PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dario Fo ngjitet te "Aleksander Moisiu"


E Enjte, 14 Maj 2009

Durres- "Boll ! Keshtu nuk shtyhet me!". Keshtu quhet komedia e cila do te vihet sot ne skenen e teatrit "Alesander Mosiu" ne Durres. Nje komedi e shkruar nga autori italian Dario Fo, e cila eshte vene nga mbi 600 teatro e kompani teatrale ne te gjithe boten, edhe pse eshte shkruar 33 vjet me pare. Loja e aktoreve, mizanskenat e shumta ne salle, do ta bejne dhe publikun te ndjehet i perfshire ne kete histori. Nje tjeter element regjizorial eshte dhe vendosja e pankartave te shumta ne salle, ku te krijohet ideja e nje mitingu, por qe kete here nuk organizohet nga asnje parti politike apo shoqate joqeveritare, por nga nje grup i vogel artistesh qe me gjithe veshtiresite qe hasin per te qene apo jo, marrin guximin per te dhene nje mesazh. Ethet elektorale, kriza ekonomike, qytetare te pakenaqur nga sistemi politik, do te jene ne qender te shfaqjes me te re trupes se teatrit "Aleksander Mosiu" te Durresit. Komedia trajton situaten politike dhe sociale, ne formen e satires se groteskut. Komedi kjo e cila do vihet ne skene mbremjen e se enjtes nga regjisorja Driada Dervishi. Se bashku me aktoret me te mire te tetarit ne Durres, si Xhelal Tafaj, Eftjola Lacka, Ervin Doko, Erald Caushi, Marvin Tafaj, Hysen Bashhysa, Sanije Hoti e Muharrem Hoxha, ajo po perpiqet qe te ngjise ne skene nje komedi, e cila do te mbetet ne kujtesen e publikut per nga realizimi skenik, permbajtja dhe aktrimi.

E. Arapi






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika