Kenge per Adem Jasharin dhe Mitrovicen
E Shtune, 16 Maj 2009
Grupi artistik nga Klina e Kosoves, "Jehona e Dukagjinit" do te sillte ne skene e festivalit larmine e folkut, etnografise dhe trashegimise popullore te treves se Dukagjinit. Me nje jete artistike gati 30 vjecare pas koncerteve te dhena ne skenat artistike te Kosoves, Gjermanise etj., ky grup do te vinte per here te pare ne qytetin e Gjirokastres. "Eshte dicka e vecante per ne qe te jemi te pranishem ne kete festival, ketu ne Gjirokaster", thote udheheqesi artistik i grupit Rahim Gashi. "Kemi degjuar shume per qytetin e festivaleve folklorike, vijon ai, por eshte shume emocionuese ta shikosh ate nga afer". Te 15 artistet popullore te grupit sollen ne skenen e festivalit "Fest Argjiro 2009" interpretime te larmishme te folkut popullor. Mes tyre binin ne sy kenget epike si "Dardania ne mes te Prishtines", "Kenge kushtuar Adem Jasharit" etj. "Vjen jehona e Dukagjinit / Le ta marre vesh e gjithe bota / Jo nuk ndahet kurre Kosova / S' ka fuqi te na ndale turin / Mitrovica e ngrit flamurin", jane disa prej vargjeve te kenges popullore "Jo nuk ndahet Mitrovica".