Shqiptaret pushtojne Expolevante
E Marte, 28 Prill 2009
Liljana Qafa*
Mars 2009, bie telefoni dhe nga ana tjeter degjohet nje ze: "Sono Carlo Gentile. Ju kisha premtuar qe do t'ju ftoja ne rastin me te pare te nje aktiviteti kulturor. Dhe ja ku erdhi rasti: nga data 16 deri ne daten 19 prill jeni e ftuar ne eventin kulturor Expolevante 2009." Expolevante 2009, nje event i rendesishem, kater dite kushtuar kultures, nje perzierje ne mes letersise, kinemase, muzikes dhe internetit, gjithcka me veshtrimin nga vendet ballkanike, sic ishte edhe vete titulli i tij "East Side. Libri dhe letersia nga vendet e Lindjes".
Ne fillim tek une mbizoteroi heshtje dhe konfuzion i plote. Kush ishte Carlo Gentile? Nuk me kujtohej qe nuk me kujtohej, dhe, vetem mbas disa oresh m'u rizgjua kujtesa. E kisha takuar pikerisht ne Bari, ne Festivalin e Filmit, dhjetor 2008 ku kisha shkuar per te pare shfaqjen e filmit "Koha e Kometes" e mikut tim Fatmir Koci. Nuk do te gjeja rast me te mire per te paraqitur bashkepunimin e heshtur, pa ze qe kisha nisur qe prej nje viti me revisten tremujore kulturore online "Amaltea", nje reviste prestigjoze kulturore e letrare. Pikerisht ne nje kontekst te tille, sic eshte revista "Amaltea", ne mars te 2008, u hap rubrika "Dintorni" e cila i dedikohet teresisht letersise dhe kultures shqiptare.
Isha lexuese e rregullt e kesaj reviste dhe me kishte bere pershtypje ate cka kisha lexuar ne numrin e pare te saj, mars 2006: "Amaltea reviste e kultures... e kulturave te ndryshme.... e komuniteteve te ndryshme... [...]. Shkruhet gjithmone per dike, i vertete ose imagjinar te jete. Takimi me lexuesin e vertete, konkret, vjen per se prapthi dhe [...] eshte e rastesishme, kushdo qe lexon tekstin eshte lexues.... Atehere ky lexim mund te behet perseri shkrim". Keshtu ndodhi edhe me mua, isha nje lexuese e revistes dhe sot shkruaj per te.
Shkrimtari me te cilin kam hapur kete rubrike eshte poeti i mirenjohur Visar Zhiti, dhe eshte pikerisht Zhiti ai qe hapi edhe eventin Expolibro ne daten 16 prill ne Expolevante Bari ne takimin Atelier di scrittura me te rinj studente italiane. Nje takim ku te rinjte italiane paraqiten shume interes jo vetem per krijimtarine e tij por mbi te gjitha per te kaluaren dhe forcen me te cilen ai kishte arritur te shkruante gjithcka ne mendjen e tij ne ato vite te tmerrshme te burgut. Madje ndermjet pyetjeve te ndryshme qe i drejtuan shkrimtarit nje nga pyetjet qe beri pershtypje ishte kur nje i djale i ri i drejtohet Zhitit: "Sot qe jeni i ndergjegjshem per ate qe provokoi nje poezi kushtuar diellit, poezia qe ju beri te vuanit ato vite te tmerrshme burgu, do ta shkruanit perseri edhe po ta dinit se fundi do te ishte ai qe kaluat ne ato vite?" Nje njeri si Zhiti qe per lirine e fjales, per poezine dhe per artin sakrifikoi jeten e tij nuk mund te pergjigjej ndryshe, pervecse thjesht "PO!".
Dhe ne mbasditen e se njejtes dite u zhvillua takimi i dyte me Zhitin ku drejtori artistik i eventit, doktor Carlo Gentile, hapi biseden duke me dhene fjalen per te bere prezantimin e Zhitit si poet e shkrimtar dhe si shkrimtari qe kishte hapur rubriken "Dintorni" te revistes "Amaltea. Se fundi e mori fjalen Zhiti qe prezantoi librin e tij te fundit me tregime "Shekulli tjeter" publikuar ne 2008 ne Tirane nga Shtepia Botuese "Omska".
Ishte e konsiderueshme pjesemarrja e publikut shqiptar pervec atij italian, miq dhe dashamires te Zhitit qe e ben akoma me te ngrohte takimin. Ndermjet te pranishmeve nuk mungonte z.Bashkim Bekteshi, konsull i konsullates shqiptare ne Bari, si dhe mozaicisti Agim Nebi me familjen e tij. Kjo pjesemarrje e gjere shqiptare beri qe Zhiti edhe pse njohes i gjuhes italiane, te fliste ne gjuhen e tij duke thene: "kam kenaqesi te flas ne shqip, edhe pse na merr malli, por njekohesisht, meqe ra fjala, gjuha shqipe ben pjese ne pese-gjashte gjuhet me te rendesishme ne Europe dhe njembedhjete gjuhet me te rendesishme ne bote, eshte nje pasuri boterore. Kemi fatin qe kete takim ta vazhdojme ne gjuhen shqipe".
Pastaj vazhdoi me prezantimin e librit, liber i cili ka marre cmimin e pare ne panairin e librit Tirane 2008 dhe me kete rast kujtoi gezimin qe kishte ndjere kur cmimi i ishte dorezuar nga vete kryeministri Berisha. Dhe vazhdoi me tej me fjalet: "E shikoj si simbol qe kryetari i shtetit dorezon nje cmim letrar, e quaj nje urim te mire sepse cdo fillim dhe perparim fillon dhe enderrohet nga kultura. Pra nje kryeminister qe u ben nder njerezve te kultures, ne fakt eshte nje nder qe u behet te gjitheve". Dhe vazhdon biseden duke folur per tregimet e librit "Shekulli tjeter" per kompozimin e tyre si nje mozaik ku secili tregim qendron me vete, por ne bashkesi jep nje tablo te kohes. "Koha, thote Zhiti, per cdo njeri eshte njelloj shqetesimi sidomos kur perjetojme kohen qe ka ndryshime te medha., o ndryshime nga njeri sistem ne tjetrin apo ndryshime te tilla kur mbaron shekulli ose ajo qe ne patem fatin te perjetojme qe mbaroi nje mijevjecar dhe filloi nje mijevjecar tjeter. Mua nuk me eshte dukur gje e zakonshme kjo kohe. Kam dashur te trajtoj kohen dhe shpesh here e ardhmja ka qene ne te kaluaren dhe ndodh qe e kaluara te na pres ne te ardhmen, nje loje filozofike me kohen".
Programi i ketij manifesti kulturor pervec expolibro perfshinte edhe fusha te tjera te artit dhe te kultures si expocinema, expointernet e expomusica. Nuk munguan projektimet e filmave shqiptare si filmat e regjisoreve Gjergj Xhuvani, Eno Milkani e te tjere. Nuk mungonte gjithashtu prania e Kryetarit te Qendres Kombetare te Kinematografise z. Xhevdet Feri apo e producentit z. Ilir Butka.
Te ftuar ne fushen e muzikes ishin Redon Makashi, Valbona Mema e te tjere.
Ajo cka ra ne sy ne kete event ishte se ne mes te ekpozitoreve italiane ndodheshin edhe ekspozitore shqiptare e maqedonas.
Mozaicisti i njohur shqiptar Agim Nebi, i cili jeton prej vitesh ne Itali. ishte nje nder ekspozitoret qe se bashku me gruan dhe tre femijet e tij kishin paraqitur nje larmi operash duke filluar nga mozaiku, vaj, acquarel, ricamo etj. Ne tavolinen e familjes Nebi terhiqte vemendjen flamuri shqiptar krahas atij italian. Ishin krenare jo aq per punimet e tyre se sa per faktin e te qenurit shqiptar.
Me sa duket eshte nje ndjenje qe kur jeton jashte forcohet gjithnje e me teper. Njelloj si ndjenja qe me frymezoi mua, pervec pasionit per letersine, per te hapur rubriken "Dintorni" ne revisten "Amaltea". Ambicja qe peshtjell kete rubrike, eshte pikerisht perhapja dhe njohja e letersise dhe kultures shqiptare. Ne fillim mendoja se nuk do ta kisha te thjeshte te perdorja kete mjet komunikimi, se ndoshta do te kisha veshtiresi te bindja edhe vete shkrimtaret. Por nuk ndodhi keshtu. Rrjeti informatik sot mund te konsiderohet si nje vend krijimi, shkrimi, e qindra e qindra funksione te tjera.
Eshte e pashmangshme fuqia e saj ne perhapjen e informacionit dhe eshte sidomos nje mjet i rendesishem per komunikimin ndermjet personave me prejardhje te ndryshme, ku gjithcka i arrin kujtdo pavaresisht nga gjuha dhe kufijte, duke perfshire edhe ato te pargjykimeve kulturore.
Nuk mundem te mos permend dhe falenderoj ne kete shkrim edhe miqte e mi Mira Meksi, Fatos Kongoli dhe Arian Leka qe me besuan veprat e tyre dhe ka qene nje kenaqesi per mua te punoj me to dhe shpresoj qe te punoj akoma me te tjere autore shqiptare.
*Menaxhere arti-Itali