PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ben Blushi "Pse zgjodha Vloren, per Otellon tim"


E Premte, 15 Maj 2009

Bisedoi: Fjoralba Shahaj

U perurua pasditen e djeshme romani i fundit i politikanit, njeherazi edhe shkrimtar, Ben Blushi, gati nje vit pas suksesit qe pati libri i tij i pare, "Te jetosh ne ishull". Ne librin qe vjen nga shtepia botuese "Toena", me personazhe te huazuar nga Shekspiri, ngjarjet zhvillohen ne Mesjete, mes viteve 1300-1400, ne Venedik dhe Vlore, ne nje kohe kur marredheniet politike e tregtare midis dy qyteteve ishin mjaft intensive. Ne qender te romanit eshte historia tragjike e Otellos, nje zezaku qe diskriminohet, duke sjelle keshtu nje paralelizem te autorit me kohen reale ne te cilen ne jetojme. Ne krah te personazheve te tjere te rendesishem, sic eshte Desdemona, gjithashtu i huazuar nga tragjedia shekspiriane, marrin jete edhe personazhe te tjere, si mjeku Stefan Gjika, trimi lab Andrea, Balsha II, Komita Muzaka, pushtuesi turk Hamiti, etj. Te njejtat personazhe qe gjallojne ne vepren e Shekspirit, si Emilia, Jago, Kasi etj., nuk mund te mungonin ne kete liber, vetem se ngjarjet jane zhvilluar nje shekull me pare se ngjarjet ne tragjedine shekspiriane dhe Ben Blushi nuk deshiron ta krahasojne me Shekspirin. Sipas autorit, ky eshte mbi te gjitha nje liber per dashurine, me xhelozite, intrigat, tradhtite, vrasjet. Blushi nuk di te thote nese ky roman, qe eshte krye e keput nje trillim, do te ngjalle debate e do te jete i shitur sikurse romani i meparshem "Te jetosh ne ishull", qe doli ne treg ne prill te vitit 2008 dhe shenoi rekord sa i perket kopjeve te shitura. Megjithate, pavaresisht dashurise se trishte ne roman, libri sjell edhe nje rrefim te rralle historik, saqe lexuesit i duket sikur po lexon historine e Vlores se 600 viteve me pare. Perfundimi i mbetet sigurisht lexuesit per t'u zbuluar...

Zoti Blushi, mund te na tregoni dicka me teper per librin qe sapo ka dale ne treg?

Mua nuk me lejohet te them me shume se cfare kam shkruar ne liber, perndryshe nuk kisha perse shkruaja. Letersia, per shkak te konvencionit, i jep njerezve te ndryshem mundesi te ndryshme per ta interpretuar ose shijuar. Une e kam sjelle Otellon ne Vlore, sepse besoj se permes ketij libri mund te ndricohet nje pjese shume interesante e historise e Shqiperise dhe Vlores, para pushtimit turk. Besoj se duke sjelle Otellon ne Vlore, mund te tingelloje edhe raporti i shoqerise ku jetojme sot ne shekullin e XXI, me te ndryshmin apo te pabarabartin, keni parasysh qe per shkak te Otello ishte nje njeri me ngjyre dhe me ka integruar fakti qe nje njeri me ngjyre ne ate shekull, pati ate fat qe pati, te mire apo te keq, ne Venedik. E kam marre Otellon per ta sjelle ne Vlore, vec te tjerave per te treguar edhe raportin qe ka sot shoqeria me te pabarabartin ose te ndryshmin, sepse kjo nuk eshte tipike vetem per shoqerine shqiptare, por nje problem integrimi.

Behet fjale serish per nje histori dashurie, sikurse ne tragjedine shekspiriane?

Nuk mund te mos ishte nje histori dashurie, sepse Shekspiri e ka trajtuar si nje histori dashurie dhe xhelozie njekohesisht, ku e dyta vret te paren dhe natyrisht qe nuk mund t'i shkeputesha kesaj linje. Por do te thosha se Otello im ka me pak fat se Otello i Shekspirit, sepse per shkak te rrethanave dhe te kontekstit, ai nuk mund ta konsumoje dashurine e vet me Desdemonen, gje qe ne rastin e pare ka ndodhur.

Perse eshte zgjedhur pikerisht sfondi i zhvillimit te ngjarjeve ne Mesjete?

Sepse eshte nje periudhe e pandricuar dhe per shkak se nuk ka shume fakte historike te njohura, fantazia krijuese eshte me e lehte te gjeje terren. Do te thosha qe kjo eshte nje periudhe qe mua me ka pelqyer, eshte periudha me interesante e historise se Vlores, koha para pushtimit turk, gje qe besoj se e ka pasuruar librin. Konteksti eshte historik, por muzika eshte e diteve tona, nje piano e vjeter me muzike te re do te thosha. Kjo ne kuptimin qe besoj se libri mund te shtroje per lexuesin menyren se pse nje njeri i ndryshem nga pjesa tjeter e shoqerise nuk arrin dot te integrohet sic duhet dhe te ndjehet i barabarte. Ky eshte nje problem qe e kemi edhe sot, shoqeria shqiptare padyshim qe e ka, ndaj edhe shoqerohet nga problemet qe ekzistojne ketu. Sigurisht qe e kane edhe shoqerite evropiane dhe me gjere. Libri do te integroje njerez te ndryshem, qe per shkak te mendimeve te tyre, ngjyres, races, apo varferise, nuk ndjehen njelloj si gjithe te tjeret dhe te barabarte me ta.

