"Jam dashuruar me Alicen"
E Hene, 25 Maj 2009
Shpresa Beka, Alicja e "Falstaff-it" te Verdit, ka zbuluar me kete rol anen komike brenda karakterit te saj, ndaj thote me bindje se eshte dashuruar me te. Pas shume roleve te rendesishme liriko-dramatike qe ajo mban mbi shpine, si psh., te "Trovatore" e Verdit, "Norma", "Carmen", "Fiordiligi", "Dasma e Figaros" etj., ajo do ta cilesonte "Falstaff"-in si nje pike te rendesishme ne karrieren e saj, ku bashke me anen vokale, eshte nderthurur me mjeshteri edhe ana skenike. "Ka pjese shume te goditura ne kete opera, sidomos me Falstaff-it dhe Alices", shpjegon Beka, se ciles i duhet te perballoje Alicen e vetme per plot 4 akte. Me kete rast kane ardhur edhe shume artiste nga Turqia, Bullgaria dhe Italia, ndersa personazhi i Falstaff-it interpretohet nga Dobromir Tzvetanov. Vepra do te vihet ne skene nen mjeshterine e regjisorit Nikolin Gurakuqi, dirigjimi eshte marre persiper nga italiania Gianna Fratta, ndersa ne rolet e tjera jane Vikena Kamenica, Lindita Kola, Dorina Selimi, Erjona Gjyzeli, Emiljana Palushi etj. Ne nje interviste per "KJ", Beka tregon detaje nga provat, impresionet per vepren, si dhe disa aspekte familjare te rendesishme, qe plotesojne kuadrin e saj si nje artiste.
Ky rol shenon nje pike te rendesishme te karrieres suaj, duke qene se eshte interpretimi juaj i pare komik? Si e keni pritur kete?
Do te thoja qe Alicja do te mbetet gjate ne kujtesen time, sepse sic e thate edhe ju, eshte roli im i pare komik, duke qene se une kam interpretuar gjithmone role liriko- dramatike. Mund ta them me plot gojen qe jam dashuruar me kete rol, sepse zbulova te vetja anen komike dhe vecantine e te interpretuarit te rolit te karakterit. Alicja eshte personazh kryesor, eshte mjaft personazh i bukur, organizon gjithe situaten dhe lojen ndaj Falstaff-it. Merr spunto nga nje leter anonime qe i dergon Falstaff-i dhe duke qene se ajo eshte gruaja e Fordit, nje dame, nje zonje e vertete, ndersa Falstaff-i eshte nje burre i vjeter, plak, i dhjamosur dhe i piste, ndjehet teper e fyer. Se bashku me mikeshat e saj vendos t'i organizoje venien ne loje Falstaff-it, per shkak te iniciatives se tij qesharake. Regjia e goditur e Nikolin Gurakuqit, ka dy pjese te goditura dhe teper komike mes Alices dhe Falstaff-it; ajo nis te joshe kete personazh; mendoni, nje femer shume e bukur qe kercen me nje person qesharak, me nje bark te madh, te madh. E rendesishme eshte te theksoj edhe partin vokal, eshte shume i bukur dhe i veshtire, duhet te them qe jam me te vertete e lumtur qe do kendoj ne nje veper te kesaj gjinie dhe sidomos qe behet fjale per Verdin.
Eshte sfide per ju dhe pjesen tjeter te trupes pjesemarrja ne nje veper te Giuseppe Verdit, bazuar ne komedine e Shekspirit, "Grate gazmore te Windsorit"? Nderkaq, ju jeni nje nga personazhet qe nuk nderroheni gjate gjithe operes.
Kur e merr nje veper nga afer dhe nis e studion, e zberthen nga te gjitha komponentet e saj, si nga ana vokale, ashtu edhe nga ajo dramaturgjike. Duhet te them se eshte me te vertete nje veper e madhe, me ansamble, me finale, me arie dhe me nje libret fantastik. Sigurisht qe ka qene nje sfide, por mendoj se ka qene nje sfide qe e kam perballuar me sukses, duke qene e vetme, pa pushim ne te gjitha provat. Per hir te se vertetes, jo cdo njeri e perballon kete, pasi je cdo kohe ne levizje, po keshtu eshte lodhje edhe nga ana vokale.
Vepra ka shume levizje dhe aktrim. A ka qene e veshtire per ju kjo pjese?
Po, eshte goxha e veshtire. Regjia eshte e mrekullueshme, Nikolin Gurakuqi eshte nje regjisor qe e ka treguar veten me veprat qe ka marre persiper. Ai i do artistet shume aktive, pasi ndersa kendon, ndoshta duhet te besh edhe aktrim me ndonje levizje te veshtire.
Si ka ardhur vepra ne shqip, ka ndryshime nga origjinali?
Jo, mund te them se vepra eshte marre sic eshte e shkruar, pa asnje talio. Besoj se opera do te vije e plote.
Keni te pakten 10 vjet ne skene, qe nga roli juaj i pare. Si ka evoluuar karriera juaj ne keto vite?
Sikurse e thate edhe ju, mund te them qe karriera ime, per fatin tim te mire, ka nisur me guxim te madh, fale kembenguljes dhe punes. Puna eshte ajo qe nuk do ta braktis asnjehere, sepse kjo eshte ajo qe e con artistin para; puna, vullneti dhe egoja. Une per fatin tim te mire ia kam vene vetes kete qellim, shpresoj vetem qe shkallet e karrieres sime te vijne gjithnje e me shume ne rritje, sikurse edhe kane qene deri tani.
Sa i perket roleve, ata jane te shumte, duke nisur qe nga "Trovatore", nje veper gjigante, "Norma" gjithashtu, Mikaela te "Carmen", "Dasma e Figaros", Fiordiligi". Te gjitha jane role te para dhe te veshtira.
Sipas kalendarit te TOB-it, cili do te jete roli juaj i ardhshem?
Ne sezonin qe vjen, sipas kalendarit qe eshte shpallur, per momentin nuk e shoh veten, sepse do vihen ne skene dy vepra te reja, premiera absolute, ne te cilat sic e thashe, nuk e gjej veten. Njeri prej tyre eshte musical, jazz, ndersa tjetra ne nentor eshte "Salome" e Strauss, ku gjithashtu nuk e shoh veten. Flitet se ne sezonin qe vjen mund te vihet ne skene "Otello", aty po qe do te doja te isha Desdemona. Duhet te kuptoni qe edhe rolet qe ne interpretojme i pershtaten vokalit, nuk varet vetem nga deshira. Pra, cdo artist duhet te gjeje rolin qe i shkon vokalit. Psh, une jazz nuk kam interpretuar ndonjehere, pasi vokali im eshte liriko-dramatik.
Ne periudha te tilla intensive, sa e veshtire eshte per nje nene-artiste t'i dedikohet totalisht punes?
Me thene te drejten, kjo eshte pak periudhe e veshtire, kur e ndjen edhe familja qe duhet te sakrifikoje bashke me mua. Perpiqem shume qe te jem e pranishme me ta, jo 100% sikurse jam kur nuk kam angazhime ne role, por te bej maksimumin, ndoshta duke fjetur vone, duke marre nga koha ime etj. Per femijen ekziston nje lloj adhurimi, ashtu sikurse ka adhurim edhe per profesionin. Mundohem pra te gjej nje te mesme dhe t'u gjendem atyre prane, duke qene se keto periudha jane kalimtare dhe te shkurtra. Nje artist, kur eshte ne nje produksion te ri, sigurisht qe do t'i mungoje paksa familjes dhe djali dhe burri im e kuptojne kete.
Djali juaj Eno, vetem 6-vjecar, a ju ndjek ne premierat tuaja? Ka trasheguar ai ndopak nga talenti juaj ne muzike?
Eno eshte nje nga spektatoret e perhershem te TOB-it, edhe ne shfaqjet kur nuk kendon mami, vjen shikon balet, koncertet etj. Per fatin tim te mire, ai ka trasheguar nje vesh muzikor perfekt dhe ka nje ze te bukur. Me vjen shume mire per kete, sepse eshte kenaqesi per mua, kur verej qe sa here qe eshte i kenaqur, kendon verdalle neper shtepi. Me duket se me eshte plotesuar deshira ime qe djali te behet artist; shoh qe ka talent, me pas cdo gje do t'i takoje atij vete per te vendosur kur te rritet.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj