"The animals" vijne tek "E diela shqiptare"
E Hene, 18 Maj 2009
Porta e programit "E diela shqiptare" eshte hapur serish per te sjelle artiste te njohur, madje kete radhe me fame boterore. Behet fjale per legjendaret angleze te muzikes bluz, "The animals", te cilet ne nje interviste ekskluzive ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan, kane rrefyer rikthimin e tyre ne skene dhe turnete boterore, qe i kane bere te rijetojne suksesin dhe emocionet e shume viteve te shkuara. Ka qene vokalisti Eric Burdon dhe nismetari i ribashkimit te grupit, ai qe ka treguar perballe prezantuesit Gjebrea, nje pjese te historise se ketij grupi te famshem si dhe projektet e tyre per turne ne vende te ndryshme te botes, pjese e te cileve ka qene edhe Shqiperia. Natyrisht ne skenen e te dieles, nuk mund te mungonte nje performance e jashtezakonshme e grupit, qe ka ringjallur sukseset e tyre te dikurshme, pjese e te cilave ka qene pa dyshim edhe hiti "The House of the Rising Sun".
Te njohur per tingujt e tyre te guximshem te bluzit dhe zerin e thelle te vokalistit Eric Burdon, "The Animals" moren kete emer edhe per shkak te performancave te tyre te ashpra ne skena. I krijuar ne vitin 1962, grupi u shperbe ne vitin 1984, per te rilindur me pas ne fillim te viteve 2000, por me disa ndryshime ne perberjen e tij.
E megjithate, ndersa pret te ftuarit nga larg, "E diela shqiptare" ka vend edhe per artistet shqiptare, brenda dhe jashte kufijve. Kane qene dy kengetare te reja ne moshe, por mjaft te dashura per publikun, ato qe ia kane lene vendin njera-tjetres ne skenen e programit. Jehona Sopi dhe Ciljeta, ndonese ne rryma dhe stile krejt te ndryshme, kane ditur ta bejne per vete publikun, pikerisht me origjinalitetin, qe karakterizon secilen.
Kengetarja kosovare, e shoqeruar live nga band-i i se dieles, ka kenduar per publikun disa nga kenget e saj te shnderruara ne hite, ndersa Ciljeta nuk mund te mos sillte "Duty Free", me te cilen u prezantuan vitin e kaluar ne festivalin "Kenga magjike". Por ndonese vazhdon te jete nje nder elementet me te rendesishem te programit, muzika nuk eshte e vetmja. Rubrikat e shumta dhe te larmishme ia kane vendin njera-tjetres, duke nderthurur bisedat, debatin, argetimin, humorin dhe informacionin. Tek "Pro dhe kunder", me nje panel shume interesant te ftuarish eshte diskutuar mbi vendimet dhe zgjedhjet, qe ne bejme ne jete.
A duhet te vendosim me mendje apo me zemer? Makbule Ceco, Enkelejda Myftari, Dashamir Shehi dhe Artan Imami, permes argumenteve te tyre, jo vetem kane mbrojtur tezen qe iu duhej te mbronin, por edhe kane arritur te percjellin moment te kendshme, ku nuk kane munguar edhe batutat. Sigurisht nje tjeter rubrike, qe tashme do te shoqeroje deri ne fund programin eshte ajo e familjeve te medha shqiptare, qe vijojne te revokojne te shkuaren dhe vlerat e trasheguara prej saj. Nderkohe vajzat e te dieles jane perfshire tashme ne nje rubrike te re, e cila qe nga java e shkuar i ka kthyer ato ne "agjente", qe synojne te zbulojne ane te panjohura te personazheve apo jetes se kryeqytetit.
Luiza Papa, live ne skene
Serish ne skene, serish ne nje performance live. Edhe pse vitet shkojne, duket se asgje nuk e ka penguar kengetaren e mirenjohur, Luiza Papa te dhuroje emocione te verteta. E ftuar ne rubriken e familjeve, ajo kurrsesi nuk mund t'i rezistonte deshires per te qene edhe nje here prane mikrofonit dhe per te shijuar duartrokitjet e publikut, qe kane qene te gjata. Luiza Papa ka performuar live ne kengen "Bishtalecat pale pale", nje perle e muzikes popullore shqiptare.