Perse keni zgjedhur pikerisht personazhe shekspiriane? Cdo te thote kjo per ju?

Kjo nuk do te thote asgje. Do te thote qe une kam te drejte te marr personazhe te Shekspirit, duke i vene ne nje kohe tjeter dhe ne nje tjeter sfond historik, sic kam bere. Besoj qe ka kuriozitet, ne kuptimin qe ata dine nje histori qe ti ua tregon ndryshe. Une kete kam bere ne fakt; shumica e personave e njohin historine e Otellos, qe une jam perpjekur ta sjell ndryshe. Shpresoj qe ka funksionuar.

Fundi eshte i dhimbshem, sigurisht. Perse keni zgjedhur qe romani te perfundoje keshtu?

Sepse njerezit fatkeq ne kete bote jane me te shumte se njerezit e lumtur dhe letersia eshte tipike kur personazhet qe ka jane tipike. Otello ka pasur shume pak dite te lumtura ne jete, por kjo nuk ka rendesi, nuk eshte nje zgjedhje politike, eshte thjesht letrare.

Qyteti i Vlores, ku zhvillohen shume ngjarje, mos ndoshta personifikon gjithe Shqiperine?

Nuk e di, kete bisede duhet ta bejme pasi te lexohet libri.

Ju shohim me rolin e politikanit dhe ne ate te shkrimtarit. Cfare jepni me shume ne pozicionin e dyte?

Letersia te jep nje shije qe politika nuk ta jep dot ne fakt, mbase edhe profesione te tjera nuk ta japin dot gjithmone. Per sa kohe qe une mendoj, besoj se ka arsye per te shkruar, sepse ne profesione te tjera, qofshin ato edhe publike, nuk mund te thuash gjithmone ate qe mendon. Letersia eshte nje menyre per te thene ato qe nuk i thua dot ndryshe...

A jeni gati per te shkruar dicka tjeter, keni shenime ne sirtar?

Po, ne sirtar kam zgjedhjet e 28 qershorit.

Mendoni se "Otello, Arapi Vlores" do te shenoje rekordet e librit "Te jetosh ne ishull"?

Nuk e di, vertet qe nuk e di.

Sipas jush, ky liber do te ngjalle debate, sikurse romani juaj i meparshem?

Une shpresoj qe edhe nese ka debat, te jete nje debat me sens, nje debat serioz, sepse ne debatin e librit te pare pati gjera qe nuk kishin asnje lidhje me librin, por kishin lidhje me autorin. Ajo qe une dua eshte qe njerezit te lexojne librin dhe jo jeten e autorit. Une dhe libri jemi dy gjera te ndryshme.

Shekspiri eshte nje nga penat me gjeniale qe ka njohur letersia. Ju e keni zgjedhur ate per te bere nje lloj paralelizmi me veten?

S'ka lidhje fare. Kjo eshte nje zgjedhje e imja, sic e thashe edhe me siper, per t'u treguar njerezve ndryshe, nje histori qe ata nderkaq e dine. E kam sjelle ndryshe Otellon, historine e se cilit shumica e njerezve e njohin. Dua te them se kjo eshte nje histori e ngjashme, por nuk eshte absolutisht e njejta.



Ngjarjet dhe personazhet e romanit

Rrefimi vendoset ne shek. XIII- XIV. Otello, zezaku qe vjen nga Lindja e Larget shitet nga prinderit ne Venedik, ku e blen Desdemona, nje vajze me gjak shqiptar qe ka humbur heret te emen dhe qe ka nje fund tragjik, sikurse tragjedia shekspiriane. Me pas, ngjarjet zhvillohen ne qytetin e Vlores, jo me kot. Aty ai trajtohet nga vendasit ne menyre shume brutale, ndersa akuzohet edhe si person qe sjell semundje, xhind i zi etj. Otello, qe pergjate gjithe librit shihet si nje njeri me karakter dhe i pakompromentueshem, shkon ne lufte kunder turqve dhe vetem me vone ngjarjet zhvendosen serish ne Venedik. Nje person qe jep te gjalle realitetin ne te cilin po jetojne shqiptaret eshte personazhi i Albano Contarinit, nje venedikas, me te emen shqiptare. Ai shkon ne qytetin bregdetar te Vlores per te blere kripe, por perballet me nje oferte per te blere kete qytet. Figura e nje labi tipik paraqitet permes Stefan Gjikes, nje mjek qe kthehet nga studimet kur semundja e malaries perfshin Vloren. Ne liber rrefehet sesi dy nga personat e tij me te dashur, e ema dhe e motra, "perpihen" nga kjo semundje. Ai perdor si specie te vecante, si nje kavie Otellon, me qellim qe te zbuloje semundjet. Sfondi historik eshte real: Vlora e viteve para pushtimit turk dhe perpjekjet e kryezotit te saj, Balshes II, per te zgjeruar zoterimet e tij dhe per te perballuar vershimin e turqve ne Jug te vendit, vrasja e tij ne fushen e betejes dhe drejtimi i principates nga e shoqja, Komita Muzaka, aleanca me serbet nepermjet marteses se vajzes se saj, Rugina, me princin serb Mrkzha Zharkovic, te cilin vlonjatet e pagezuan Kasi, qendrimi indiferent i Venedikut, si dhe i te gjitha principatave te tjera italike, duke e lene Vloren te vetme, si dhe gjithe Shqiperine ne perballjen me pushtuesit.










Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika