PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Silvestri, ylli i nates se gjashte te "Akademise se Yjeve"


E Premte, 08 Maj 2009

"Akademia e Yjeve" ka hyre ne periudhen me te nxehte te konkurrimit. Kete e ka deshmuar dhe prania e shume spektatoreve ne skenen e disko "Calvin", nje frekuentim i larmishem plot fansa dhe brohorima mbeshtetese.

Spektakli i gjashte i Akademise me te famshme ne Shqiperi, ka nisur me nje falenderim te drejtueses Zana Cela, shume elegante ne performancen e saj vizive, e cila duke pershendetur nxenesit e shkolles "Sami Frasheri" ka falenderuar fansat, mediat per vemendjen e madhe qe kane ndaj spektaklit. Mbeshtetja e tyre e ben me "krahe" per te vazhduar misionin e madh ne mbeshtetje te talenteve shqiptare, nje e ardhme me e mire per muziken dhe artin shqiptar. Vecon faktin se pervec talenteve te padiskutueshme ne fushen e muzikes dhe baletit, kete vit i eshte kushtuar vemendje me e madhe problemeve sociale te te rinjve, interesave te tyre politike, raportit me prinderit, te ardhmen etj.

Nata e gjashte ka nisur me hedhjen ne diskutim te marredhenieve mes nxenesve dhe profesoreve, duke sjelle ne Shqiperi nje standard te ri; ate ku nxenesit flasin lirshem para pedagogeve dhe nuk censurohen per mendimin dhe opinionin e tyre. Nxenesit e kantos kane folur ne kamera mbi profesoret e tyre, kompozitorin e njohur Kristi dhe Sokol Marsin, duke treguar vlerat dhe ndonje kritike miqesore ndaj profesoreve. Nga opinionet u dallua ai i Elhaides, ndaj profesor Kristit ku ne menyre te sinqerte konkurrentja nga Shkodra, thekson faktin se i pelqen profesor Kristi sepse i le te lire dhe te gabojne, sepse duke bere gabime ato mesojne. Nderkohe qe Ardita thekson faktin se profesor Sokoli eshte me strikt.

Opinionet e nxenesve priten shume mire nga pedagoget e shigjetuar. Sokol Marsi falenderoi konkurrentet e kenges, qe i kane vene ne dukje ne insert seriozitetin sepse ne fakt eshte baza kryesore e karakterit te tij. Mendon se mbi seriozitetin duhet te ndertohet dhe karriera e tyre sepse kane perqafuar nje rruge qe kerkon perkushtim dhe vullnet te vecante. Nderkohe qe Kristi Popa ndjehet shume i surprizuar.

Ftohet ne sfide Elhaida dhe Fiorela. Te dyja do te interpretojne kengen "If i where a boy" e kenduar nga Beyonce. Nje kenge e fuqishme qe kerkon potencial muzikor. Kompozitorja e njohur Diana Ziu, do te komplimentoje per kengen, te cilen e cileson si nje nga interpretimet e arta te muzikes bashkekohore. Sipas mendimit te saj, Fiorela rreshkiti ne intonacion. Nderkohe qe Elhaida nga mesi i kenges e prapa, e mori veten mire.

Kompozitori dhe kengetari i njohur Pirro Cako, kundershton opinionin paraardhes duke komplimentuar me kete rast pedagoget sepse eshte ndjere i surprizuar nga interpretimi i vajzave. Te dyja konkurrentet kane qene mbi shina te drejta. Gjithsesi ai ka dalluar Elhaiden sepse ka kenduar me mire. Mendimit te Pirros i eshte bashkuar dhe Sokol Marsi, i cili shprehet se ka qene nje sfide e veshtire, duke dalluar ne refren Elin. Kristi ka verejtur se nuk ka qene dita me e mire e dy vajzave. Ai eshte shprehur se ndjehet i lumtur qe Fiorela perballet me Elhaiden.

Sfida e dyte ka qene baleti qe ka vene perballe Silvestrin me Artesin. Nje neoklasike e percjelle fillimisht nga balerinet e njohur Enada Hoxha dhe Gerti Vaso dhe me pas nga konkurrentet. Nje interpretim qe per here te pare ka bashkuar ne mendim dy profesoret, te cilet kane theksuar faktin se kete radhe ndjehen te kenaqur me interpretimin e dy balerineve. Sipas prof Gertit, Artesi ka interpretuar embel nderkohe qe Silvestri ishte jashtezakonisht i sakte.

Ka vazhduar spektakli me sfiden e kenges. E famshmja Gloria Gaynor, nje nga legjendat e viteve 80-te me kengen e saj te famshme "I will survave" qe ka ngritur peshe me interpretimin e kenges se saj, miliona njerez ne gjithe boten ka ardhur ne skenen e Akademise nga Nita dhe Ardita. Nita eshte shprehur se ka pasur pak emocione duke qene se zyshe Diana eshte me te vertete shume e ashper, dhe ndonjehere kjo gje i shkakton ca emocione me shume se c'duhet. Nje verejtje qe e ka bere te buzeqeshe kompozitoren. Menjehere pas interpretimit, e merr fjalen kompozitori i famshem Pirro Cako, i cili thekson faktin se shkolla ka rritje, konkurrentet jane shume te mira dhe interpretimet behen gjithnje e me te veshtira te dallohen mes tyre ne nivel. Ai zgjedh Niten si me te miren. Ka qene dakord dhe Kristi, sipas mendimit te te cilit kosovarja ishte me e sakte, nderkohe qe Ardita ka qene shume e embel. Profesor Sokoli ka pergezuar Arditen per avancen e saj gjate ketyre javeve duke u rritur ne interpretim. Edhe profesor Sokoli shprehet se vitet e tjera ka pasur disa elemente shume te talentuar, nderkohe qe kete vit niveli eshte i jashtezakonshem dhe eshte shume e veshtire te dallosh mes konkurrenteve.

***

Sfida e katert ka qene ajo e hip-hopit. Ivana, Elda, Neritani dhe Silvestri kane sjelle ne skene nje interpretim tejet dinjitoz duke marre dhe komplimentet e profesor Tanit. Neritani eshte pergezuar nga profesori ne interpretim dhe menjehere drejtuesja e spektaklit, zonja Zana Cela ka terhequr vemendjen e publikut duke i ftuar telespektatoret te ndjekin Neritanin ne jeten e perditshme te tij. Neritani, nepermjet nje mesueseje private ka mesuar shkrim dhe kendim dhe ky eshte nje nga rezultatet e medha te Akademise se sivjetme.

Me pas salla do te pushtohet nga muzika folklorike, nje kolazh i realizuar nga Sokol Marsi qe do sjelle kengetaret dhe balerinet e Akademise ne nje interpretim shume te vecante qe do terheqe vemendjen e gjithe te pranishmeve.

Sfidat i kane fituar Elhaida, Silvestri, Nita, Silvestri dhe Elda.

Ka fituar skuadra e kuqe, fale kontributit te Silvestrit qe ka fituar dy sfidat e nates dhe menjehere kane pasuar propozimet e eliminimit. Konkurrentet e skuadres se kuqe kane propozuar Neritanin, i cili ne klasifikim ka zene vendin e 16-te. Vendimi i takon profesoreve, te cilet mendojne se balerini i hip-hopit duhet te largohet nga Akademia, edhe pse me rregulloren e re te Akademise ai do munde te vazhdoje te frekuentoje kualifikimin dhe pa dyshim shkollen.



Largimi spektakolar i Neritanit



Zana Cela qe eshte drejtuesja dhe producentja e ketij programi, shprehet se programi ka hyre ne zonen e tij me te nxehte. Eliminimi i Neritanit, djalit qe per shkak te nje fatkeqesie eshte detyruar te braktise shkollen, e ka emocionuar, por ndjehet krenare qe ai do te vazhdoje oferten e Akademise per te mesuar shkrim dhe kendim dhe njekohesisht do te vazhdoje te frekuentoje mesimet e pedagogeve. Largimi i tij ishte tejet spektakolar me nje levizje hip-hopi shume speciale per te treguar se ai ndjehet krenar qe ka qene pjese e ketij spektakli. Neritani largohet duke falenderuar perkushtimin e pedagogeve dhe ne vecanti, mesuese Zanen qe e ka ndihmuar te beje realitet dy endrrat e tij te medha.








Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika