"Rikthehet" Hasan Nallbani
E Marte, 19 Maj 2009
Intervistoi: Fjoralba Shahaj
Duket se Galeria e Arteve ka arritur te shperndaje ne kohe dhe me sukses emrat perfaqesues te artit shqiptar. Se fundi, ajo ka bere te njohur per medien permes njoftimit te Suzana Varvarices, shefe e sektorit shkencor, ekspoziten e re te Hasan Nallbanit.
Ne ekspozite do te paraqiten 68 piktura ne telajo. Ato jane ne tekniken vaj mbi kanavace. Permasat e pikturave jane te formateve te ndryshme, te cilat shperndahen ne salle permes nje logjike konceptuale te vete autorit. Krijimtaria e piktorit Nallbani eshte kryer nga vitet 2006-2009. Ekspozita do jete e hapur ne sallen e perhershme te ekspozitave te ne katin e pare te Galerise Kombetare te Arteve. Ekspozita do te jete me date 20 maj 2009 dhe do te qendroje e hapur deri me date 16 qershor 2009. "Pasqyrimi figurativ e piktorit lidhet ngushtesisht me idete e tij ndaj fenomenit grua ne shoqerine shqiptare. Djali eshte nje personazh i dyte qe perfaqeson femijen, por qe ploteson fenomenin familje. Krijimtaria e tij i perket piktures bashkekohore shqiptare", ka thene Znj. Varvarica. Duke iu referuar serish studiueses, Perzgjedhja e krijimtarise se Nallbanit eshte bere ne zbatim te procesit te aplikimit nga vet artisti dhe ne bashkepunim profesional me Sektorin e Studimit dhe te Kerkimit.
Kush eshte Hasan Nallbani
Piktori ka lindur ne 15. 05. 1934 ne qytetin e Beratit. Shkollen fillore e ka kryer ne qytetin e lindjes. Perfundon Liceun Artistik "Jordan Misja" ne Tirane. Studimet e larta i ka kryer ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane nga viti 1960 -1964. Specializimi i tij profesional eshte njohja e restaurimit te veprave te artit dhe per nje periudhe te gjate kohe ka drejtuar sektorin e restaurimit ne Institutin e Monumenteve te Kultures. Ai eshte autor i shume artikujve qe lidhen me tema te ndryshme te restaurimit te veprave te artit mesjetar ne Shqiperi dhe sot ai ka titullin Profesor-Doktor. Nallbani pas viteve 1964 u be nje nga piktoret me ne ze te artit shqiptar. Si per te gjithe artistet shqiptare edhe krijimtaria e tij pershfaq dy periudha krijuese. E para eshte ajo e para viteve `90, ku ai pikturoi dhe mori pjese ne ekspozitat e diktuara nga shteti i kohes komuniste. Ne kete periudha ai u dallua si nje piktor me diapazon te gjere, ku preferoi temen historike dhe ate te dites. Periudha e dyte eshte ajo e pas viteve `90, ku vazhdon te pikturoje plotesisht i cliruar.