranine e mirepritur te shume muzikanteve te njohur te skenes boterore te muzikes jazz, sipas tyre.
Keshtu, rrugeve dhe skenave te qytetit nen kembet e Rozafes rikthehet, pas sukseseve te edicioneve te meparshme, artisti Italjan Diego Borotti, i vleresuar si njeri prej pjesemarresve me te rendesishem te panorames jazz se shtetit fqinj. Rikthim i rendesishem eshte edhe ai i "The Dream Trio", kompleksit te drejtuar nga virtuozi Shqiptar Sokol Prekalori, kane shkruar organizatoret ne paraqitjet e tyre. Duhet te sqarojme se ajo qe e ben Festivalin, nje ngjarje, eshte integrimi i te gjithe qytetit, ne pjesen e tij historike, ne kete feste.
"Nje dimension i rendesishem i festivalit do te jete edhe kete vit perfshirja aktive e qytetit dhe qytetareve te Shkodres, te cileve do tu jepet mundesia te bashkebisedojne me festivalin permes talk-show-t muzikor te organizuar cdo pasdite ne rrugen historike Kole Idromeno.
Artistet e perfshire ne kete projekt ambicioz do te vihen gjithashtu ne sherbim te brezit te ri te muzikanteve Shkodrane qe po formohen ne shkollen e muzikes se qytetit, ku cdo dite do te organizohen mesime kushtuar jazz-it.
Festa, e cila do te zgjase gjate gjithe diteve te zhvillimit te festivalit, do ta arrije temperaturen e saj te vertete mbremjeve, ne lokalet shkodrane, ku muzikantet do te interpretojne cdo nate per publikun e qytetit.
Ashtu si edhe ne edicionet e kaluara, nuk mund te mungonin shfaqjet ne tempullin e muzikes Shkodrane, Teatrin Migjeni, ku do te zhvillohen dy koncerte ne 29 dhe 30 Maj.
Shkodra Jazz", jane shprehur organizatoret.
Po ashtu, artdashesit Shkodrane, si edhe te gjithe ata qe do te kene fatin te ndodhen ne Shkoder gjate kesaj jave, do te kene mundesine kete vit te shijojne edhe muziken jazz te ekzekutuar nga artiste te afirmuar te skenes boterore, si grupi jazz Alberto Mandarini Quartet, por edhe nga talente te reja qe po afirmohen ne skenen nderkombetare, si pianisti e kompozitori shkodran Robert Bisha.
Jazz pra, por edhe kontaminime kreative te tij me flamenkon e Javier Galiana & Spice Berberechos, apo me ritmet afro-braziliane te Roberto Taufic Hasbun & Simon Papa.
Sponsor kryesore te ketij edicioni jane: Optional Music International, Raiffeisen Bank, Ambasada Spanjolle ne Tirane, Prohelvetia dhe Bashkia e Shkodres. Media partner, jane TVSH, TV Rozafa dhe Boom Boom Radio
Juria nderkombetare e perbere nga Stratos Kalafatis, fotograf grek, Ivan Blazhev, fotograf nga Maqedonia dhe Natasha Lako, historiane e filmit shqiptar nga Tirana, vendosi qe Cmimi Sotiri 2009 ti jepej artistit nga Singapori Zhao Renui me serine "Bashke mund te bejme me shume'. Cmimin e dyte, nje burse per kursin profesional te fotografise te organizuar nga Projekt 5.6 dhe te financuar nga Intesa San Paolo Bank Albania, juria ia dha fotografit te ri shqiptar Arian Vyshka me serine me foto 'Shtepia e mjerimit'.
Grupet pjesemarrese ne Shkodra Jazz Festival:
Alberto Mandarini Quartet
Teatri Migjeni
Data: 30 maj
Ora: 20.00
Alberto Mandarini (tromb)
Daniele Tiono (piano)
Riccardo Barbera (kontrabas)
Gigi Biolcati (bateri)
Robert Bisha (pianist)
Teatri "Migjeni"
Data: 30 maj
Ora 20.00
The Dream trio
Teatri "Migjeni"
Data: 30 maj
Ora: 20.00
Sokol Prekalori (violine)
Nico di Batista (kitare elektrike dhe akustike)
Luca Fuiano (bateri)
Diego Borotti (saksofonist)
Roberto Taufic Hasbun & Simon Papa
Roberto Taufic Hasbun (kitarre)
Simon Papa (kengetar, perkusion)
Javier Galiana & Spice Berberechos
Teatri "Migjeni"
Data: 29 maj
Ora: 20.00
Javier Galana (piano)
Paco Weht (kontrabas)
Daniel Dominguez (bateri)
Albert Cirera (sax)
Carlos Denia kengetar (flamenko)
Data: 25-30 maj