PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Folku i Kosoves "mesyn" ne Argjiro


E Shtune, 16 Maj 2009

Gjirokaster- Ka ulur siparin organizimi ne qytetin e Gjirokastres i edicionit te dyte te Festivalit Nderkombetar te Folklorit "Fest Argjiro 2009". Aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Gjirokastres ka sjelle ne skenen e gurte ansamble dhe grupe te ndryshme folklorike, jo vetem nga Shqiperia, por edhe Kosova, Maqedonia, Kroacia, Greqia etj. Gjate tri neteve te ketij festivali ne skene jane ngjitur rreth 500 kengetare, instrumentiste dhe valltare popullore, te cilet kane sjelle vlerat e folkut, etnografise, e veshjeve popullore te trevave qe perfaqesonin.

Por ajo qe binte ne sy gjate organizimit te festivalit ishte numri i madh i grupeve dhe ansambleve popullore te cilat kishin ardhur nga Kosova. Ansamblet popullore nga Klina, Drenasi, etj., kane bere nje paraqitje te suksesshme ne skenen e "Fest Argjiro 2009", duke korrur duartrokitjet e publikut qe ndoqi tri netet e festivalit. Vajza 16 vjecare nga Kosova, Arbnore Bashota, ka udhetuar ne drejtim te Gjirokastres duke mbartur nje enderr. Gjithmone ajo ka deshiruar te ngjise ne skenen e gurte artistike te qytetit te festivaleve folklorike kengen "Une jam cika e Dukagjinit". Dhe duket se me pjesemarrjen ne edicionin e dyte te Festivalit Folklorik Nderkombetar "Fest Argjiro 2009", i cili po zhvillohet ne qytetin e Gjirokastres, kjo enderr iu be realitet. "Eshte hera e pare qe vij ne Gjirokaster, por me aq sa kam degjuar me duket sikur kam qene gjithmone ketu", thote Arbnorja, nxenese e vitit te pare te shkolles se mesme ne komunen e Klines. Fale talentit artistik ne ekzekutimin e kengeve popullore, prej disa vitesh ajo eshte pjesetare e ansamblit popullor "Jehona e Dukagjinit".

"Arbnoren e kemi nder pjesetaret me te vogla te ansamblit tone", thone kengetaret nga Kosova, ndersa pergatiten te ngjisin ne skenen e festivalit kengen "Une jam cika e Dukagjinit". "Kam shume emocion, edhe pse gjithmone e kam enderruar kete moment", thote 16-vjecarja, ndersa prezantuesja e festivalit e fton ne skene per te kenduar kengen e radhes. "Shkoj ne Shkoder, jam Rozafa, ne Gjakove jam zana e Drinit, ne kalane e Gjirokastres une jam cika e Dukagjinit", kendon Arbnorja nga Kosova kengen per ciken e Dukagjinit ne qytetin e festivaleve folklorike. Vazhdimisht publiku shoqeron me duartrokitje interpretimin e kengetares 16 vjecare, nderkohe qe mimika e fytyres dhe duart e saj qe levizin nxitimthi ne ajer duket se perhapin mesazhet e cikave te Dukagjinit, Rugoves, Drenices, Kosoves, Gjirokastres. Jehona e ciftelise shoqeron ritmikisht kengen duke sjelle ne skenen e "Fest Argjiro 2009" elegancen dhe hijeshine e cikave dhe vajzave shqiptare. "E kisha enderr ta kendoja kete kenge ketu ne Gjirokaster dhe tani qe e realizova ndihem e qete", thote 16-vjecarja Arbnore Bashota ndersa le pas skenen e festivalit nderkohe qe publiku nuk rresht se duartrokituri interpretimin e saj.

Blerim Kore




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika