PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Nderohen vjershat e dashurise se prinderve te mi"


E Premte, 22 Maj 2009

Cmimi Kombetar i Bibliofilise "Lumo Skendo" per vitin 2008, i shkoi dje botimeve "Cabej" per realizimin e botimit me titull "Sonete" te autorit Eqrem Cabej. I konsideruar me cilesi te vecanta estetike dhe vlera te spikatura ne transmetimin dinjitoz te trashegimise sone kulturore, cmimi u terhoq nga e bija e Cabejt, Brikena Cabej, se ciles i takon merita e nxjerrjes ne drite te soneteve, vjershave qe i ati i ka shkruar per te emen ne vitet '49-'50 dhe '70-'71. Keto vjersha, te punuara me nje stil unik, sipas saj mund te lexohen thuajse 60 vjet pasi jane shkruar, sipas porosise se dy prinderve. Ne nje interviste per "KJ", Brikena Cabej shprehet se nuk e konsideron kete veper si nje amanet te transmetuar gojarisht nga i ati, edhe pse ajo vete e ka ndjere si detyrim dhe kenaqesi permbushjen e ketij botimi, shume vite pas vdekjes se Eqerem Cabejt. Botimi u dallua per kulture te larte botuese, per pune te kujdesshme redaktoriale, respektim te normave drejtshkrimore, si edhe minimum gabimesh shtypi. Ne kete vleresim u mbajten parasysh edhe vlerat intelektuale te botimit. Komisioni ishte i perbere nga Aurel Plasari- kryetar, Fahri Balliu, Uran Butka, Gjovalin Cuni dhe Ermir Nika. Nderkaq, ne gare per kete cmim ishin tre kandidatura; nje botim franceskan, nje botim nga shtepia botuese "Kokona", si dhe nje nga shtepia botuese "Cabej", qe rezultoi te ishte fituesja. "Ky cmim i pervitshem, i vetmi ne llojin e tij ne vendin tone, synon te nxise dhe te percaktoje standardet ne fushen e editorise, duke vleresuar botimet e realizuara me parametra cilesore teknike e estetike te tyre, per t'ju dedikuar vecanerisht perkrahjes se prirjeve moderne dhe emancipuese, estetike te botuesve shqiptare", tha ne fjalen e tij kreu i MTKRS-se, Ardjan Turku, i cili shtoi se ky cmim perben gjithashtu nje vlere, si ne promovimin e risive te arritura ne lemin e botimeve, ashtu edhe ne perkujdesjen ndaj kujteses kombetare. Me te njejten cilesi botimi, Brikena Cabej po pergatitet per te botuar "Mesharin" e Gjon Buzukut, libri i pare shqip qe eshte punuar nga i ati, gjuhetar i njohur.

Si ndjeheni qe jeni nderuar me kete cmim, aq me teper me vepren e babait tuaj?

Une ndjej nje kenaqesi te madhe qe ky botim, qe ne te vertete eshte nje botim i rralle per Shqiperine, per rendesine dhe perpjekjet qe jane bere, vleresohet sot. Keto lloj botimesh nuk jane te shpeshta, jane te bera si perpara Luftes se Dyte Boterore, me beze, me stampim, ndaj jane keshtu teper te cmuara. Fakti qe sot ky botim vleresohet, sigurisht qe me ben te lumtur.

Po thoni qe libri eshte i cmuar sa i perket permbajtjes dhe materialit. Me cfare materiali eshte punuar?

Ideja ime ishte qe une te beja nje liber si ata qe kam ne shtepi, ne biblioteken e tim eti, ne vitet '30. Jane libra te tille te lidhur ose me lekure ose me beze, jo me imitim dhe brenda jane me ate qe quhet leter mermer, me ujera, e cila punohet ne menyre artizanale. Jane letra qe behen me dore nga artizanet dhe qe jane perdorur ne Mesjete. Zakonisht, keto perdoren per libra te cmuar, te vecante, me lidhje speciale te dikurshme. Ky eshte i vetmi botim dhe si i tille une i kam kushtuar atij jo vetem kohe, por edhe shume vemendje edhe dashuri.

Sa kohe ka libri qe pret driten e botimit?

Ky liber ka shume qe pret te botohet. Ne te vertete, sonetet jane shkruar qe para 60 vjetesh. Jane vjersha qe im ate ka shkruar per time me, dhe qe flinin neper sirtaret e erreta te shtepise, nuk duhet te dilnin deri sa ata ishin gjalle. E tille ishte porosia e tyre. Keshtu qe kur erdhi momenti i duhur, une i nxora ato. Ishte nje lloj dhurate ndaj tyre qe une e ndjeja se duhet ta beja.

Botimi i tyre ishte per ju si nje lloj amaneti nga prinderit?

Nuk ishte amanet, por une e ndjeja si te tille. Jane vjershat qe ka shkruar kur ka njohur time me. Jane sonete klasike. Soneti nga ana tjeter, soneti eshte nje gjini qe pothuajse nuk levrohet me aq shpesh dhe te ben te mendosh shkrimtare te koherave te shkuara, si Shekspiri, Petrarka etj. Ne kete menyre, besoj se edhe paraqitjen duhet ta kishte po kaq klasike.

Keni ne dore ndonje botim te ngjashem, qe mund te meritoje gjithashtu cmim?

Une tani meqe u hapa rrugen ketyre botimeve klasike, dua te bashkepunoj per te bere nje ribotim te kesaj cilesie te "Mesharit" te Gjon Buzukut, qe eshte libri i pare shqip, qe eshte punuar nga im ate dhe eshte botuar ne vitet '60, por qe nuk qarkulloi dot, pasi doli ne kohen e pafavorshme te revolucionit kulturor te vitit 1968 dhe shume pak njerez e kane pare. Pra do te kete nje ribotim, me kete cilesi te kesaj vepre.

Si ishte bashkepunimi juaj me shtypshkronjen Onufri?

Eshte nje bashkepunim i mire, pasi eshte e vetmja qe jep cilesine e duhur, me karton te cilesise se larte.

Sa sonete jane dhe kur jane shkruar ato?

Jane 20 sonete, qe jane shkruar ne vitet '49-'50 dhe jane vetem dy sonete te tjera qe jane shkruar ne vitin '70-'71.

Ju vete a e keni "prekur" sadopak librin?

Nuk kam ndryshuar asgje, as kam hequr e as kam shtuar. Kam shkruar nje parathenie per te, por castin e fundit e hoqa, sepse nuk doja ta prekja librin. Eshte nje pasthenie qe tregon ecurine e ketij libri, ecurine e ketyre vjershave, si jane shkruar, pse dalin tani pas kaq shume vitesh etj.

Ju personalisht kur i keni lexuar per here te pare keto vjersha, para apo pas vdekjes se prinderve tuaj?

I kam lexuar per here te pare fill pas vdekjes se tim eti, ne vitin 1980.

Cfare ndjesie kishit ndersa lexonit dashurine e babait per nenen tuaj?

Eshte shume e veshtire qe te flas ne nje interviste per kete ndjesi, eshte shume e komplikuar dhe intime, gje qe une jam munduar ta shkruaj diku.

Bisedoi: Fjoralba Shahaj





Kush ishte Eqerem Cabej

Eqerem Cabej lindi me 6 gusht te vitit 1908 ne Gjirokaster dhe vdiq me 13 gusht te vitit 1980 ne Rome. Ishte nje nga figurat me te shquara te shkences arsimit dhe kultures shqiptare. Shkollimin fillor e kreu ne vitin 1921 ne Gjirokaster. Studimet e larta i mbaroi per filologji ne Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjene te Austrise (1930-), ku ndoqi mesimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nen drejtimin e Jokl, Cabeji filloi te kishte interes te madh ne zhvillimin historik te gjuhes shqipe. Ne 1933, ai dorezoi dizertacionin e doktoratures mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare) ne Vjene. Cabej u kthye ne Shqiperi ku edhe punoi si mesues gjimnazi ne Shkoder (1934), Elbasan, Tirane dhe Gjirokaster. Pas fillimit te Luftes se Dyte Boterore, ai vajti ne Rome, ku qendroi deri me korrik te 1944-es. Ne 1942, ai refuzoi te bashkohej me Institutin e Studimeve Shqiptare per arsye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit te Kultures ne qeverine e Rexhep Mitrovices ne 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye ne Shqiperi ne 1944. Ne 1947 u caktua anetar i Institutit te Shkencave, instituti paraardhes i Universitetit te Tiranes. Nga 1952 deri me 1957, sherbeu si profesor i historise se Shqiperise dhe fonetikes historike. Ne 1972, ai u be anetar themelues i Akademise se Shkencave. Cabej u specializua ne gjuhesine krahasuese indo-evropiane. Veprimtarine shkencore e shtjelloi ne gjuhesi, por edhe jashte saj, ne folklor, etnografi dhe histori te letersise. Vend zene studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikes, si edhe kodifikimi i gjuhes letrare. Eqerem Cabej ka dhene nje ndihme te cmuar me nje varg sqarimesh etimologjike gjate hartimit te Fjalorit te gjuhes shqipe te botuar ne Tirane me 1980. Eshte nderuar me urdhrin "Nderi i Kombit", Shqiperi 10 maj 2003 dhe "Medalja e Arte e Lidhjes se Prizrenit" Kosove.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika