"Sotiri 2009"
E Premte, 22 Maj 2009
E kane mbajtur fjalen organizatoret e Sotirit dhe kete vit teksa do te organizojne, ashtu si kishin premtuar- edicionin e dyte te SOTIRIT. Hapja e ketij edicioni do te zhvillohet diten e shtune, date 23 maj 2009, ora 18.00 ne Galerine "Guri Madhi", ne Qendren Kulturore "Vangjush Mio" ne Korce. Qendra Kulturore Lindart & Anima/Projekt 5.6 dhe Bashkia Korce organizojne edicionin e dyte te Konkursit Nderkombetar per Fotografe te rinj "SOTIRI 2009". "Nje prekje dhune", keshtu titullohet edicioni i radhes, i cili ka per kurator, artistin Harri Pälviranta. "SOTIRI" eshte nje konkurs nderkombetar per fotografe te rinj, qe synon te ndertoje nje tradite te re te zhvillimit dhe promovimit te fotografise ne Shqiperi. Ky aktivitet solli te parin cmim te ketij lloji ne Shqiperi. Cmimi "SOTIRI" perfshin hapjen e ekspozites se fotografise ne Korce dhe me tej ne Tirane, si dhe mbajtjen e nje paneli diskutimi per fotografine.