PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vodafone Albania, serish ne mbeshtetje te artit


E Enjte, 14 Maj 2009

Muzike, ritem dhe emocione shoqeruan publikun artdashes, te dielen e kaluar ne naten finale te Top Fest 6. Ky eshte nje nder evenimentet me te rendesishem te muzikes moderne shqiptare, i cili vit pas viti po promovon nje kendveshtrim te ri mbi muziken, duke i dhene mundesi artisteve te rinj, te joshur pas rrymave me alternative muzikore te promovohen ne skenen shqiptare, perballe nje publiku qe e njeh shume mire prestigjin e Top Fest. Eshte ky festivali nga i cili do te dilte Alban Skenderaj, nje nga artistet me premtues te muzikes moderne shqiptare, dhe eshte po ky festival i cili kete vit do te vleresonte me cmimin e pare kengetaren kosovare Linda me kengen "Enderroj"

Mbremja u shoqerua me shume cmime, nder te cilat do te veconim cmimin Vodafone Club, i cili kete vit do t'i shkonte Eugent Bushpepes me kengen "Stine Dreqi", kompozuar nga Elton Deda, nje nga hitet me te vecanta te ketij edicioni, i cili dhuroi shume emocion. Perzgjedhja e Eugent Bushpepes si fitues i cmimit Vodafone Club, u mireprit me duartrokitje te gjata nga publiku. Ashtu si do te shprehej edhe vete kengetari, "...e dashuroj kete kenge nga nota e pare tek e fundit, jam perpjekur te vij pak ndryshe dhe me melankolik duke u bazuar ne nje muzike dhe tekst qe flet per nje dashuri te humbur". Persa i perket cmimit Vodafone Club; "...jam shume i kenaqur sepse mendoj se eshte nje nder cmimet me prestigjioze te Top Festit. Tek e fundit jam edhe une pjese e kesaj familjeje te madhe telefonike".

Vodafone Albania eshte Partner Zyrtar i Top-Fest qe prej fillimeve te tij, 6 vite me pare. Nje aktivitet i cili vit pas viti po behet nje trampoline suksesi per te rinjte shqiptare. Ky bashkepunim tregon serish mbeshtetjen e fuqishme qe Vodafone Albania i jep ne vazhdimesi artit shqiptar. Mund te thuhet pa hezitim, se edhe kete vit, ashtu si vitet e shkuara cmimi Vodafone Club ka shkuar ne duart e duhura.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika