PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Mikrokozmosi" i Pecit


E Marte, 12 Maj 2009

Pak dite me pare, instrumentisti Elvis Peci dha nje koncert, per te cilin shume artiste me reputacion kane shprehur konsideratat e tyre me te mira. Pianisti Peci interpretoi me kete rast tre libra te Bela Bartok, qe luhen per here te pare ne Shqiperi.

"Elvisi eshte tashme nje pianist me formim te plote artistik. Dallohet per pjekuri,

koncept te qarte, organizon nje veper mjaft te veshtire, duke evidentuar cilesisht

karakteristikat stilistike te kompozitorit ne nje baze teknike dhe muzikale te

perkryer", tha per pianistin Prof. Anita Tartari, e cili shtoi se Peci eshte padyshim ne majen e artisteve te rinj. Konsideratat me te mira shprehu gjithashtu edhe Ass. Prof. Alqi Lepuri, i cili e quajti veten me fat qe pati mundesine te shihte koncertin. E quaj "e vecante sepse ekzekutimi i vepres se Bela Bartok-ut ishte nje shprehje shume domethenese per aftesite dhe shijet e nje pianisti, i cili merr persiper nje mision. Teknika e sofistikuar qe zoteron Elvisi, jo vetem i jep jete natyrshem Mikrokozmosit, por me nje paraqitje te hatashme te planeve, koloriteve, timbrikave na krijoi nje gjendje emocionale shume te kendshme", tha ai. Nderkaq, Ass.Prof. Merita Rexha-Tershana, tha se kishte pasur mundesine ta degjonte pianistin cdo vit ne provimet e shkolles dhe ne koncerte dhe ka admiruar gjithmone tekniken e larte, tingellimin koncertal, pjekurine dhe mencurine ne loje. "Por ajo qe me kenaqi kete here, ishte aftesia per te luajtur kete veper te veshtire e komplekse ne karaktere, ritme, tempe te veshtira, mbeshtetur ne folklorin hungarez e me tej", deklaroi nga ana e saj Rexha. Sipas Prof. Astrit Selites, "ne lojen e Pecit u pasqyrua shume qarte puna shume serioze per realizimin e nje programi mjaft ambicioz, me ngarkesa te shumta emocionale dhe tekniko-profesionale.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika