PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Elhida cilesohet kengetarja e se ardhmes evropiane shqiptare


E Premte, 15 Maj 2009

Nata e shtate e "Akademise se Yjeve" ka nisur me ovacione te panumerta mes pjesemarresve te Akademise. Hyrja e drejtueses Zana Cela, qe njekohesisht eshte dhe producentja e ketij spektakli eshte pritur me shume duartrokitje duke ngritur siparin e nje nate te nxehte konkurrimi. Dhe ne fakt, edhe te ftuarit VIP nga politika, qe ishin kumbaret e skuadrave blu dhe te kuqe, zedhenesi i PD-se, Edi Paloka dhe zedhenesja e PS-se, zonja Mimi Kodheli, treguan se "Akademia e Yjeve" ka hyre ne nje zone te ndezur konkurrimi. Miqte politikane kane pershendetur pjesemarresit e Akademise, duke permendur se eshte ne nderin e tyre te mbeshtesin talentet e reja shqiptare. Te pranishmit jane ftuar te ndjekin nje insert ku nxenesit e Akademise me te famshme ne Shqiperi diskutojne mbi kerkesen qe ka bere Shqiperia per te hyre ne Bashkimin Evropian. Mes shume dilemave nese kerkesa ishte e shpejte apo jo, konkurrentja Xhusi Pasho i ka bere thirrje te rinjve te guxojne dhe ta konsiderojne veten pjese te BE-se, sepse jane te rinj dhe duhet te ecin me hapin e se ardhmes. Shume kuptimplote ishte dhe deshira e shprehur e Elhaides, per te ndertuar nje shkolle arti, qe ajo do e krijonte ne Shqiperi, nese edhe vendi yne do kishte te gjitha te drejtat dhe standardet e vendeve te zhvilluara evropiane.

Inserti eshte pritur ngrohte nga politikanet dhe zonja Kodheli u ka bere thirrje konkurrenteve se ne Evrope do futemi prej kontributeve qe gjithsecili prej tyre do te kete si rezultatet ne mesime, edukates se perftuar dhe pa dyshim standardeve qe gjithsecili prej brezit te ri mund te kete per te arritur boten evropiane. Ajo pohoi se brezi i tyre eshte padyshim nje brez evropian. Nje mendim qe e mbeshteti dhe zoti Edi Paloka, i cili u shpreh se ndjehet i lumtur qe ky brez eshte brez i lire dhe flet ate qe mendon. Kjo eshte nje arritje shume e madhe. Ai u shpreh se te rinjte shqiptare jane pjese e Evropes dhe politikaneve nuk u mbetet gje tjeter vetem ta zyrtarizojne kete enderr te kahershme shqiptare.

Ka nisur gara ne disiplinen e kantos. Ftohet ne skene Xhusi dhe Ardjana per te interpretuar kengen "You make me feel" te Areta Franklyn, nje kenge e madhe e pasuar me nje kenge shqiptare "Ne te dy" te kompozitorit Sokol Marsi. Mbi interpretimin e vajzave, kompozitori Pirro Cako eshte shprehur se te dyja vajzat kane qene specifike. Sipas mendimit te tij, Ardjana ka qene me e lirshme, por i nevojitej me shume intonacion. Kompozitorja Diana Ziu ka komplimentuar te kenduarin live ne kete eveniment, qe eshte shume i veshtire per profesionistet, pale per kengetaret e reja. Gjithsesi, ajo i keshillon te punojne me mire me detajet. Per Dianen, Ardjana ka kenduar me mire, nje mendim qe e ka kundershtuar konkurrentja e skuadres blu, duke u shprehur se Ardjana nuk ka qene mire me intonacionin. Pedagogu Sokol Marsi eshte shprehur se e ka shijuar interpretimin e Xhusit ne kengen e pare, nderkohe qe ka dalluar interpretimin e Ardjanes ne kengen shqiptare. Zoti Edi Paloka ka komplimentuar Xhusin, duke u shprehur se ka kenduar me mire se Arieta Frankyn.

Ka vijuar spektakli me disiplinen e hip-hopit. Ne skene eshte percjelle nje salle kirurgjie, ku konkurrentet Jurgeni dhe Xhoi dhe me pas Silvestri me Ivanen, te veshur me bluza te bardha kane percjelle ne skene nje pjese te mrekullueshme te kesaj disipline. Nje risi repertori ne skenen e Akademise, edhe per faktin se vete pjesa fliste per nje nga sektoret me problematike sot ne Shqiperi, shendetesine.

Sipas profesor Tanit, Jurgeni kishte shume saktesi, ndersa Silvestri ka pasur nje bravure te jashtezakonshme. Xhoi ka percjelle shume emocion, por ai dallon interpretimin e Ivanes. Edhe profesor Gerti ka vleresuar interpretimin e Jurgenit dhe te Gjoanines.

Me pas perfaqesuesja e "Eagle mobile" qe eshte sponsori kryesor i ketij emisioni, ka komplimentuar perpjekjen e te rinjve per t'u afirmuar ne boten e madhe te spektaklit. Ajo eshte shprehur se ne te ardhmen kjo kompani do te krijoje nje shkolle te vertete arti qe i ngjason kesaj akademie. Ajo nuk la pa permendur edhe ofertat e reja te Rini Ring.

Ne skene eshte ngjitur Labinoti dhe Stefani me kengen "Stranger in the Night" te Frank Sinatres. Nje interpretim qe ka terhequr vemendjen e opinionistes Diana Ziu, e cila ka komplimentuar djemte. Zonja Mimi dhe z. Edi Paloka kane pergezuar djemte per guximin e interpretimit te kesaj kenge, sepse te matesh me gjigantin Sinatra nuk eshte dhe aq e lehte.

Spektakli ka vazhduar me nje nga supersfidat e momentit. Elhaida dhe Desjana kane sjelle ne skene kengen "One moment in time", duke sjelle ne skene Ehitney Hjuston me nje teknike te larte interpretimi. Nje interpretim i mrekullueshem qe ka merituar duartrokitje te panumerta nga spektatoret. Zoti Edi Paloka eshte shprehur: "Une u ngrita ne kembe kur interpretoi Elhaida. Te them te drejten, kur degjova Desjanen qe i perkiste skuadres se kuqe pata frike. Per mendimin tim Eli e ka mbaruar Akademine". Edhe zonja Mimi ka mbetur pa fjale nga interpretimi i vajzave. Zoti Pirro Cako eshte shprehur: "Nuk i ndaj dot, edhe pse insistoj tek Elhaida". Profesor Koli eshte shprehur se keto emocione do kishte pasur deshire t'i ndjente ne finale. "Eshte viti i pare qe eshte interpretuar kjo kenge". Pedagogu tjeter i disiplines se kantos, Kristi Popa u shpreh:"Kisha pak frike sepse kemi bere nje pune shume te madhe me vajzat per ta sjelle bukur ne skene. Por mora gjithe kenaqesine qe meritonim. "Jam krenar per Desin qe pati besim dhe interpretoi aq bukur kengen", shtoi ai.

Vjen me pas sfida e baletit. Ne zhanrin klasik eshte perballur Jurgeni dhe Elda, Silvestri dhe Adela, duke sjelle ne skene levizje, gjalleri dhe performance.

Pedagogia Enada Hoxha ka dalluar Adelen dhe Silvin, nderkohe qe profesor Gerti eshte shprehur se cifti i skuadres blu ka qene me mire.

Ka ardhur momenti per te nxjerre fituesit e sfidave dhe perkatesisht ato u moren nga Ardjana, Silvestri, Gjoanina, Stefani, Elhaida, Adela dhe Jugeni. Duke bere keshtu qe skuadra e kuqe te fitonte me shume sfida. Pas leximit te klasifikimit qe ne krye kishte te vendosur Adelen dhe ne fund Ivanen eshte anoncuar se do eliminohen dy konkurrente. Ivana eshte eliminuar nepermjet loteve, duke i dhene vendin nominimeve te skuadres se kuqe. Me me shume nominime nga konkurrentet ka rezultuar Xhusi, e cila nuk shpetoi as fale gjykimit te profesoreve.

Largohet Xhusi dhe Ivana

Xhusi ishte kryetarja e grupit te bluve dhe e mbiquajtur princesha e debatit te Akademise. Nje vajze shume e gjalle, e cliret dhe inteligjente. E ka kontestuar ne fakt largimin, edhe pse ajo ishte nje nga personat me te nominuar nga skuadra kundershtare. Debati i saj me Fiorelen, pse jo edhe me Desjanen, ka qene shume i ndezur gjate ketyre javeve ne Akademi. Ajo ka spikatur per inteligjencen e saj ne komunikim, faktin qe dallonte dhe ne balet dhe pse jo dhe per faktin qe deshironte te ishte nje showgirl. Nje enderr qe pa dyshim do t'i behet realitet.

Eshte larguar dhe Ivana, balerina vlonjate e hip-hopit. Nje largim qe ka brengosur te gjithe konkurrentet dhe stafin e Akademise. Vete profesor Tani eshte shprehur se Ivana duhet te vazhdoje Akademine, sepse eshte nje talent ne fushen e hip-hopit.

Gjate javeve te Akademise Ivana ka rrefyer dhe jeten e saj te veshtire. Prej moshes 12-vjecare ajo jeton vetem me nenen dhe 2 motrat, sepse babai i saj nuk jeton me. Disa vite me pare ai ka qene i burgosur ne Itali dhe fale nje greve urie ka vdekur ne burg. Nje humbje qe ka mbetur peng per zemren e vajzes dhe gjithe familjes se saj, sepse dhe pas shume vitesh askush nuk rrefen shkakun e vertete te vdekjes se tij. Endrra e madhe e Ivanes eshte te vazhdoje nje shkolle arti ne Itali ku te behet balerine. Nje enderr qe pas Akademise do jete nje nga pikesynimet e saja me te medha per te ardhmen.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika