PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Roli deciziv i shqiptareve ne Perandorine osmane"


E Enjte, 14 Maj 2009

Vepra "Historia e shtetit, shoqerise dhe civilizimit osman" eshte historia e njerezve te medhenj, shtetareve, elitave intelektuale, shkencetareve, shkrimtareve, poeteve, artisteve, arkitekteve, strategeve te luftes, te cilet e lulezuan qyteterimin osman dhe moren famen e merituar ne ate shoqeri, pavaresisht kombesive nga kishin ardhur. Sipas Dr. Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit Shqiptar te Mendimit dhe Qyteterimit Islam (AIITC), botimi i kesaj vepre eshte teper i volitshem sepse eshte historia e nje perandorie te madhe te shtrire ne tre kontinente, pjese e se ciles ishin edhe trojet shqiptare. "Faktet dhe analizat historike kane kaluar neper disa filtra e per rrjedhoje na vjen nje histori me e paster, ndersa personalitetet shqiptare dhane ndihmesen e vete ne Historine e Perandorise Osmane me shume se ne ndonje tjeter histori shtetesh", tha ne nje interviste per "KJ" Zekaj. Permendet dijetari i madh Hasan Tahsin, si rektor i universitetit te pare te Stambollit dhe autor i disa librave shkencore. Permendet Sami Frasheri, si autor i fjalorit te madh te enciklopedise Kamus - ul- Alam dhe si shkrimtar qe e nxori letersine nga pallati dhe e coi te populli etj. Sipas tij, e vecanta e librit eshte se duke qene se ai kuadron nje histori mbi 600-vjecare, kap nje spekter me te gjere kohor me kompleksitet ngjarjesh e procesesh te ndryshme qe perbejne boshtin e historise te kesaj Perandorie qe nga zanafilla e deri ne shperberje. Zekaj shtoi se pervec historianeve, akademikeve etj., ky liber do t'u sherbeje edhe studenteve te juridikut, qe duan te njohin themelet dhe parimet e nje sistemi juridik qe veproi per shume kohe.

Pse e keni pare me kaq interes perkthimin e ketij libri ne gjuhen shqipe? Diten e promovimit ju thate se per here te pare ne studimet historike shqiptare vjen nje kendveshtrim i munguar, pikerisht kendveshtrimi i studiuesve turq mbi Shqiperine?

AIITC-ja e ka pare me interes perkthimin dhe botimin e librit "Historia e shtetit, shoqerise dhe civilizimit osman" ne gjuhen shqipe, sepse eshte historia e nje perandorie te madhe qe mbijetoi per gjashte shekuj ne tri kontinente. E per rrjedhoje, histori qe peshon ne balancen e historise boterore. Ku padyshim vend qendror zene historia e perandorive te medha qe nga lashtesite. Historia e perandorise osmane kupton kuadrin historik dhe pa kete histori, ky kuader nuk eshte i plote. Duhet theksuar gjithashtu se per arsye politike dhe ideologjike, shqiptaret nuk e kane njohur te plote historine e perandorise osmane. E mbi te gjitha u eshte servirur nje histori e shtremberuar, vetem si histori lufterash dhe e nje shteti e shoqerie te prapambetur. Libri ne fjale korrigjon kete deformim dhe sjell tek shqiptaret nje histori me te besueshme, sepse mbeshtetet ne burime arkivore e nepermjet analizave shkencore. E shkruar mbas viteve '90 te shekullit te kaluar, qe konsiderohet edhe si epoka e ndryshimit, historiografia synon te mos zmadhoje e mos te shohe me lupe konfliktet e perplasjet, por te pikase dhe ate qe i bashkon popujt. Autoret e librit e kane pasur parasysh mire kete devize te historise bashkekohore dhe gjejme brenda kesaj Perandorie frymen e bashkepunimit e bashkejeteses midis kombeve te perfshire ne te. Kjo eshte veper e nje ekipi historianesh dhe jo e autoreve te vecuar, faktet dhe analizat historike kane kaluar neper disa filtra e per rrjedhoje na vjen nje histori me e paster.

Cfare thuhet ndonje gje tipike apo pikante ne kete liber, ne lidhje me kontributin e shqiptareve ne Perandorine Osmane?

Personalitet shqiptare qe mund te kene qene burra shteti, ushtarake, reformatore dijetare, arkitekte, shkrimtare, poete, historiane, pasqyrohen gjeresisht ne kete histori, sepse elementi shqiptar ishte pjese dhe dha ndihmesen e vete ne Historine e Perandorise Osmane me shume se ne ndonje tjeter histori shtetesh. Pa pasqyrimin e kesaj ndihmese dhe ketij faktori, kjo histori do te ishte e manget, keshtu qe me kete liber ne marrim shume informacione per ato personalitete si aktore shqiptare ne historine e Perandorise. Ne Perandorine Osmane kane kryer funksionin e kryeministrave rreth 37 vezire pasha. Midis te cileve dinastite e Qyperllinjeve, qe per disa breza ne vitet 1656-1683 dhane ndihmesen e tyre ne konsolidimin e shtetit osman, i cili ne keto vite perjetoi situata te veshtira te brendshme dhe te jashtme; permendet shqiptari Koci Beu, reformator i shquar, i cili ne vitet 1630 paraqiti prane Portes se Larte projektin e reformave per modernizimin e shtetit osman. Permendet dijetari i madh Hasan Tahsin, si rektor i universitetit te pare te Stambollit dhe autor i disa librave shkencore. Permendet Sami Frasheri, si autor i fjalorit te madh te enciklopedise Kamus - ul- Alam dhe si shkrimtar qe e nxori letersine nga pallati dhe e coi te populli. Permendet Mehmet Akif e shume shkrimtare te tjere qe lane vepra ne panteonin e kultures turke, permendet arkitekt Miman Kasem, si kryearkitekt ne vitet 1595 dhe qe projektoi vepra madhore ne arkitekturen Osmane.

Per historine e Perandorise Osmane jane botuar dhe libra te tjere: Ku qendron e vecanta e ketij libri ne dallim nga te meparshmit?

Eshte e vertete se per perandorine osmane kane ardhur edhe me pare libra ne gjuhen shqipe si "Lindja e Turqise moderne" e autorit Bernard Leeis, libri "Historia e Perandorise Osmane", e autorit Robert Mantranit, libri i perandorise osmane e autorit turk Halil Inalxhik etj, qe mund te konsiderohen libra me vlere qe pershkohen nga sensi i vertetesise. E vecanta e librit te botuar nga AIITC-ja kuadron faktin se duke qene nje histori mbi 600-vjecare, ajo kap nje spekter me te gjere kohor me kompleksitet ngjarjesh e procesesh te ndryshme qe perbejne boshtin e historise te kesaj Perandorie qe nga zanafilla e deri ne shperberje. Nje mori personazhesh qe lane gjurme dhe dhane kontributet e tyre ne kete histori shumeshekullore. Vec te tjerash, theksoj dimensionin e kompleksitetit dhe veshtrimit te historise ne disa rrafshe: si histori shteti, shoqerie dhe qyteterimi. Qe do te thote se eshte historia me e plote me e kompletuar e qe perben nje mozaik, ku cdo element ka bukurine dhe rolin e vet dhe qe te ndihmon ne perceptimin e gjithe mozaikut. Nuk mund te le pa theksuar se Perandoria Osmane per shume kohe sherbeu si ombrelle per popuj te tjere, te cilet ne kete perandori hyne me historine e identitetit, kulturen dhe gjuhen e tyre, qe brenda kesaj ombrelle u ruajten. Keshtu qe autoret jane treguar shume korrekt ne raport me kete histori. Duke e veshtruar ate edhe si histori te arabeve, perseve, sirianeve, egjiptianeve, grekeve, bullgareve, shqiptareve etj. Nuk e gjejme kete panorame kaq te gjere ne historite e meparshme.

Shqiperia per me shume se pese shekuj ka qene pjese e Perandorise Osmane. Si ka qene gjendja e shqiptareve ne kete Perandori dhe a gjejme ne liber te dhena per personalitetet shqiptare, qe mund t'i jene ndihme studenteve dhe historianeve ne vend?

Eshte e vertete se Shqiperia per pese shekuj ka qene pjese e Perandorise Osmane. Dhe padyshim perben nje pjese te konsiderueshme te historise sone. Shteti osman, me sistemin e administrimit, me legjislacion, me formen e ndertimit te strukturave te shtetit, me modelimin e shoqerise, te kulturave dhe te qyteterimit, ndikoi dhe la gjurme ne historine tone. Por per te gjykuar drejte per keto ndikime e gjurme, duhet te njohesh mire kete histori dhe ne kushtet e kohes. Gabimi me i madh ne histori ndodh kur te kaluaren e matim me kultin e se tashmes. Gjendja e shqiptareve ne ate perandori ka qene si e gjithe shtetasve te tjere te perandorise. Duke lexuar kete liber kupton se sovrani me i larte i perandorise ishte ligji dhe osmanet u perpoqen te persosnin sistemin e tyre legjislativ.

Megjithese sistemi legjislativ eshte me dinamik dhe me ne perputhje me rrethanat, dicka eshte universale; qe sistemi legjislativ te jete rregullator i shoqerise. Studenteve te juridikut u sherben ky liber per te njohur themelet dhe parimet e nje sistemi juridik qe veproi per shume kohe. Qe sherbeu edhe ne shoqerine shqiptare. Keshtu qe eshte ndihmese per ata qe merren me historine e legjislacionit shqiptar. Ka dhe aspekte te tjera te shoqerise, ku studiuesit mund te gjejne informacion per fushen per te cilen jane te interesuar.

Sa i perket artit, traditave dhe kultures, a ka afrimitet dhe huazime mes dy popujve, te perfituara pse jo edhe ne formen e asimilimit?

Duke qene se shqiptaret ishin ne kontakt me kulturen dhe qyteterimin osman, patjeter qe pati ndikime e afri me te. Sic ka ndikime dhe afrime me kulturat e popujve te tjere, e posacerisht te atyre fqinje, te cilat jane te pamohueshme. Bashkepunimi ne keto fusha eshte i dobishem dhe me interesa reciproke. Por, e rendesishme eshte qe ne keto procese e marredhenie, cdo popull te ruaje identitetin dhe origjinalitetin e tij, cka verehet dhe ne ecurine e kultures sone gjate periudhes osmane. Fakti qe ne ruajtem gjuhen, por qe e pasuruam ate me fjale te reja nga osmanishtja qe hyne ne fjalorin tone dhe ende kane perdorim, eshte nje afri e ndikim. Fakti se ne arkitekturen shqiptare lindi nje model i ri nen ndikimin e arkitektures osmane qe ende eshte e pranishme ne Shqiperi, perben nje tjeter pasuri. Gjithashtu, i pranishem eshte ende arti islam qe e pasuroi artin tone me modele e me teknika te reja. Nen ndikimin e letersise osmane ne Shqiperi, lindi letersia alhamiadiste shqiptare me perfaqesues Nezim Beratin, Sulejman Naibin, Mucizade Hasan Zyko Kombari, e te tjere qe perbejne zanafillen e letersise shqipe. Edhe ne fusha te tjera te jetes; ne muzike, folklor, ne etnografi, ne veshje, ne gatim etj., verehet ky ndikim e nderthurje kulturash. Vetem se duhet dalluar se qyteterimi dhe kultura osmane nuk kishte karakter asimilues, se ndryshe pas 500 vjetesh ne nuk do te kishim as gjuhen, as kulturen, as identitetin tone.

Si eshte pritur deri tani ky liber ne qarqet e historianeve, politikaneve etj, ne Shqiperi?

Libri ka pasur jehone ne qarqet e historianeve, politikaneve, studiuesve shqiptare, per informacionin qe ai sjell, por edhe per saktesine e vertetesine e analizes historike. Kete e deshmoi fakti i pjesemarrjes ne promovim te nje elite intelektuale shqiptare. Kerkesat per ta patur kete liber jane ne rritje dhe ne po mundohemi qe brenda mundesive qe na lejon tirazhi i librit t'i plotesojme keto kerkesa. Njekohesisht, botimi i ketij libri gjeti pasqyrim te gjere ne median e shkruar dhe ate vizive.

Sipas mendimit tuaj, ekziston ne shqip nje volum kaq i permbledhur i historise shqiptare?

Se fundi, dua te theksoj se libri eshte nje vizion, nje kendveshtrim, nje model se si mund te shkruhet nje histori. Pavaresisht se shkrimi i historise mund te jete edhe alternativ per sa i perket kendveshtrimeve dhe analizave, e qe do te thote se brenda saj ka dhe diversitet e debat; dicka eshte e perbashket qe perben universalet e historise, ky liber i ka brenda keto universale. Ne shkrimin e historise se Shqiperise mund te jene te dobishme keto kendveshtrime e paradigma, ne pika takimi per problemet thelbesore qe tipizojne nje histori, por edhe me nuanca e vizione origjinale.

Bisedoi: Fjoralba Shahaj






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika