Festivali Kombetar, synimi i grupit kosovar
E Shtune, 16 Maj 2009
Spektatoret e pranishem kane shoqeruar me duartrokitje edhe interpretimet lirike te grupit nga Kosova si kenga " I kam thene bilbilit" e cila do te kendohej plot emocion nga dy motrat e familjes Berisha, Mirjeta dhe Ermira te shoqeruara ne cifteli nga babi i tyre, Ramadan Berisha. Pjese e koloritit te pasur popullor te grupit "Jehona e Dukagjinit" do te ishin edhe ekzekutimet plot ritem dhe mjeshteri ne cifteli te instrumentisteve te ketij grupi, veshjet popullore te treves se Dukagjinit etj. Pas perfundimit te organizmit te "Fest Argjiro 2009" artistet popullore nga Kosova jane larguar me deshiren per te qene te pranishem serish ne Gjirokaster ne edicionin e radhes se Festivalit Folklorik Kombetar i cili do te zhvillohet ne muajin shtator te ketij viti.