PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Krahina e Suloves, ne syrin e te huajve


E Diele, 10 Maj 2009

Pellumb Gorica

Edith Durhamin e kane pershkruar si mbretereshe e pakurorezuar te ceshtjes shqiptare. "Mikesha e perjetshme e shqiptareve", e cilesonte Faik Konica. Mbreti Zogu i Pare e dekoroi me titull nderi me motivacionin: "Ajo na fali neve zemren e saj dhe fitoi si kembim vemendjen e malesoreve tane". Po kush ishte Edith Durham? Eksporatore, humaniste antropologjike rreth jetes ne trojet ballkanike. U lind me 1863 ne Angli. Ajo rridhte nga nje familje e madhe dhe e pasur. Edith ishte me e madhja nga 8 femijet e kirurgut Artur Eduart Durham. Pothuajse te gjithe nga shtate vellezerit dhe motrat e saj u bene te njohur ne profesione te tilla si mjeke, inxhinier, avokat, mesues. Ne moshe te re, shendetlige, me vullnetin e perkulur Edith Durham udhetoi ne Ballkan. Ajo behet deshmitare e shume ngjarjeve historike ne Ballkan, rreth te cilave shkroi 7 libra, duke u fokusuar me shume ne ceshtjet shqiptare. I tregoi qarte botes per Shqiperine dhe shqiptaret ne nje kohe kur kombi yne rrezikohej te shuhej e kur propaganda e huaj villte vrer, e sidomos kur i kanoseshin rreziqe te shumta si ne Jug nga agresoret greke ashtu dhe ne Veri nga serbet e malazezet, qe kishin shkelur trojet tona e qe kryenin masakra c'njerezore kunder popullsise. Dihet nga historia se pas vitit 1912 dyndja e ushtrive ballkanike dhe nderluftuesit e Luftes se Pare Boterore e vune fatin e Shqiperise ne tehun e mbijeteses. Turqia e dobesuar shume ndodhej ne buze te gremines dhe ne Shqiperi i kishte ditet e numeruara. Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia sipas nje marreveshjeje midis tyre, shfaqen lakmite grabitqare per pervetesimin e tokave shqiptare.

Edith Durham udhetoi neper shume krahina, fshatra, qytete, male, fusha e lugina lumenjsh ne Shqiperi. Asaj i pelqente te futej ne krahina te thella, rralle te shkelura nga udhetar te huaj. Udhetime te rrezikshme e me plot te papritura dhe sidomos per nje femer ne veshtiresite e gjendjen qe ndodhej Shqiperia ne ate kohe. E frymezuar nga gjeografia, historia, mikpritja shkroi me simpati per popullin shqiptar, per virtytet e larta morale, te beses, zakoneve dhe trimerive te tyre, por edhe gjendjen ekonomike, sociale, fetare, hasmerine. Nuk do te zgjatemi se ndoshta nuk eshte rasti, por po sjellim ne kete shkrim pershkrimet e Edith Durhamit per krahinen e Sulove kur udhetoi nga Berati ne Elbasani brigjeve te lumit Devoll ne fillim te shekullit XX, e shoqeruar nga nje suvari (xhandar kalores), per te njohur me mire atmosferen e asaj kohe me detaje interesante, karakterin origjinal te banoreve, zakonet, gjendjen sociale, (tregon nje histori gjakmarrje), per veshtiresite e udhetimit. Shenime te shkeputura nga vepra e saj "Brenge e Ballkanasve'' faqe 293-294, ..."U larguam nga Berati per ne Elbasan ne oren 6 te mengjesit, une me kalin tim me te dobet qe kam pare, sepse ai as vraponte, as mundte te ecte, por levizte gjithnje duke u hedhur. Nuk merzitem nga hedhjet e nje mezi per nje fare kohe, por kur kjo zgjat per 12 ore rresht eshte e lodhshme. U gezova qe rruga ishte shume e keqe qe kali te ecte ngadale, perndryshe udhetimi qe i kendshem. Shpejt arritem ne lumin Devoll dhe vazhduam gjate bregut te tij.

Suvaria (xhandar kalores), nje djale i qeshur i zhdervjellet i cili e quante udhetimin tim ceshtje sporti, per qejf, gje per te cilen ai e aprovonte plotesisht. Tha se pervec nje pengese te vogel te tij private, rruga ishte plotesisht e sigurt. Prindi i tij plak e i mjere, i cili ne ate kohe nuk mund te zgjidhte vete ate ceshtje nderi i qe dashur te largohej nga ai rreth. Gjendjen e tij djali nuk e quante aq te keqe perderisa ishte futur ne xhandarmeri. Kjo ishte nje mbeshtetje mbrojtese per te sepse ishte i armatosur mire. Per hatrin tim ai tha qe shpresonte qe te mos hasnin ate dite me ndonje nga armiqte e tij dhe derisa fliste keshtu ai shikonte nga te gjitha anet me syte e tij boje hiri prej shqiponje. Per fat te mire ai nuk banonte per gjate rruges qe do te kalonim ne, por po ta shihte njeri mund ti zinte prite kur te kthehej. Sigurish ai s'ishte i marre qe te kthehej prape nga kjo rruge. Numrin e varreve te humbur qe gjendeshin rruges ishin deshmite e atyre fjaleve qe na thoshte ky djale.

Te gjithe burrat qe leronin token mbanin gjeverdare (pushke). Barinjte e kodrave kishin martina dhe gjerdanet plot me fisheke. Disa prej tyre ishin shume te rinj, cunake te erret, fort te pashem, te hedhur dhe sqimatare me paraqitje krenarie sikur donin te thoshin "veri gishtin kokes, jam une ketu" Jeta ne kete krahine eshte shume e rende, prandaj ata me te fortet mund te mbijetojne. Gati nje cereku i tokes ishte i punuar, por brenda disa pyjeve shihej se po hapnin toka te reja te cilat ishin te shendosha. Dolem ne nje shesh te gjere ne mes te cilit gjendeshin dy drunj arrash te medhenj. Ketu suvaria ndali per t'u kenaqur me kujtimin e shenjave te plumbave ne qitje me pushke qe kishin pasur bere ne kete vend njerez te ndryshem. Nje vit me pare dy katundare, ate e bir qene qelluar nga te zotet e asaj shtepie ne koder derisa u vrane te dy. Tani s'kishte mbetur gje vec qivuri i tyre, nje grumbull i madh me gure. Pse i vrane? Suvaria nuk e dinte ndoshta kishin armiqesi gjaku. Po te kene qene ashtu ata duhet te kene qene te marre qe s'kane qene te armatosur. Qe te dalesh jashte pa qene i armatosur ne keto rrethana eshte aq budallallek sa si te dalesh jashte pa pasur ombrelle ne Angli dhe pastaj te ankohesh pse u lage. Gjykatesit i kishin cuar ne ferr. Ky nje vend pagane, qe quhet Myslim, por as kishte as xhami, prift a hoxhe. Nuk gjendet ne katundet e shumta te shperndara nga te gjitha anet.

Ne cdo kryqezim degesh te pemeve gjate rruges ka te vendosur nga nje gur si shenje per te perforcuar besimin e njerezve. Ata vendosen mbi deget qe te mos shkelin per clodhje njerezit e tyre te vdekur kur kalojne fluturimthi. Nder te gjitha rruget ka shume nga keta gure, me duket se edhe qiraxhiu im vendosi nje mbi deget e nje lisi. Kur thirren ushtare, njerezit e kesaj krahine shpesh e deklarojne veten te krishtere per t'u perjashtuar dhe pastaj kur vijne tagrambledhesit per te kerkuar taksa ata i perzene me duar thate e me kercenimin e armeve, duke thene se nuk i paguajme taksa se jemi myslimane. Me ne fund zbritem ne lugine dhe hasem ne ca hunj dhe nje qemer te cilat tregonin se ketu kishte qene ure. Ju drejtuam bregut te lumit dhe suvaria, duke bertitur e llomotitur me disa katundare ne anen e pertejme pyeti se ku ishte lumi i kalueshem dhe pastaj preu dhe hyri i pari ne lum. Kurajo qe me dha ky me detyroi te ndjek nga pas pa asnje dyshim. Uji na arriti deri aty sa nuk na u desh te notojme, porse te tjeret u zhyten duke nguruar. Prej ketej vazhduam drejt nje rruge te mire dhe pame Elbasanin qe shtrihej ne nje fushe te gjere me minare te bardha, nje xixellim ne mes qiparisave qe na dukej se nuk do te mundeshim ti aviteshim kurre...". Edith Durham, iku nga kjo bote me 15 nentor 1944, duke lene pas tek shqiptaret, kujtimin e nje mikeje per Shqiperine.



Krahina e Suloves ne shekuj nuk i ka shpetuar as syrit dhe vizites se te huajve. Udhetare, studiues, historiane, ushtarake te larte, shkrimtare, inxhiniere, te kombesive te ndryshme: angleze, austriake, italiane, greke, gjermane, francez, ruse etj. Dhe nuk jane te pakte ata qe kane shkruar: Ami Bue, Pukvili, Johan Georg Fon Hann, Edith Durhami, Gjergj Veith, Dayrrell Oaklej Hill, D Thurn etj. Jane interesante shenimet qe kane mbajtur. Nje pjese duke e permendur, kur ua donte qellimi apo misioni i caktuar, te tjere, duke shkruar enkas per te. Natyrisht pershkrimet e tyre jane te pakta edhe shkarazi flasin per kete krahine, por me fakte, dhe informacione per traditat, dukurite, gjendjen sociale e ekonomike, hasmerine, gjeografine, ndertimet etj, per te cilat jane te domosdoshme per te ditur me shume per te kaluaren tone




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika