196 vjet nga lindja e kompozitorit gjerman Rikard Vagner
E Shtune, 23 Maj 2009
Plot 196 vjet me pare, me 22 maj te 1813, ne qytetin e Lajpcigut ne Gjermani, lindi kompozitori i njohur Rikard Vagner. Gjate gjithe jetes se tij, por edhe me pas, nepermjet vepres se tij, Vagneri ushtroi nje ndikim te madh ne muziken perendimore. Vagneri pati nje femijeri jo te qete. Gjashte muaj pas lindjes se tij, i ati, jurist dhe aktor diletant, u nda nga jeta. Me martesen e re te se emes me aktorin dhe poetin Ludvig Gajer, familja e tij u zhvendos ne Dresden, ku Rikardi filloi edhe shkollen. Por te njejtin fat me te atin pati dhe njerku i tij, i cili vdiq pas nje semundjeje te rende. Ne moshen 8-vjecare Vagner kaloi nen kujdestarine e ungjit te tij, Karl Geyer. Ne kete kohe nena me motrat dhe vellezerit e tij shperngulet per ne Prage, dhe Rikardi fillon te beje nje jete mes dy qyteteve, Dresdenit dhe Prages. Ndikimin me te madh ne jeten e tij Rikardi e mori pas leximit te veprave te Shekspirit dhe degjimit te nje kengetareje operistike Wilhelmine Schröder-Devrient ne "Fidelion" e Bethovenit. Qe nga kjo periudhe, ne moshen 16-vjecare, ai vendosi te behet muzikant. Vetem pak kohe me pas perpiloi sonatat e tij te para, nje kuartet si edhe operen e pambaruar "Die Hochzeit". Prej vitit 1831 Rikard Vagner filloi te studionte muzike ne Universitetin e Laipcigut, si edhe mori mesime kompozimi nga drejtuesi i korit, Tomasor Christian Theodor Weinlig, te cilit me pas i kushtoi edhe vepren e tij te pare "Klaviersonate in B-Dur" (Sonate per piano ne Si bemol maxhor). Krijimtaria e Vagnerit nisi heret. Ne moshen 19-vjecare ai nisi kompozimin e operes "The Wedding", te cilen e la ne mes ne vitin 1832. Kompozimi i tij i pare i plote ishte "The Fairies", me vone "The Ban Love", etj. Kompozimet e Vagnerit jane dalluar perhere per stilin e tij te vecante dhe risite qe sillnin, te cilat i dhane atij nje vend te rendesishem ne historine e muzikes. Por me kalimin e viteve, Vagneri nuk i konsideronte veprat e para si punime te mirefillta dhe inatosej kur ia permendnin mes kompozimeve te mevonshme. Sipas mendimit te kritikeve, por dhe te vet kompozitorit, vepra e tij me e arrire eshte "Tristan and Isolde". Gjate jetes se tij, Vagneri u dallua dhe si nje eseist dhe shkrimtar i zoti. Ai ka shkruar dhjetera libra, artikuj dhe korrespondenca te plota. Shkrimet e tij mbulonin nje fushe te gjere temash nga politika tek filozofia, deri tek analizat e veprave artistike. Rikard Vagner u nda nga jeta ne 13 shkurt te vitit 1883, nga nje atak ne zemer ne Venedik te Italise, por trupi i tij u varros ne Gjermani.