PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Identiteti artistik i nje piktori shqiptar ne Diaspore


E Shtune, 23 Maj 2009

Kur e takuam per here te pare Dolorin ne Pallatin e Kombeve ne Gjeneve, ku ai ekspozonte nje pjese te veprave te tij, u duk nje njeri teper enderrimtar, i heshtur, por qe ndjenjat e tij i shprehte hapur ne pikturat e tij te bukura, qe lane mbrese te vecante tek te pranishmit: tek drejtori i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, funksionare nderkombetare, diplomate, bashkatdhetare dhe piktore zvicerane.

Dolor Hasanaj ka lindur ne Vlore me 28 prill 1963. Formimin e ka si artizan i drurit, punoi ne puset e naftes...si dhe vullnetar ne boten e teatrit. Jep mesim pirografie ne Institutin e drurit. Disenjator ne nje nendetese gjate sherbimit ushtarak 3-vjecar. Ka 30 vjet qe vazhdon te punoje si piktor.

Vleresimi i veprave te Dolor Hasanaj ndahet ne dy kategori : pirografia dhe piktura. Duke pasur si formim artizan i drurit, artisti e zbulon kete art te vjeter, por shpesh te panjohur: pirografine. Nje proces i lindur prej mijera vitesh me pare, art bruto, qysh me lindjen e njerezimit. Gjurmet e tij ndodhen ne gjithe boten qe nga civilizimet dhe kulturat e para te njerezimit. Karakteri i vecante i pirografise lidhet me origjinalitetin e ketij konceptimi unikal, si dhe me cilesine e pikturave te realizuara prej Dolor Hasanaj. Ato deshmojne per lidhjet qe ruan ai me te kaluaren, edhe pse e ashper dhe me origjinen e tij. Kemi te bejme me ecurine historike, kulturore dhe shpirterore me nje konceptim te ri. Eshte historia e njerezve qe kultivojne vreshta, bota ujore, modelimi i nje territori, bukuria e trupit te nje femre qe nga Xhokonda, Brigitte Bardot e deri tek bashkeshortja e tij e shtrenjte, e cilter, qe eshte nga muzat e tij te para. Eshte i vetmi artizan ne bote qe zoteron tekniken e hijesires (ombrage). Tablote e tij prej vaji jane te ngarkuara me emocion. Kompozimet e tij tregojne histori dhe paraqiten me variacione stilistike te habitshme. Formulimi i tyre shpesh eshte abstrakt, por kompozimi i tyre eshte shume i forte, ne saje te gershetimit te simboleve. Venecia, Nju Jorku, Kashta e Kumtrit...Te gjitha jane te pranishme, shqetesimi i imigrantit, ankthi, pasionet, njerezit dhe vendet qe ai do, qe e bejne te mallengjehet. Ajo qe eshte pasionante tek Dolor Hasanaj, eshte ana multikulturore, hedhja ne art e shume disiplinave. Ai ka krijuar boten e tij intime dhe madje mitologjine e vet. Ketu eshte realiteti i vertete, i thelle dhe i fshehur. Shqiperia, Sicilia dhe Zvicra ravijezojne konturet e ketij peizazhi te brendshem qe lehte, me dhimbje ai e perveteson. Ky artist "nga Neshateli" dhe Shqiperia, na ben te vezhgojme, te mendojme. Barriera e gjuhes bie para pikturave te tij. Ai na jep nje rast qe te shohim me syte e nje tjetri, per tjetrin...dhe pastaj te shohim veten krejt ndryshe. Ai flet me poshte ne nje interviste ekskluzive per "KJ".

Cili eshte edukimi juaj dhe pse vendoset te merreni me pikture?

Une u edukova thjesht qe ta dashuroj punen, po edukim dhe ndikim ne sensin e artit te piktures nuk pata, sepse ne familje nuk kisha dike qe te merrej me kete art. Rastesisht e zbulova kete dhunti qe kisha qysh ne femijeri dhe u perpoqa qe te bej te pamunduren per ta kultivuar kete zhaner te artit.

Cili ishte motivi qe u larguat nga Shqiperia dhe u vendoset ne Zvicer?

Thjesht per te pare drite ne fund te tunelit. Ate drite, qe do i jepte hapesire dhe mundesi ideve te mija, lidhur me artin.

Cfare vendi ze piktura ne ditet e sotme ne Shqiperi?

Kur mendoj qe piktura eshte maja me e larte e kultures, automatikisht zbehet pergjigja perballe nje fakti te tille qe le shume per te deshiruar. Kam mendimin qe nuk eshte pika jone e forte.

Krijimtaria eshte ceshtja e pare e dites per ju apo eshte mbijetese?

Natyrisht qe ze vendin kryesor te jetes sime, do te thosha 80 per qind te saj. Krijimtaria eshte ushqimi, energjia e jetes sime, bile edhe kura me e mire per t'i bere balle shqetesimeve. Kurse per mbijetese as qe flitet. Eshte veshtire te jetosh me pikturen, te pakten une.

Cili eshte momenti i pare i angazhimit tuaj ne ekspozitat ne Zvicer?

Ky moment i perket vitit 1994, kur munda te hap ne Luzerne nje ekspozite te vogel ne Grafike, ne nje restorant, pasi dhe mundesite e para aq premtonin.

Cila ka qene pjesemarrja juaj me e fundit ne nje veprimtari te rendesishme, si ajo ne Ekspoziten e organizuar ne Pallatin e Kombeve, ne Gjeneve ? A mund te tregoni me disa fjale, rreth temes te pikturave tuaja?

Une kam hapur edhe tre ekspozita te tjera pas asaj te Kombeve te Bashkuara, po ajo qe kishte peshen dhe rendesine e saj, ishte ekspozita e fundit ne maj te vitit 2008, sepse pervec Ambasadorit Shqiptar ne Zvicer, Z. Mehmet Elezi, kishin ardhur edhe njerez te tjere te artit dhe te kultures. Me ate rast, u intervistova nga gazeta "Expres" e Neshatelit dhe njekohesisht me filmuan per programin televiziv te "Canal Alfa". Persa i perket temes, une nuk kam nje te tille, sepse ne pergjithesi me pelqen te jem spontan, ose me sakte cdo gje qe shikoj apo degjoj merr nje forme dhe nje kuptim te caktuar ne trurin tim, qe me detyron t'i jap nje volum, permase. Kjo ndoshta edhe per faktin qe une nuk kam kryer ndonje shkolle arti. Jam autodidakt dhe punoj te gjitha natyrat, abstrakte, realiste, pirografi, stil personal. Mendoj qe kjo eshte edhe arsyeja qe nuk jam i perqendruar ne nje teme te vetme, pra ne nje linje fikse.

Si mendoni, ka artiste te artit bashkekohor, te cilet zene nje vend te caktuar ne mjediset e artit te sotem? Ku dhe si e shihni veten?

Me thene te drejten, mua me pelqejne te gjitha rrymat pa perjashtim, duke filluar qe nga Rilindja e deri me sot. Mua me pelqen Leonardo Da Vinci, Carravagio, Mone, Kandinski, sepse e gjej veten tek te gjithe keta titane te piktures ne hapesiren qe me premtohet.

Cila eshte rruga e perzgjedhjes per pjesemarrjen tuaj apo ftesa e organizatoreve te veprimtarive?

Me problemet organizative te te gjitha veprimtarive te mija merret engjelli im mbrojtes, qe i studion te gjitha deri ne detaje: ekspozita, ftesat, aperitivin, te ftuarit, fjalen e rastit, seminaret, spostimet, publicitetin, transportin pra gjithcka. Kjo eshte njekohesisht edhe shoqja ime e jetes.

Cfare mendoni rreth artit bashkekohor, cfare e ben ate te cilesohet i tille dhe ne cilin segment te tij ben pjese krijimtaria juaj?

Madheshtia dhe thjeshtesia me te cilen arti bashkekohor shfaq dhe pasqyron vleren e ndjenjes, eshte ajo qe e cileson si te tille. Kurse segmenti ne te cilin ben pjese krijimtaria ime, eshte i ndare ne shume copeza, sepse une vete jam ne shume pjese. Ashtu sic thashe edhe me lart, ne pergjithesi dua te jem i shperndare. Nuk mund te konceptohem ndryshe.

Subjektet apo temat tuaja jane burim i njohjes se asaj qe na rrethon, i lidhjes me to, i qenies suaj brenda tyre, apo burim improvizimi i castit, prej ndikimit te asaj qe na rrethon ne nje moment te caktuar e te menjehershem?

Kjo eshte pyetja me e bukur qe me behet ne te gjithe intervisten, sepse pergjigja eshte ne vete pyetjen. Eshte absolutisht njohja me gjithcka qe me rrethon, lidhja qe une kam me to, implikime qe ka qenia ime me to, me gjithesine, me ajrin, me ngjyren. Eshte pikerisht ky ai burim frymezimi, qe nganjehere na ben te devijojme per te gjetur formen me te pershtatshme, pa pasur ndikim ne permbajtje. Eshte e gjithe kjo qe kalon frymezimin ne ortografi, por gjithmone pa i hequr misterin.

Ku ndodhen pjesa me e madhe e pikturave tuaj: tek bleresit private apo edhe ne institucione ne Zvicer?

Jo pjesa me e madhe, por pothuajse te gjitha ndodhen tek bleresit private, p.sh. ne Portugali, Venecia, ne pergjithesi ne Zvicer, Itali, France, Shqiperi dhe nje pjese ne institucione zvicerane. Vitin e kaluar kam ekspozuar disa punime ne Galerine "Zenit" ne Tirane dhe ne nje Galeri ne Durres. Si shqiptar ne diaspore do te me pelqente te hapja nje ekspozite te madhe ne Shqiperi dhe ne Kosove.

Pergatiti: Alfred Papuciu




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika