PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Cmimet e "Kult 2009"


E Premte, 22 Maj 2009

Ben Andoni

Institucioni, qe sot njihet me emrin Akademia KULT, ka mundur qe te kthehet ne institucion. Per te pestin vit me radhe, ajo ka inincuar kete jave cmimet e medha ne art dhe kulture. Te enjten e 21 majit, ajo i ka bere te njohur Cmimet edhe per medien. E vecanta eshte se cmimet kane pas dhe vleresimin e publikut, qe jo pak here ka qene deciziv. E gjitha mbaron ne naten finale, ku spektakli, cmimet dhe nje mbremje gala do te kurorezojne Fituesit 2008. Duhet thene se e gjitha ka nisur me database e vete Akademise, qe si prurje te vitit 2008- ka nisur me nominimi baze te 26 interpretuesve lirike, 38 instrumentiste, 120 artiste pamore ne ekspozita personale e te perbashketa, 61 aktore, 49 aktore, 24 regjisore, 125 libra artistike, 110 albume muzikore, 56 aktivitete ne te gjithe vendin.

Nga emrat e 40 artisteve, qe jane ne gare do te konkurrohet ne 10 fusha: Artisti Pamor i vitit, Instrumentisti i vitit, Regjisori i vitit, Aktori i vitit, Aktorja e vitit, Filmi artistik i vitit, Interpretuesi Lirik i vitit, Albumi muzikor i vitit, Libri artistik, do te dale dhe figura me e njohur e artit ne disiplinen respektive. Duke pasur parasysh suksesin e viteve te meparshem, ne kete edicion eshte shtuar edhe cmimi per Perkthyesin e vitit duke vleresuar kontribute te rendesishme ne fushen e letrave, si dhe dy Cmime Speciale: Aktiviteti me i mire i vitit dhe Personaliteti Kulturor i vitit. Per organizatoret,

"Edicioni i peste i Cmimeve Kult 2009 eshte padyshim vazhdimesia e sistemit te vlerave, qe mbeshtet dhe stimulon artistet shqiptare duke i vleresuar me kupen e me te mirit gjate nje viti. Ne kete vazhdimesi, Akademia Kult, i mbetet besnik idese se fillimit per te krijuar vlera, ne nje treg, ku politikat e mbeshtetjes, rruget dhe mundesite per t'i gjetur ato mbeten te dyshimta". Nga mesjava Akademia ka vene ne dispozicion dhe adresen per te votuar via-internet dhe internetit ne web site-in www.akademiakult.com. Automatikisht vota do te regjistrohet dhe kalon ne favor te artistit-kandidat per cmimet Kult 2008. Po ashtu, mund te votohet dhe me ane te Telefonit celular ne numrin 1513, me tekst: votoj (hapesire) emrin e kandidatit te zgjedhur ...



Libri Artistik 2009

Lindite AHMETI - Lulja Alba - Poezi e zgjedhur

Fatos BAXHAKU - Gur - Reportazh

Ben BLUSHI - Te jetosh ne ishull - Roman

Ismail KADARE - Darka e Gabuar - Roman

Perkthimi i Vitit 2009

Shpetim CUCKA- Johann Wolfgang von Goethe - Fausti -Tragjedi

Pashko GJECI -Johann Wolfgang von Goethe - Fausti -Tragjedi

Mirela KUMBARO-Amin Zaoui - Gosti genjeshtrash - Roman

Majlinda NISHKU- Edward Lear- Edward Lear ne Shqiperi-Ditar udhetimesh

Artisti Pamor i Vitit 2009

Bevis FUSHA- ekspozite e perbashket "Ardhje" - galeri "Zeta

Ali OSEKU - ekspozite personale pikture "Ritem i pandalshem" - galeri "Zeta

Lek TASI - ekspozite personale pikture - galeri "DidArt"

Leonard QYLAFI - ekspozite e perbashket "Ardhje" - galeri "Zeta"

Interpretuesit lirike 2009

Ylber GJINI (Enriko)-Lucia di Lammermor

Vikena KAMENICA (Rosina)-Berberi i Seviljes

Armaldo KLLOGJRI (Luixhi)- Kapota

Mariana LEKA (Lucia) - Lucia di Lammermoor

Instrumentistet 2009

Jonian KADESHA (violine)- Paganini - Koncert per violine e orkester ne Re mazhor

Tedi PAPAVRAMI (violine)- Paganini - Koncert per violine e orkester ne Re mazhor, Sonate e Bethovenit, Sonata e Krojcerit

Suela PICIRI (violine)-Dvorzhak-Koncert per violine dhe orkester 0p.53- ne La Minor

Merita REXHA (piano) - Recital me veprat e kompozitorit Lec Kurti. Sonate, scherzo, romanca

Albumet Muzikor / Viti 2009

Genta ISMAJLI - Zero zero

Alban SKENDERAJ - Melody

Anjeza SHAHINI - Erdhi momenti

Tingulli 3NT - Pika per vesh

Lista e aktoreve 2009

Alert CELOALIAJ (Zhika)-Ne Zvornik kam lene zemren time

Mirush KABASHI (Babai)-Allegreto Albania

ROVCI (Serebrjakov)-Daja Vanja

Ndricim XHEPA (Astrov)-Daja Vanja

Lista e aktoreve 2009

Olta DAKO -(Vajza)- Franku V

Eftiola LACKA -(Sonja)-Daja Vanja

Margarita XHEPA -(Hekuba)-Trojanet

Luiza XHUVANI - (Andromaka)-Trojanet

Lista e regjise 2009

Altin BASHA -Allegreto Albania

Erion KAME- Kulla e Fildishte

Arben KUMBARO - FrankuV

Milto KUTALI - Per mua, Miriam dhe Sandri

Filmi Artistik

Dhimiter ANAGNOSTI - "Gjoleka djali i Abazit"

Kujtim CASHKU - "Syri Magjik"

Fatmir KOCI- "Koha e Kometes"

Pirro &Eno MILKANI - "Trishtimi i Zonjes Shnajder"

Aktiviteti i vitit

POETEKA, Festivali Nderkombetar i Poezise , Edicioni i katert

Festivali Teatror i te Rinjve, Edicioni i dyte

Tirana Jazz Fest

Panairi Nderkombetar i Librit, Edicioni i 11-te




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika