Studentet suedeze, ekspozite per restaurimin e Gjirokastres
E Shtune, 16 Maj 2009
Fakulteti i Universitetit Mbreteror te Arteve te Bukura, ne Stokholm dhe Fondacioni Suedez "Trashegimia Kulturore pa Kufi", kane celur ne qytetin e gurte te Gjirokastres, ekspoziten; "Gjirokastra, restaurimi i nje Trashegimie Boterore". Celja e kesaj ekspozite ka qene pjese e aktiviteteve ne kuader te Kampit Nderkombetar te Restauratoreve i cili celet per te treten here ne qytetin e Gjirokastres. Sipas organizatoreve, "ekspozita eshte rezultat i punes nje vjecare nga profesionistet skandinave, studente te kursit pasuniversitar". Pergjate paneleve te kesaj ekspozite ishin pasqyruar rrethe njezet punime te cilat perfshinin studime te qytetit, komplekseve te gurta etj. Punime te tilla ishin ekspozuar me logon si "Analiza e qytetit", "Nje shetitje ne histori" dhe "Mburoje guri". "E vecanta e kesaj ekspozite eshte pasqyrimi i dhjete zgjidhjeve dhe propozimeve te ndryshme ne lidhje me mire menaxhimin dhe restaurimin e ndertesave te vecanta te qytetit te gurte", thote Lejla Haxhic, koordinatore e projektit.
Blerim Kore