PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ndryshimi i Arben Derhemit


E Marte, 19 Maj 2009

Ben Andoni

Prej jo shume kohesh, Arben Derhemi eshte i zene. Tejet i zene. Me role. Me angazhime. Eshte disi i pakapshem. Krejt ndryshe nga kohe me pare, kur po dukej se interesi per aktoret e moshes se tij kishte rene krejtesisht. Paradoks?! Por, vete Shqiperia eshte paradoks, thoshte dhe mundohej te bente humor me pamundesine. Ne thellesi, pak njerezit e tij, e dinin se ishte i trishtuar. Per veten. Te ardhmen. Mundesine.

Qe aty filloi perpjekja e tij: Per te mos ndalur. Per te sfiduar. Dhe, gjeja me e mire, qe ka bere Derhemi i muajve te fundit, ka qene rikthimi i besimit ne veten e tij. Ka kuptuar se roli kerkon vec fatit, thirrjes nga regjisori dhe gatishmerine personale ne permbushjen e parametrave. Dhe, ai nuk zhgenjeu. Fillimisht veten.

Kur pak muaj me pare, po ngjitej ne nje nga rolet kryesore te "Operas per tre grosh", kishte dite qe mbarte nje demtim fizik. Bash me rikuperimin, por edhe me rrekjen per ti shpetuar dhimbjes, ai nxori nje rol, qe e tregoi sikur fizikisht te mos kishte kaluar ate dhimbje, qe e kishte ne te vertete. Mbi te gjitha, tregoi se ishte nje aktor, qe dinte te pershtatej dhe me nje cast pa eksperiencen e tij. Me kerkesa me te arrira te rolit, sot, Derhemi, synon qe te pershfaqe pozicionin e nje aktori me ambicie. Me kete rast, i ka sherbyer vec vetes edhe kolegeve te tij.

Ku i dihet, ne thellesi tash i fle dhe deshira per ta percuar figuren e tij drejt regjisures. Vetem se mbetet i ndergjegjshem qe gjerat kane gjithmone vendin e tyre. Detyra me e madhe e tij eshte qe te perfaqesohet me parametra sa me te larte, packa realiteteve dhe vendeve te rolit te tij. Ne "Menaxherine e Qelqte", ai shkon dhe me tej, kur djali capken mundohet t'i pershtatet sa me shume enderrimtarit te Tennesse Williams. Kete here, "i ashpri" enderron te behet shkrimtar, por qe nga ana tjeter eshte i detyruar shume te pershtatet me nje familje, qe duket krejt e huaj per te. I jep sa duhet personazhit te tij edhe pse duket se shfaqja ne vetvete nuk ka parametrat e premtuar. Eshte ne vendin e tij, kur pak jave me pare, interpreton Menelaun tek Trojanet, qe u vu ne skene nga nje regjisor grek, Vangjelis Theodoropoulos. Provon disiplinen, por edhe se cfare do te thote qe te bindesh. Me regjisorin grek arrin nje bashkepunim ne te gjithe aspektet e shfaqjes. Nje moment i rrefehet me dhimbje medies, per kolege te tij qe vine dhe ikin dhe nuk bejne asgje: "Shume vete qe punojne ne Teatrin Kombetar, faktikisht nuk bejne asnje vecse marrin rrogen dhe ikin, dhe kur vjen puna ne mbledhje ata vetem flasin sesi duhet te ndryshoje Teatri Kombetar, pa bere gje". Duket se ia arrin te tregoje kush eshte kur ne rolin e Menelaut heq koracen e forte dhe e vendos personazhin ne nje regjister tjeter. Duket se regjisori grek kupton perfundimisht noten, qe i mungonte, partit te aktorit. E mira kete here e Arben Derhemit nuk eshte se ka ndryshuar dhe eshte bere nje nga aktoret e preferuar, por se ai ka thithur dhe eshte ne vazhde te perpjekjeve te tij. " Do te doja qe te gjithe aktoret e brezit tim, por edhe ata me te rinj se ne, mbase te gjithe aktoret, ne vend te fjaleve, te kishim mundesi te interpretonim. Te kishim mundesi bashkepunimi me te medha me aktore bashkekohore dhe pervec kesaj te promovohej kudo bashkepunimi", shprehet. Keto cilesi te reja, e kane bere me te matur, por edhe nje aktor, qe e kerkon personazhin e tij ne nje thellesi me te madhe emocionale dhe filozofike, duke bere kerkime ne vete karakterin e tij. Duke arritur te kuptoje praktikisht se kerkimi per suksesin nuk mbaron kurre dhe aktori persoset, ai ka vendosur qe sfiden e radhes tashme ta kete thjesht me veten e tij: Te kete mundesi qe te kaloj pak nga pak edhe veten.

Shteti shqiptar dhe kultura e tij

Ka nje liste te gjate ne veprat e trashegimise kulturore shqiptare, e cila te ngazellen por edhe te ben te besosh, se ne kete vend ka mundesi per t'u motivuar. Kur e degjoje kohe me pare Ministrin Ylli Pango qe t'i shpaloste ato, mendoje se te gjithe gjerat ishin ne rregull dhe se ai me stafin e tij kishte bere te pamunduren. Ne te vertete, ai vete nuk e dinte se kisha e famshme e Laboves se Kryqit ishte vjedhur, ashtu si nuk dinte se shume nga veprat shqiptare ishin ne prag rrenimi dhe demtimi. Ne vend te tyre kishte nje dosje me shifra dhe arritje. Arritje. Kudo.

Tashme kuptohet lehte qe ngadhenjimi i politikes mbi te gjithe fushat e tjera, i ka bere shqiptaret qe t'u bjere pak nga pak nje liste e tere gjerash, qe per dite jane te rrezikuara ose mund te rrezikohen. Shume vite me pare, mjaftoi nje fjale e ish-kryeministrit shqiptar te komunizmit, Shehu, qe njerezit ne Vaun e Dejes ti vinin dinamitin njeres prej trashegimive me te medha te kultures shqiptare, Kishes se vetme romanike, te nje periudhe te caktuar. Apeli per shtepi te ndryshme ne prag rrenimi, apo afreske te demtuar duket se vazhdimisht bie ne vesh te shurdhet. Si dy pika uji, por ne kohe dhe nje hapesire tjeter, ky problem, u be me i gjalle, kur pak dite me pare kantautori arberesh Pino Cacozza, nje figure interesante arbereshe, lajmeroi shkaterrimin e disa afreskeve, pikturuar nga Ndoc Martini, qe dekoronin tavanin e nje ndertese ne Shen Miter Korona, ne Kalabri. Fenomeni nuk ishte i panjohur per shqiptaret, sepse ate e kishte lajmeruar vite me pare dhe studiuesi i njohur Francesco Altimari. Ne kohen tone ishte vete komuniteti atje qe beri nje perpjekje e madhe per shpetimin e tyre. Problemi thuhet se arriti ne kanalet kryesore italiane"La Provincia Cosentina", "Il Quotidiano della Calabria", "Calabria Ora", "La Gazzetta del Sud" me bashkepunimin e prof. Franco Altimari, prof. Adriano Mazziotti, prof. Pasquale De Marco, prof. Gennaro De Cicco e doc. Francesco Baffa, ku u perfshi deri Rai Tre Calabria. Paradoksi ishte se ishin lajmeruar dhe perfaqesuesit e Republikes sone. Por, nga ne vetem heshtje ose fjale boshe. Dhimbja me madhe eshte se vec te tjerave ishte nga pak punet qe kishim te piktorit te talentuar nga Shkodra Ndoc Martini, te cilat sipas studiuesit Ferid Hudhri perbejne nje faze te re ne krijimtarine e piktorit, i cili deri ne ate kohe kishte levruar me se shumti vizatimin dhe pikturen ne boje vaji mbi beze. Vec autoportretit te Martinit, ne kete korpus ishin dhe dy peizazhe, pese portrete te figurave te njohura Galilei, Dante, Rafaelo, Verdi e Mikelanxhelo, dhe pastaj pamje qytetesh mes te tjerave Shkodra, Roma, Napoli e Venecia.

Pa u zgjatur me ne kete lajm te dhimbshem duhet te mendosh se jane dhjetera objekte ne Shqiperi qe megjithe lajmet optimiste jane ne prag shkaterrimi dhe humbje. Por politik- beresit te sterhallin me lloj-lloj lajmesh pa sens, duke e anashkaluar ate qe eshte emergjente. Nje studiues i njohur shqiptar, njoftonte kohe me pare se qeveria greke, kishte hequr nga trashegimia e saj nje kishe te njohur ne Kostur, qe ka qene nje nga vendet e ndertuara nga nje prej Muzakajve te medhenj. Po ashtu ne Kosove, Maqedoni e kudo-qofte. Te mjaftojne keto lajme, qe t'ua tundesh zyrtareve shqiptare kujtesen per pak me shume kujdes dhe dashuri per paraardhesit tane, qe na kane falur keto mrekullia. Per me shume akoma, ato do t'i jepnin dhe nje dimension shtetit shqiptar: qe duhet se punon gjithmone e me pak per komunitetet shqiptaro-folese ne diaspore dhe kudo, per mungesen e ndihmes etj dhe etj.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika