PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bedri Dedja, "Presidenti i planetit te kuq"


E Diele, 10 Maj 2009

Ne Neuchatel te Zvicres, u be dje promovimi i romanit te Bedri Dedjes "Presidenti i planetit te kuq". Merr pjese dhe Artistja e Popullit dhe Personaliteti i Vitit 2009, Vace Zela

Alfred Papuciu*

Lidhja e Arsimtareve dhe Prinderve Shqiptare "Naim Frasheri", ne bashkepunim me Bashkesine Shqiptare te Kantonit te Neuchatelit (Neshatel), organizuan dje promovimin e librit "Presidenti i planetit te kuq", vepra e fundit te autorit te ndjere per femije Bedri Dedja. Ky eshte testament letrar i autorit. Te pranishem ishin personalitete nga Diaspora, si dhe Artistja e Popullit, Personaliteti i Vitit 2009, Vace Zela, se bashku me bashkeshortin Pjeter Rodiqi dhe te bijen Irma Rodiqi. Ishte po ashtu i pranishem, Mehmet Elezi, ambasador i Republikes se Shqiperise ne Konfederaten Zvicerane dhe bashkeshortja e tij.

Te pranishmit i pershendeti Belul Bajrami, kryetar i Bashkesise Shqiptare ne Neuchatel, pastaj, ne kuader te programit, me nje fjale eshte prezantuar edhe Mahir Mustafa, koordinator i SHSHMP ne Zvicer. Ne vazhdim, Asllan Gjinovci evokoi "Kujtime me Bedri Dedjen", ndersa Saime Isufi, arsimtare e gjuhes shqipe ne Bienne u paraqit po ashtu me nje fjale. Krijuesi Alfred Papuciu ka mbajtur "Dy fjale per autorin Bedri Dedja dhe per krijimtarine e tij". Ndersa Edlira Dedja ka demonstruar para te pranishmeve, veshtrimin "Libri "Presidenti i planetit te kuq" dhe vlerat e tij edukative per femijet".

Gjate veprimtarise jane interpretuar edhe kenge te Artistes sone te Popullit, Vace Zela. Ne vazhdim kishte diskutim te lire me nxenesit e shkolles shqipe te Neuchatelit, nen drejtimin e Drita Kelmendit, mesuese e gjuhes shqipe. Do te kete po ashtu lexim fragmentesh te librit nga nxenesit e shkolles shqipe, si dhe diskutime te lira te pjesemarresve. Programi artistik, u mbyll nga grupi i valleve.

* Mediator kulturor, Gjeneve



Vleresimet per akademikun Dedja

Veprimtaria e promovimit, u zhvillua ne Neuchatel te Zvicres. Kjo veprimtari zhvillohej pas asaj te mbajtur ne Tirane, ku nisi nje konference perkujtimore me rastin e 5-vjetorit te vdekjes se shkrimtarit, psikologut, pedagogut dhe akademikut Bedri Dedja. Atje fjalen e rastit e mbajti Prof. Nuri Abdiu, shef i departamentit te psikologjise dhe pedagogjise se Universitetit, me temen "Akademiku Bedri Dedja - mesuesi i mesuesve dhe profesori i profesoreve te fushes se tij". Po ashtu, fjalen e mori edhe akademiku nga Kosova, Prof. Pajazit Nushi, me temen "Akademik Bedri Dedja- integrues i mendimit psikologjik mbareshqiptar". Pati diskutime dhe kujtime nga te pranishmit per Bedri Dedjen si dhe u perurua libri itij i fundit.

Po ashtu, ne qytetin e Kucoves, u organizua promovimi i librit "Presidenti i Planetit te Kuq" nga bashkia e qytetit ne ambientet e bibliotekes. Merrnin pjese te gjitha autoritetet e qytetit te Kucoves, arsimtare, intelektuale, lexues dhe nxenes te shkollave. Ilir Musta, shperndau 200 libra falas per shkollat e Kucoves, biblioteken dhe te pranishmit.

Gjithashtu ne Panairin Nderkombetar te Librit dhe te Shtypit ne Palekspo te Gjeneves u paraqit libri i fundit i Akademikut Bedri Dedja "Presidenti i Planetit te Kuq" (Planeti Mars i kuqerremte).



Admirim

Bedri Dedja kujtohet me dashuri nga miqte e tij te shumte, nga koleget, familjaret, nga admiruesit e veprave te tij, ish-studentet, por edhe nga qytetaret e panumert qe ruajne kujtime nga takimet me te, si dhe femijet.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika