"Ne, kukullat blu ne Tirane"
E Hene, 18 Maj 2009
Intervistoi: Fjoralba Shahaj
Erika Celesti, Federica Pallante e Viviana Dragani, ishin pak dite me pare ne Tirane, per t'u paraqitur para artdashesve kryeqytetas me muziken italiane te disa dekadave me pare. "The Blue Dolls Show" u prezantuan me nje repertor te zgjedhur nga kompozitoret me te famshem, si Alberto Rabagliati, Pippo Barzizza, Gorni Kramer dhe trioja "Lescano", ndersa mes kengeve te tyre pati hite te njohura, si "Pippo non lo sa", "Maramao perché sei morto?", "Baciami picina". Trioja e "kukullave", qe u shoqeruan ne kitare nga Marco Parodi, ne piano nga Paolo Volante, themelues i grupit dhe ne bateri nga Luca Rigazio, thane ne nje interviste per "KJ" se urojne shume qe publiku shqiptar t'i kete pelqyer. Koncerti u realizua ne kuader te edicionit te nente te nderkombetar te muzikes klasike qe po zhvillohet ne vendin tone. Vajzat thane se pavaresisht kerkesave, deshirojne te jene me shume te perqendruara te muzika e lehte italiane, e shoqeruar me koreografi, shpeshhere edhe me gjestikulacione komike e te kendshme per shikuesit, sesa ajo amerikane.
Fillimisht, perse eshte vendosur qe grupi te quhet "The Blue Dolls Show" dhe si jeni njohur me njera-tjetren?
Ne ne fillim nuk kemi dashur ta quanim grupin me kete emer, pasi gjetem me pare nje emer te nje kenge te njohur qe kendohej nga nje kengetar i njohur, por kishte edhe grupe te tjere qe mbanin kete emer, ndaj ne vendosem qe ta quheshim "The Blue Dolls Show". Mendojme se ky emer na tingellonte bukur dhe na pershtatet edhe me muziken qe ne bejme. Sa i perket pyetjes suaj se si jemi njohur ne te trija, gjithcka ka ndodhur
gjate nje masterklase per musical. Duke pare qe trioja brenda ketyre muzikaleve funksiononte shume mire, ne u shkeputem nga ky musical dhe filluam koncertet me vete.
Eshte hera e pare qe shkelni ne token shqiptare?
Kemi zhvilluar shume koncerte ne Itali dhe jashte saj, por eshte hera e pare qe vijme ne Tirane. Jemi shume te gezuara, pasi mikpritja ka qene shume e mire, si nga organizatoret ashtu dhe nga personat qe ne kemi njohur ne vendin tuaj. Jemi shume te kenaqura qe kemi ardhur ketu dhe shpresojme qe cdo gje te shkoje mire.
Ne repertorin tuaj bejne pjese kenge te shume dekadave me pare, mund te na thoni dicka per kete zgjedhje?
Repertori yne eshte bazuar me se shumti te kenget e viteve 1940 ne Itali. Behet fjale per ato kenge qe ishin ne mode ne Itali gjate kesaj kohe, sigurisht qe me pas ne do te spostohemi ne vitet '60. E kemi bere kete zgjedhje duke ndjekur edhe repertorin e nje trioje te famshme italiane, por ne kemi nje stil te vecante te interpretimit.
Koreografia juaj eshte gjithashtu e vecante dhe terheqese per publikun, madje dime qe ju keni bashkepunuar edhe me koreografe te njohur te Teatrit "La Scala" ne Itali.
Padyshim qe kenget tona shoqerohen edhe me koreografi, kete e kane pare te gjithe. Duam te theksojme se koreografia jone ka shume elemente te vecante, pasi ne perdorim edhe mimiken dhe gjestet ne te, sigurisht ne funksion te pjeseve qe kendojme per publikun. Besojme se puna qe bejme per te sjelle koreografine ne
koncertet tona, eshte pjese e nje performancave te bukur dhe te pelqyeshme.
Jeni nominuar si kengetaret me te mira ne Festivalin Italian te Jazz-it, ne nje vend ku sigurisht nuk mungon konkurrenca. Ju c'mendim keni ne lidhje me kete?
Po, eshte e vertete qe ka shume konkurrence ne Itali, por ajo qe ne duam te bejme, eshte te leme gjurmet tona identike ne muzike. Ndaj, edhe nese dikush gjen frymezim tek grupi yne, ne kemi dicka tonen, qe eshte e vecante dhe nuk mund ta kene grupet e tjera, te cilet jane trio vokale.
Cfare keni ju te vecante ne raport me triot e tjera vokale, sikurse i permendet me siper?
Pervec se duam te leme dicka pas me punen tone, e vecanta jone qendron edhe ne faktin se ne jemi nje trio vokale qe perbehet vetem nga femra. Mund te kete grupe vokale qe jane vetem meshkuj, ndersa ne jemi vetem femra. Megjithate, rendesi ka edhe prezantimi para publikut. "The Blue Dolls Show" eshte nje grup qe vjen me kenge, por dhe me komiken e tyre, pra ka dhe nota gazmore ne repertorin tone muzikor.
Mund te na tregoni dicka per aktivitetin tuaj artistik pas ketij ne Tirane?
Po, do te zhvillojme se shpejti nje koncert ne Sardenje, me tej ne Milano, ne veri te Italise, ndersa me pas do te jemi pjesemarrese ne nje festival te muzikes jazz qe do te zhvillohet ne Zvicer. Urojme qe te fitojme nje cmim, edhe pse jemi te vetedijshme qe konkurrenca eshte vertet e madhe. Po keshtu, duam te theksojme se jemi duke zgjeruar repertorin tone muzikor. Ne duam qe me grupin te perqendrohemi me teper ne muziken italiane, sesa ne ate amerikane. Ne duam qe kete muzike tipike italiane ta cojme dhe jashte Italise.
Ju thate se do te merrni pjese ne nje festival te muzikes jazz. C'mund te thoni per kete lloj muzike ne Itali?
Mund te themi qe ka instrumentiste te zote ne Itali ne fushen e muzikes jazz, megjithate jane te pakte ata qe arrijne qe te njihen dhe jashte Italise. Besojme gjithsesi se ata kane mesuar dhe shume nga bashkepunimet qe jane bere me artiste te vende te tjera qe merren me kete rryme muzikore.
Si u krijua grupi i kukullave
Trioja vokale "The Blue Dolls Show", lindi dhe u zhvillua fillimisht ne teatrin "Carignano" te Torinos, ne musical-in e Mille Lire al mese, ( Nje mije lira ne muaj). Vetem me pas, trioja e vajzave u lancua si nje grup autonom ne "Louisiana Jazz Club" te Gjenoves, ne fund te vitit 2005. "The Blue Dolls Show", pas suksesit qe korren ne disa transmetime te famshme televizive, si dhe ne koncertet si Blue Note, ne Milano, Montreux Jazz Festival, Jazzonlive, ne Breshia, Cantina Bentivoglio, ne Bolonje, Brass Group, ne Palermo, Cotton Club, ne Rome etj., shihen tashme ne turne te vazhdueshem dhe ne festivale me peshe jo vetem ne Itali, por edhe ne mbare Evropen. Nje vit e gjysme me pare, grupi "The Blue Dolls Show", u nominuan si kengetaret me te mira ne Festivalin Italian te Jazz-it, "Italian Jazz Awards 2008?.