Liljana Cingu: Pengu im, doja te isha nje Miss
Bisedoi: Fjoralba Shahaj
E Hene, 18 Maj 2009
Valltarja e njohur e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore rrefen karrieren dhe pengjet. Cilen valle ka interpretuar me shume dhe pse nuk do te pranoje kurre se po i avitet plakja. Ne forme te shkelqyer edhe pse po i afrohet te 60-ave
"Lili", sikurse e therrasin te njohurit Liljana Cingun, eshte nje nga valltaret shqiptare, qe ka krijuar nje personalitet te sajin tipik jo vetem ne skene, por edhe jashte saj. Vitet e saj, te fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojne per nje femer qe po i mbijeton ende viteve, fale pasionit te saj per vallet e bukura shqiptare. "Une ne cdo valle jam ndjere e mire, por duke e ditur qe im ate eshte nga Gjakova, e ndjej per detyre dhe si amanet te tim ati, qe vallen kosovare ta kercej dhe ta sjell sikurse ajo eshte, shume e bukur", thote ajo ne nje interviste per "KJ", ndersa ben nje apel per te mos banalizuar folklorin, pasurine e kombit. Me siguri, nese do te kishte lindur dy dekada me pas, ate do ta shihnim ne pasarelat ky zhvillohen konkurset e bukurise, sepse me te vertete Liljana Cingu e ka dashuruar te bukuren dhe estetiken.
Ju keni disa vite qe jeni shkeputur nga Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore. Me se merreni tani?
Pavaresisht se ne dalim te reja ne pension, une jam shkeputur qe ne vitin '97, ne moshen 47-vjecare, nga kolektivi i Ansamblit, por jo nga skena dhe profesioni. Individualisht une rri perdite me keta te rinj dhe merrem edhe me femije te vegjel qe kane pasion vallen.
Ne vitin 1970 ne France, Ansambli ka marre cmimin "Gjerdani te Arte", cmim te cilin e keni terhequr ju? Na tregoni dicka me teper per kete moment domethenes per karrieren tuaj?
Eshte dicka qe ia vlen per t'u theksuar, sepse ne vitin 1970 ka qene kulmi i Ansamblit. Une isha e tre, kisha 2-3 vjet pune, ishte rruga e dyte qe beja jashte vendit. Ndjeva emocione te medha kur vete presidenti i Festivalit me vendosi ne qafe "Gjerdanin e Arte", ishte nje sadisfaksion per vendin tone, per vete Ansamblin shqiptar dhe sigurisht per vete personin tim. Ishte dicka madheshtore.
Kjo ishte nje nga pikat kulminante qe mbani mend, apo te tilla ka shume ne jeten tuaj artistike?
Pikat kulminante, ne si artiste kemi plot. Por, ai ishte nje moment qe i vuri nje vule folklorit shqiptar, sepse ishte nje gjerdan mes shume shtetesh dhe vete populli francez ishte shume entuziast. Po te flas per kulmet e mia, do te duhet te permend shume turne jashte vendit, duke mos prekur Shqiperine, sepse normal qe kulmet e nje artisti, qe te ngrene moralisht dhe te shtyjne per te kercyer me bukur, jane ne vendin e origjines.
Sa i perket folklorit ne ditet tona, ne c'nivel mendoni se eshte ai tani?
Une asistoj neper jurite e festivaleve, jap edhe cmime. Shikoj vlera te mrekullueshme te vendit, shoh artiste qe kercejne e kendojne me pasion. Do theksoja qe ne nuk duhet te banalizojme folklorin, sipas shprehjeve te disa personave. Nese mund te themi se 2-3 persona, apo edhe 20-30 e kane bastarduar ate, por duhet te dini qe folklori nuk mund te bastardohet kurre. Nese dikush do qe ta prishe apo ta lere ate ne harrese, ta harroje kete, sepse ai mbetet burimi i popullit tone. Mund te banalizohet nga nje kompozitor qe nuk di se c'eshte kompozimi dhe ben nje kenge, apo nga nje koreograf qe nuk di c'eshte koreografia dhe ben nje valle, por kjo nuk ndodh ne folklor, sidomos ne Ansambel, qe eshte vendi ku ruhen vlerat me te bukura te vendit tone. Nese daullja bie, klarineta kercet; vallja e rende me temperamentin e shqiptareve kurre nuk do te vdese.
Cila ka qene vallja me tipike qe ju keni kercyer me me pasion?
Ne cdo krahine, te kercesh vallet perkatese ka bukurine e vete. Une ne cdo valle jam ndjere e mire, sepse kam dhene nuancat e cdo krahine. Por, duke e ditur qe im ate eshte nga Gjakova, e ndjej per detyre dhe si amanet te tim ati, qe vallen kosovare ta kercej dhe ta sjell sikurse ajo eshte, shume e bukur. E kam ndjere veten shume mire me te, pavaresisht se ne skene kam sjelle te gjitha vallet e trevave shqiptare.
Po sa i perket publikut, cila eshte vallja me te cilen ju personifikojne juve me shpesh?
Publikun e kemi ndjere ne cdo valle, qe me hapjen e vallezimit te shqipes, qe eshte simbol i vendit tone, e qe ka domethenie edhe per te huajt, pasi eshte perkrenarja e popullit shqiptar. Eshte njelloj sikurse u ngrit flamuri yne ne Bruksel, me anetaresimin tone ne NATO. Eshte emocionuese, nje valle qe te ben te kuptosh qe ne jemi shqiponja ne skene.
Rexhep Celiku ka qene partneri juaj historik ne valle. Si ka qene bashkepunime me te?
Fillimet e mia te karrieres ne skenen e Ansamblit, kane qene me te madhin Besim Zekthi, emri i te cilit do mbetet gjithmone, ndersa ne vazhdim me Rexhepin. Me Xhepin kam afrimitet edhe per shkak se ai eshte akoma ne Ansambel, une vij perdite ketu, merremi me te rinjte, shkembejme mendime per vallen etj. Besoj se per publikun ka mbetur lidhja e bukur Zekthi- Cingu-Celiku.
Ka pasur paragjykime ne kohen tuaj per valltaret?
E kam filluar karrieren time qe e vogel ne Pallatin e Pioniereve, kam qene shume e lidhur me artin dhe sportin. Kam dashur perhere qe te jem dikushi ne skene, ndoshta edhe stiliste, doja thjesht te isha artiste. Cdo gje ne jeten time ka qene e lidhur me art. Nese marr nje fustan, e pres me duart e mia, e kthej prape ne fund e bluze. E di si thoja kur erdhen vitet '90? A te isha edhe njehere e re, te ngjitesha edhe une ne skene si miss. Uroj regjisoren e pare Vera Grabocken, qe e realizoi nje spektakel te tille. Ne vitet tona keto gjera nuk realizoheshin dot.
Cfare ka te vecante vallja shqiptare, ne raport me vallet tradicionale te popujve te tjere?
Qe nga veriu e deri ne jug, ne kemi brenda temperamentin, lirizmin, epiken, gazmoren, i kemi te permbledhura te gjitha. Aq me teper qe kemi larmishmeri kostumesh, qe jane mahnitur edhe vendet e tjera. Ne kemi bere qe me nje valle, Shqiperia te njihet, aq me teper tani qe ne po ecim drejt Evropes. Qe ne vitin '69 une kam dale jashte vendit, ne nje moshe fare te re. Na pyesnin se cfare grupi ishim, pasi na ngaterronin me nje shtet ne Amerike, Albany. Ne u tregonim qe kufizoheshim me Italine, Adriatikun, Greqine dhe me nje vend qe nuk donim t'ia permendnim emrin, Serbise. Ata na thonin: "keni dale nga ai shtet aq i vogel kaq shume talente"? Kjo ka bere me te vertete shume jehone, qe Shqiperia nje pike e vogel, te njihej me vallen dhe kengen neper bote.
Po censuren ose autocensuren e keni vuajtur ne kohen e diktatures?
Them se izolimi ka qene i tille, qe edhe pse dilnim jashte vendit, ishim me frike. Mes 40 artisteve, 5 ishin sigurimsa te shtetit. Se perse na ruanin, nuk e merrnim vesh. Per me teper, nese shihje mrekulli si muzeu i Luvrit, Venecian, Koloseun etj., kur vinim ketu duhet te thoshim "ca kishte atje, nuk kishte asgje fare". Ne artistet e kemi ndjere me shume izolimin.
Keni pare ndonje Liljane te re ne skene, ndonje vajze qe ju ngjan me veten?
Nese do shprehesha keshtu, do dilja pak ne egoizem, sikur jam vetem une e nuk do dal tjeter si Liljana. Cdo njeri jep maksimumin e vet ne skene; nese une dhashe maksimumin dhe emri im ka mbetur si nje figure e valles, gjithsekush duhet te perpiqet te punoje qe ta lere ate emer. Skena ka vend per emrin e te gjitheve. Nese une e gjej forcen te kercej tani, do perpiqem qe te jem ne harmoni me emrin qe kam krijuar, edhe pse ne kete moshe. Une kerceva pak jave me pare ne nje spektakel, madje rruges mora vleresimet e publikut qe me thoshin "Liljana, ti kerceve tamam si atehere kur ishe 20 vjece". Pavaresisht se mosha ben punen e vet, konsideratat jane nje lumturi me e madhe qe te bejne te ndjehesh me e re.
Megjithate, vitet ikin, por ne nuk dime se ku i fshini ju ato?
Besoj se ne kete aspekt kane luajtur rol edhe arti, edhe regjimi, edhe deshira per te mos e quajtur veten te marre fund. Une kete nuk do ta them kurre, derisa te kem force. Edhe kur shoh njerez te moshuar qe e quajne veten pleq, nuk me pelqen. Ndoshta eshte natyra ime, qe jam ne levizje gjithmone. Nese nje dite do te jem me grip, te nesermen do ngrihem, nuk do te rri ne shtrat.
Ju e keni te trasheguar talentin dhe pasionin per vallen. Ne familjen tuaj, dime qe ka pasur edhe valltare te tjere.
Kam pasur dy prinder qe kane qene shume artdashes. Me te vertete ishin te paret neper pista vallezimi dhe vleresoheshin nga te njohurit. Ne familjen time kemi qene tre motra valltare, une, motra tjeter qe ka kercyer edhe ne artistiken "Migjeni", po keshtu edhe motra tjeter qe ka kercyer edhe ne Kombinatin e Tekstileve. Tre valltare ne familje, plus niper e mbesa qe kam pasur ne skene. Nuk i jemi ndare valles se folklorit shqiptar. Prinderit fatkeqesisht nuk i kam me, ata jane larguar nga jeta, por ky ka qene edhe nje amanet i tyre, qe donin te me shihnin ne skene. Ata ishin te paret qe me shtyne ne kete profesion dhe donin te isha me e mira ne skene. Nuk dinin kurre te me thonin fjalen me te mire. Edhe kur i pyesja "si u duka o mami, ajo me pergjigjej "Si gjithe te tjeret". Prinderit nuk donin qe ta vleresoja veten me shume se te tjeret dhe ndoshta kjo ndikoi me pas ne faktin qe une pata nje jetegjatesi me te madhe ne skene.
Po ne aktivitete me intime, si neper dasma, festa etj., a shquheni ju per vallezim?
Pavaresisht se ke bere nje emer ne skene, nguroj pak te jem e para ne dasma e festa. Duket sikur do perpiqem te shes mend, qe une di te kercej me bukur se te tjeret. Ngrihem gjithsesi, mund t'u tregoj ndonje levizje te kembeve etj.
Po me femijet qe ushtroni jeni e rrepte, a u bertisni atyre ndopak?
Absolutisht jo. Jam kerkuese ne levizje, por nuk di t'u bertas. U them nese nuk e ben mire do te te ve noten 4, pastaj u them nese e ben mire, do te te ve 10. Verej qe jane qe te vegjel shume te dhene dhe te apasionuar pas valles.
Cfare u keshilloni te rinjve qe duan te ndjekin rrugen tuaj?
Si artiste shumevjecare ne skene, te rinjve u them te punojne, vetem te punojne. Me djerse realizohet ajo qe deshirohet. U uroj kolegeve te mi suksese ne koncertet dhe recitalet e tyre.