Folku i Ballkanit, ne skenen e Argjirose
E Enjte, 14 Maj 2009
Gjirokaster- Kalaja e Gjirokastres "pushtohet" nga dhjetera grupe folklorike te Ballkanit ne festivalin nderkombetar "Fest Argjiro 2009". Organizimi i ketij aktiviteti behet i mundur nga bashkia e Gjirokastres, nderkohe qe ne skenen artistike te tij ngjiten ansamble dhe grupe te folklorit popullor nga vende te ndryshme. "Ne kete eveniment i cili zhvillohet per here te dyte ne qytetin tone, marrin pjese rreth 500 artiste popullore, kengetare, valltare, instrumentiste, jo vetem nga Shqiperia, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Kroacia, Greqia, etj", thote kryetari i bashkise, Flamur Bime.
Naten e pare te ketij festivali e ka celur ansambli popullor "Gjirokastra". Repertori i pasur i folkut i percjelle nga ansambli mbremjen e pare te festivalit, i ka entuziazmuar te pranishmit. Iso-polifonia labe e grupeve "Ergjeria" dhe "Kurora labe", kenget tradicionale te kenduara nga Gentian Selfo dhe Ermal Kore, eleganca dhe harmonia e valltareve te Dropullit, malli per vendlindjen i kengetares popullore Juli Cenko, kane qene larmia e kesaj buqete mireseardhje te folkut te treves se Gjirokastres. "Eshte emocionuese per mua te ngjitem serish ne skenen e ketij festivali", thote kengetari popullor Arjan Shehu, ndersa se bashku me grupin "Ergjeria" percjell kengen iso-polifonike "Engjell qe mu qase prane". Nivelin artistik te prezantimit te ansamblit "Gjirokastra" ne kete festival do ta rriste me shume edhe grupi popullor i Dhoksatit. Me veshjet karakteristike dhe kostumet popullore te zones se Lunxherise, ky grup do te sillte per spektatoret e festivalit nje element me shume, i cili do te pasuronte larmine e zonave etnografike qe prezantoheshin ne "Fest Argjiro 2009". Me duartrokitje dhe plot emocion do te percillnin spektatoret e festivalit edhe interpretimet e kengetares popullore Juli Cenko. Pjese e suksesit artistik te ansamblit "Gjirokastra" mbremjen e pare te festivalit do te ishin edhe interpretimet e kengetareve te tjere. "Megjithese deri tani jam ngjitur ne shume skena artistike serish per mua sa here interpretoj ne nje koncert ne qytetin e Gjirokastres eshte nje emocion me shume", thote kengetari Gentian Selfo. Ne programin artistik te ketij ansambli do te binte ne sy edhe ekzekutimi me elegance i valleve te zones se Dropullit, mjeshteria e instrumentisteve popullore qe shoqeronin kenget apo vallet e ndryshme. Gjithashtu mbremjen e pare jane ngjitur ne skene edhe ansamble folklorike nga Kosova, Maqedonia, Arbereshet e Italise etj. Gjate nates se dyte te festivali kane interpretuar edhe ansamblet popullore nga Bullgaria, Kroacia, etj. Nderkohe programi i ketij organizimi kulturor perfshin edhe celjen e Panairit te Librit Shqip. Sipas kryetari te Shoqates se Botuesve Shqiptare, Fatmir Toci, ne kete panair marrin pjese 15 shtepi botuese me rreth 5 mije tituj librash. "Ne vitin e dyte te ketij organizimi tashme Panairi i Librit eshte bere pjese e natyrshme e "Fest Argjiro 2009", duke kontribuar keshtu ne rritjen e nivelit cilesor te ketij aktiviteti dhe gjallerimin e jetes kulturore ne qytetin e Gjirokastres", tha ai. Ne kuader te ketyre veprimtarive eshte bere edhe promovimi i librit te shkrimtarit gjirokastrit Odise Kote, i titulluar "Vejusha".
Blerim Kore
500
Artiste
Mes te cileve kengetare, valltare, instrumentiste, do te marrin pjese ne kete eveniment qe zhvillohet ne qytetin e Gjirokastres. Ka perfaqesues te grupeve folklorike jo vetem nga Shqiperia, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Kroacia, Greqia, arbereshe te Italise etj.