PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Deti dhe pishat, rruga qe i ndal te jene me nje privilegj


E Hene, 18 Maj 2009

DURRES - Pjesa veriore e gjirit detar te Lalzit, qe njihet me se shumti me emrin "Shen Pjeter", nuk do te jete me privilegj vetem i atyre qe kane automjete fuoristrade. Rruga e rindertuar, qe nis ne Maminas dhe perfundon aty ku brezi i pishave dhe deti i kthjellet ndodhen vetem nje hap larg njeri tjetrit, e ka shkurtuar te pakten tre here kohen e udhetimit. Plot 22 km rruge, nga superstrada Tirane-Durres, drejt bregdetit, kalojne mes fshatrave te tri njesive administrative te qarkut te Durresit. Komuna e Maminasit, bashkia e Manzes dhe komuna e Ishmit ne pjesen veriore bregdetare te qarkut, pershkohen thuajse mes per mes nga rruga e rindertuar vitin e fundit. Qeveria shqiptare ka investuar mbi 1 miliard leke per realizimin e ketij projekti qe ka nisur te zbatohet ne vitin 2008 dhe brenda javeve te ardhshme do te marre formen perfundimtare. Mjetet dhe punonjesit e firmes jane perqendruar ne perfundimin e urave dhe veprave te tjera te artit, nderkohe qe vete rruga po behet "prone" e automjeteve te fermereve apo vizitoreve te kesaj zone. Shume mjete te tjera po "korrigjojne" disa zgjidhje jo shume te pershtatshme ne pjesen Maminas-Manez. Ne qendrat e banuara te Rades, Rubjekes e Armathit trotuaret e rinj prane rruges ndricohen nga shtyllat e neonit, ndersa ne dyqanet e mbushur plot ka mjaft njerez. Nga oborri i shkolles se re 9-vjecare "Riza Shera" nxenesit me canta ne krahe u drejtohen shtepive te tyre. ofik Sallaku, drejtor i sektorit te sherbimeve ne bashkine e Manzes, tha per ATSH-ne se nje shkolle tjeter sapo ka perfunduar ne Kucok, prane qendres se bashkise. Sollaku shprehet se vetem gjate vitit te kaluar ne bashkine e tyre jane realizuar mbi 170 milione leke investime.

Bashke me shkollat e reja jane ndertuar disa qendra shendetesore dhe jane shtruar dhe asfaltuar rruget e lagjeve ne disa fshatra, ndersa keto dite do te zhvillohet tenderi me vlere 55 milione leke per rikonstruksionin e shkolles se mesme. Manza ka 7 fshatra me rreth 11.300 banore, shton Sallaku. Rruga e re ka nje stacion te rendesishem: kryqezimin e Manzes.

***

Pikerisht ketu, automjetet qe mberrijne nga qyteti i Durresit permes rruges se Sukthit, u bashkohen atyre qe pasi kane lene superstraden ne Maminas kane hyre ne rrugen e sapondertuar. 22-vjecari Ismail T., se bashku me te jatin, administrojne nje pike shperndarjeje karburanti. Tani kemi shume pune, thote Ismaili. Automjetet per ne bregdet jane shtuar, por edhe vete fshataret levizin me shume, pasi rruga e re eshte mjaft e mire. Vecse duhet bere kujdes me shpejtesine, shton ai.

Bilali, shoferi i autobusit te Ishmit, thote se e ka pare kete rruge ne ditet me te keqija dhe tani nuk i besohet qe pjesen nga Manza ne Shkafane e ben vetem per 15 minuta. "Gjeresia e rruges eshte e mjaftueshme per te gjitha llojet e automjeteve dhe mbi te gjitha syri te sheh nje peizazh mjaft te bukur", thote ai. Ne fakt fusha prane fshatrave Drac, Rrotull dhe Armath eshte e mbjelle me grure dhe me bimet e stines. Nje traktor qe terheq nje mjet te specializuar ka lene pas vetes dengjet e barit, ndersa dy fshatare i grumbullojne ato mbi nje karroce. Lulekuqet duken here pas here, duke deshmuar se stina e nxehte ka nisur. Prane vendmberritjes kova e nje ekskavatori pastron nje kolektor ujerash, duke liruar kanalizimet e fushes prane dhe duke siguruar kullimin e sistemit te kullimit prane rruges se re.

***

Brezi i pishave tashme shoqeron ne distance prej 100 metrash rrugen me ndricues dhe nga dritarja e hapur e autovetures ndjehet era e detit. "Shen Pjetri eshte afer", thote Mario, i cili na drejton per ne bregdet. 19-vjecari bashke me te vellane kane hapur nje lokal modest dhe mendojne se kete vere do te kene mjaft pune. Gjiri i Lalzit, qe nis nga kepi i Rodonit ne jug, duket si nje liqen i madh, qe mbyllet ne pjesen jugore nga Kepi i Palit, fare prane Durresit. "Dukej shume afer, por te mberrije nga Durresi dhe Tirana ne kete vend duhet te mendoheshe mire", thote Bilali, shoferi qe nuk na ndahet. "Tani vij me qejf edhe une qe sjell cdo dite e me shume njerez ne kete cope parajse tokesore", - thote ai.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika