"E diela shqiptare", ose e diela e muzikes
E Hene, 25 Maj 2009
Per here te pare kane rrefyer dashurine e tyre ne nje ekran televiziv. Miriam Cani dhe Alban Skenderaj kane dale keshtu se bashku pas nje lidhjeje gati 2-vjecare, qe e ka bere djaloshin vlonjat te lere jo vetem Italine, por edhe Shqiperine, per te zgjedhur ne kete menyre jeten me Miriamin ne Gjermani. Ndonese muzika ka qene kryefjale e performances se tyre, cifti nuk mund te anashkalonte ne kete rast edhe disa element nga jeta e tyre private. Te ngacmuar nga pyetjet e prezantuesit Gjebrea, cifti eshte kthyer pas ne kohe, duke rikujtuar madje edhe takimin e tyre te pare. Nga sa kane treguar vete ata, duket se gjithcka shkon me se miri ne jeten e Albanit dhe Miriamit, te cilet pervecse jetojne se bashku, njekohesisht edhe kendojne se bashku, duke mos u shkeputur keshtu per asnje cast nga muzika, qe duket se ka qene premisa e lidhjes se tyre. Kane risjelle per publikun duetin "Let me die with you" (Lerme te vdes me ty), qe ka ardhur live, i shoqeruar nga banda e drejtuar nga mjeshtri Shpetim Saraci. Per here te pare, ata kane prezantuar edhe videoklipin e realizuar per kete kenge. Por natyrisht Albani nuk mund ta privonte publikun edhe nga hiti I tij, "Nje here ne jete", duke u duartrokitur gjate nga spektatori i pranishem ne salle.
E ashtu si cdo jave "E diela shqiptare" vijon te kete edhe shume element te tjere, te cilet i japin asaj larmi, ngjyra dhe humor. Ne pjesen e pare te programit, ne nje debat te jashtezakonshem kater te ftuarit meshkuj te panelit, kane pasur si oponente bashkeshortet perkatese. "E para ishte nena, e dyta je ti". Mbi kete teme kane diskutuar Ilir Meta, Pirro Kita, Astrit Hafizi dhe Redi Jupi, ndersa ne anen tjeter kundershtonin mendimin e tyre, kater bashkeshortet. Sigurisht e gjithe kjo situate, pervec debatit dhe mendimeve interesante te shtruara nga te gjithe te ftuarit ka sjelle edhe batuta plot humor nga ana e tyre.
Nderkohe, ndersa shkon drejt finalizimit te ketij sezoni, qe duket se do te zgjase deri ne muajin e ardhshem, "E diela shqiptare" ka mbyllur edicionin e familjeve shqiptare. Nje familje e ardhur nga Kosova dhe nje tjeter nga Cameria kane plotesuar shtrirjen gjeografike te gjithe vendit, ndonese Shqiperia ka edhe shume vlera per te nxjerre ne pah.
Baleti, humori dhe sporti kane pasur hapesiren e tyre edhe ne kete te diel, duke u bere keshtu pjese e cdo familjeje shqiptare. por nje rubrike mjaft interesante, qe duket se do te shoqeroje programin deri ne fund te sezonit, eshte ajo e dietologes Blerina Bombaj, e cila nga jave ne jave sjell informacione mjaft interesante per nje ushqim sa me te shendetshem. Me keshillat e saj praktike dhe tryezen e improvizuar ne skene, dietologia shkon prane te gjithe atyre, qe ne nje menyre apo ne nje tjeter duan te kujdesen per shendetin e tyre.
Nderkohe vajzat programit, kane nisur tashme nje sfide jo shume te lehte, sic eshte ajo e agjenteve, qe kerkojne te zbulojne element interesante nga jeta e personazheve te njohur te jetes publike ne kryeqytet. Por me sa duket, deri tani ato ia kane dale mbane me sukses.
Tuna rikthehet ne skenen shqiptare
Prej kohesh i kishte munguar skenes shqiptare. Megjithate, e ftuar ne programin "E diela shqiptare", Tuna ka treguar se gjithe kete kohe nuk e kishte lene t'i ikte kot. Sapo eshte diplomuar ne Universitetin Amerikan ne Selanik, ndersa eshte duke u pergatitur per daljen e albumit te saj te trete, qe duket se do te jete ne treg gjate veres se ketij viti.
Nderkohe, kengetarja nga Maqedonia, pervecse ka sjelle live per publikun disa nga kenget e saj, mes te cilave edhe hitin "Testamenti", ka promovuar ne ekranin e televizionit Kombetar Klan, videoklipin e saj te ri, qe I paraprin daljes se albumit, qe do te jete se shpejti ne treg.