Termetet? Nuk jemi aspak te mbrojtur
E Enjte, 23 Prill 2009
Nje tjeter sondazh ne faqen zyrtare te "Koha Jone", www.kohajone.com, ishte dhe ai per dukurine sizmike. Para disa ditesh Italia u perfshi nga termete qe shkaktuan shume te vdekur dhe te plagosur dhe deme te medha materiale.
Nisur nga ky fakt, "Koha Jone" organizoi sondazhin: "Mendoni se jemi te mbrojtur nga termetet ne Shqiperi"
Ne kete sondazh kane marre pjese 1361 qytetare te cilet paten te drejten e nje vote te vetme, ne saje te sistemit automatik te votimit. Nder ta, 1129 persona ose 83 per qind pohuan se askush nuk mund te jete i mbrojtur nga termetet. Nje pakice tjeter prej 142 personazh ose 10.4 per qind dhane vleresim te kundert.
Kurse 90 te tjere ose 6.6 per qind ishin te paqarte ne mendimin e tyre duke zgjedhur alternativen "Nuk e di".