PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kush jane nxenesit qe po udhetojne drejt nates se Yjeve


E Merkure, 13 Maj 2009

Tre nga kandidatet e "Akademise se Yjeve", vijne kesaj radhe permes intervistave te shkurtra, ku ata shprehen ne lidhje me parapelqimet e tyre per djemte dhe vajzat e Akademise, karrieren e pritshme dhe marredheniet sentimentale. Tanime, ata jane bere te famshem dhe kane shume fansa qe interesohen jo pak per jeten e tyre. Labinot Avdiu, djali nga Prishtina qe konkurron ne disiplinen e kenges, tregon se c'mendon rreth Fioreles, duke pohuar se "asaj i duket vetja si qendra te botes". Kur kendonte kengen "Imbranato" te Tiziano Ferros" kenga i eshte pershtatur shume dhe me jeten e tij dhe me eksperiencat e tij, sepse dhe atij i ka rastisur te dashuroje gjithnje vajzen e gabuar. Ne dashuri, Labinoti ndjehet pak "imbranato". Nderkaq, nje tjeter konkurrent ne disiplinen e kenges eshte Stefan Marena, 16-vjecari nga Shkodra qe studion ne liceun artistik "Prenk Jakova". Ka interpretuar mbi dhjete kenge dhe me shume i kane pelqyer "Nje here ne jete" e Alban Skenderaj dhe "Wherever you will go". Ka simpati per Elden, vajzen qe konkurron ne disiplinen e fansit, por shprehet se pelqimi eshte vetem shoqeror. Sa i perket sferes sentimentale, ai mendon se eshte ende ne moshe te vogel, per te ekzistuar dashuria e vertete. E treta dhe e fundit eshte Artes Feruni. Deshiron te fitoje Akademine e Yjeve dhe i pelqen konkurrenca pozitive, sepse i jep shtyse qe te ece me tej. Per te, meshkujt jane si specie te ndryshme nga femrat. Nuk ka shume besim tek ta. Nuk i pelqen te gjykoje eger, por femrat jane me te sinqerta dhe me te perkushtuara ndaj djemve. Dashurojne me paster. Pengu me i madh i jetes per te eshte fakti se gjyshi i saj nuk jeton me dhe ishte endrra e tij qe ta shihte ne skenen e Akademise.





"Dashuroj gjithnje vajzen e gabuar"

Vjec 16. Banon ne Prishtine. Ka kenduar qe 4 vjec. Endrra me e madhe e tij eshte te behet kengetar i muzikes rock.

Nepermjet pjesemarrjes ne Akademine e Yjeve deshiron te kenaqet sa me shume, ti tregoje publikut aftesite e tij ne kenge. Ne fillim ndjehej i pasigurt, pasi nuk i njihte mire te tjeret, mirepo sapo u afrua me ta gjeti sigurine dhe forcen per te vazhduar. Nga kenget qe ka interpretuar gjate javeve te Akademise i ka pelqyer i gjithe repertori i zgjedhur nga profesoret, sepse i jane pershtatur vokalit te tij. Kenga qe ka me per zemer eshte "Eherever you eill go" nga grupi "The Calling".

Debati i tij me Fiorelen ka terhequr vemendjen e publikut. Per te Fiorela eshte kengetare e mire edhe pse ka nje timber te cuditshem, por si tip eshte akoma dhe me e cuditshme se timbri i saj. Nese do e kishte shoqe banke do mesohej te bashkejetonte, edhe pse nuk duron dot vetebesimin e tepruar qe shfaq. Faktin qe i duket vetja qendra e botes. Shprehet se tani qe eshte bere shoqe me Desin e ka bere dhe ate si veten. Ndersa Xhusi per mendimin e tij eshte me simpatikja prej vlonjateve dhe me e vecanta per disa aspekte. Mendon ndryshe, eshte me e hapur, dhe e kupton me shume se dy te tjerat. Defekti i Elhaides dhe Stefanit eshte se kane veshtiresi ne pranimin e kritikave. Ndersa Patriku eshte cool. Niten e konsideron si moter.

Vajzat! "Konkurrentet e femra te Akademise jane shume te mira, por te egra" shprehet ai. Modeli i tij femeror: nje vajze e lezetshme dhe e vecante per nga stili. Te mendoje ndryshe nga vajzat e tjera. Bjonde ose brune? Nuk ka preferenca. Ai di vetem se kur bie ne dashuri, zhytet koke e kembe. Kete e thote me siguri, sepse ka dashuruar disa here. Hera e pare qe i ka pelqyer nje vajze ka qene ne klasen e pare, shoqe klase. Nuk ka guxuar kurre t'ia thote ndjenjen asaj. Seksin ai personalisht nuk e quan tabu. Kur kendonte kengen "Imbranato" te Tiziano Ferros" kenga i eshte pershtatur shume dhe me jeten e tij dhe me eksperiencat e tij, sepse dhe atij i ka rastisur te dashuroje gjithnje vajzen e gabuar. Ne dashuri, Labinoti ndjehet pak "imbranato". Gjithsesi mendon se ne te ardhmen do zgjedhe me mire.

Ka shume fansa femra si ne Tirane, ashtu edhe ne Prishtine e Tetove dhe mendon se cikat e e gjithe botes jane te mira. Gjithnje dine ta bejne per vete.

Konkurrentet me te forte ne "Akademine e Yjeve" konsideron Elhaiden, Stefanin dhe Patrikun. Nuk e di nese do e fitoje Akademine, por famen sigurisht, edhe pse nuk do te thote shume per te. Me rendesi per te ka te jete njeri origjinal.



Stefan Marena

"Kam rene ne dashuri ne klase te peste"

Banon ne Shkoder, eshte 16 vjec, nxenes i liceut artistik "Prenk Jakova". Mendon se shkodranet jane njesha ne muzike dhe ne art. Endrra e tij me e madhe eshte te behet nje artist me fame boterore.

Nepermjet pjesemarrjes ne Akademi kerkon te mesoje gjera te reja dhe te tregoje cilesite e tij si ne balet dhe ne kenge. Ne fillim ndjehej i sigurt ne vetvete dhe cdo jave qe kalon vazhdon te ndihet me mire. Ka interpretuar mbi dhjete kenge dhe me shume i kane pelqyer "Nje here ne jete" e Alban Skenderaj dhe "Eherever you eill go".

Simpatia e tij e shumeperfolur per Elden, balerine e "Akademise se Yjeve" eshte me shume shoqerore, sepse ne kete moshe nuk mendon se ekziston dashuria e vertete. Elda i pelqen si paraqitje dhe si karakter dhe e konsideron nje vajze te zgjuar. Nuk eshte se kjo simpati e ben qe ta cilesoje Elden si balerinen me te mire, sepse sipas mendimit te tij balerina me e mire eshte Adela. Thashethemet per to i perhapi Jurgeni.

Stefani ka rene ne dashuri per here te pare ne klase te peste. I ka shkruar nje leter shoqes se klases, ku i tregonte gjithe te vertetat e ndjenjes se tij. Metuesja i ka kthyer pergjigje duke u shprehur se dhe asaj i pelqente. Por, nuk jane puthur. Nuk ishte nje dashuri qe zgjati, sepse ne klase erdhi nje vajze tjeter dhe Stefanit i mbeten syte tek e reja. Kjo nuk do te thote se ai eshte Don Zhuan! Ai eshte i bindur se vajzen e jetes se tij do te dije ta zgjedhe sic duhet dhe sipas te gjitha kritereve te plotesuara. Ka shume sukses tek femrat sepse di te pikturoje mire dhe shkruan bukur. Nje talent qe e ben qe te ndjehet romantik si djale dhe qe vajzat dine ta vleresojne. Pa dyshim qe ne kete aspekt e ndihmon shume dhe te qenit shkodran. Kultura e qytetit te tij e ka ndihmuar te jete i kujdesshem nga ana estetike. Nje vlere qe sipas tij duhet ta kuroje cdo njeri qe ndjehet artist.

Ka krijuar shume fansa femra te cilat i cojne mesazhe tere kohen. Mesazhi me i bukur: "Jam nje dashamirese shkodrane e artit dhe mendoj se ti je nje artist i vertete ne te gjitha pikepamjet. Te puth fort"! Edhe rruges, tregon se e kane ndalur per te bere foto dhe per t'u pershendetur e marre autografe.

Si konkurrent te forte ka Elhaiden. Nese do e fitonte ai cmimin e Akademise, nje pjese te cmimit do e kaloje per femijet ne veshtiresi, sepse gjate veres se kaluar ka marre pjese ne pese fushata sensibilizimi per femijet me aftesi te kufizuar.



Artes Feruni

"Nuk kam shume besim tek meshkujt"



Vjec 15. Banon ne Tirane dhe eshte nxenese ne shkollen "Deshmoret e Lirise". Endrra me e madhe e saj per momentin eshte te fitoje Akademine, nderkohe qe ne te ardhmen te behet kampione bote ne dansin sportiv. Akademine e konsideron si nje eksperience shume te vlefshme. Eshte shkolla e saj e pare e vertete e artit, dhe si eksperience e pare mendon se do e formoje shume per te qene e pergatitur per te ardhmen e saj. I pelqen konkurrenca pozitive dhe mendon se eshte nxitje dhe rritje profesionale. Nuk ndjehet inatcie, por nje vajze ambicioze qe kerkon te ece perpara ne rrugen e saj, pa rrenuar ate te tjereve. Me Adelen kane qene mike te mira, por tani u jane ndare rruget. Per te eshte konkurrente e mire, me vullnet, qe perpiqet te permiresohet gjithnje, por qe nuk eshte e pakalueshme. Ajo mendon se me pune dhe me vullnet mund te shemben idhujt, jo konkurrentet!

Djemte! Ne Akademi ka ardhur per te punuar dhe nuk ka shume kohe te merret me ta. Simpatia me Gracionon ka qene thjesht nje miqesi shume e mire qe vazhdon ende. Balerinet jane artiste, jane njerez te lire dhe duke qene se kalojne shume kohe bashke kane me shume shprehuri. Ajo e konsideron Gracianon mik te ngushte dhe nuk e ka aspak ndryshe nga Jurgeni apo Silvestri.

Nuk e mban mend kur ka simpatizuar ndonje djale. Ndoshta ne moshe te hershme. Moshataret e saj diskutojne shpesh per djemte, sidomos kur jane bukuroshe. Por ajo mendon se nuk i ka ardhur akoma mosha per te zgjedhur nje djale per dashuri te vertete. Edhe pse kriteret e princit te kalter i ka shume te percaktuara ne mendje. Ai duhet te jete i sinqerte, i perkushtuar dhe te mos jete egoist. Pse jo dhe te kete nje paraqitje estetike te mire. Ajo eshte e bindur se kur vjen dashuria, vjen me te ndjere dhe jo me kritere. Meshkujt i sheh si specie te ndryshme nga femrat. Nuk ka shume besim tek ta. Nuk i pelqen te gjykoje eger, por femrat jane me te sinqerta dhe me te perkushtuara ndaj djemve. Dashurojne me paster.

Ndjehet shume e lidhur me nenen e saj. Per momentin eshte gjeja me e rendesishme e jetes se saj. Ajo eshte menaxherja, stilistja dhe gjithcka per te. E mbeshtet gjithe kohen dhe per te eshte shoqja me e ngushte qe ka. Asaj qe mund t'i besoje cdo frike, pasiguri, cast gezimi dhe trishtimi, pse jo dhe preferencat qe ka. Shpesh e shtyn te guxoje dhe i pelqen dhe kur e kritikon. Ne fakt kur ka hyre ne Akademi ka pasur ca polemika te vogla me te. Nuk e ka bezdisur kurre, por ndonjehere marredheniet e tyre edhe ashpersohen. Gjeja qe e inatos me shume eshte kur ajo nuk e beson. Pengu me i madh i jetes per te eshte fakti se gjyshi i saj nuk jeton me dhe ishte endrra e tij qe ta shihte ne skenen e Akademise. Nje enderr qe nuk realizohet dot, edhe pse ajo e konsideron si engjellin e saj mbrojtes.




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika