Shqiperia ne finalen e Eurovizionit
E Shtune, 16 Maj 2009
Perfaqesuesja e Shqiperise ne Eurovision, 17-vjecarja Kejsi Tola eshte renditur e pesta edhe sa i perket votave te publikut, gjate gjysmefinales se dyte te Eurosong qe u zhvillua mbremjen e se enjtes ne Moske. Pas perfaqesuesve te Azerbajxhanit me kengen "Always", qe kendohet nga kengetarja AySel dhe Arash, Kroacise, Ukraines dhe Lituanise, u rendit Shqiperia, ndersa Kejsi Tola konsiderohet si nje prej kengetareve me simpatike te ketij festivali. Madje, edhe sipas faqes eee.esctoday.com, qe ben publikimin e favoriteve qe mund te fitojne Eurosong-un, eshte renditur perfaqesuesja e Shqiperise, Kejsi Tola me kengen "Carry Me In Your Dreams". Pas Kejsit qendrojne kengetaret e Moldavise, Danimarkes, Estonise, Norvegjise. Mesohet se kenga greke ka marre me shume vota permes jurise profesionale te vendeve votuese, sesa nga votat e publikut. E favorizuar duket te jete edhe Turqia, qe naten e pare arriti te marre votat me te shumta nga publiku, si dhe Suedia, Finlanda, Norvegjia, Rusia dhe Azerbajxhani. Nga Ballkani kenget qe jane prezantuar me denjesisht, rezultojne te jene ajo e Shqiperise, Bosnje-Hercegovines dhe Kroacise. Prapa kane mbetur perfaqesuesit e Serbise, Malit te Zi, Maqedonise, Sllovenise e Qipros, qe nuk do te mund te shijojne finalen. Pas kualifikimit te finalisteve, eshte hedhur edhe shorti per renditjen e kengetareve qe do te kendojne te shtunen, me 16 maj ne Moske. Pas ndarjes se shortit perfaqesuesja shqiptare, Kejsi, ka thene ne konference per shtyp se eshte shume e lumtur qe perfaqeson Shqiperine. Edhe pse eshte vetem 17 vjece, ajo ka shpjeguar se kjo nuk do te thote asgje sepse edhe pse eshte e re ajo ka talent dhe besim ne aftesite e saj. Me pas, ajo ka kerkuar nga balerini me ngjyre te kalter qe te rrije ne mes te skenes dhe per kete ka marre nje duartrokitje te gjate nga gazetaret.
Renditja numerike e kengetareve qe do kendojne te shtunen
1. Lituania
2. Izraeli
3. Franca
4. Suedia
5. Kroacia
6. Portugalia
7. Islanda
8. Greqia
9. Armenia
10. Rusia
11. Azerbajxhan
12. Bosnja dhe Hercegovina
13. Moldavia
14. Malta
15. Estonia
16. Danimarka
17. Gjermania
18. Turqia
19. Shqiperia
20. Norvegjia
21. Ukraina
22. Romania
23. Britania e Madhe
24. Finlanda
25. Spanja
Gjirokaster/ Rrefehet artistja me e re kosovare, 16-vjecarja Arbnore Bashota: Realizova endrren time, ngjitjen ne kete skene