PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Droge ne Greqi, kapet bashkepunetori i Kanes


E Diele, 12 Prill 2009

TIRANE - Dy persona jane vene ne pranga nga forcat e antidroges. Keshtu eshte ndaluar personi i dyshuar si bashkepunetor i Eduart Kanes, i cili u kap me 50 kg kanabis sativa ne doganen e Kakavijes. Gjithashtu eshte ndaluar dhe nje i ri, pasi i eshte gjetur nje sasi droge, e dyshuar si kokaine. Policia tha se, ka bere ndalimin e Pellumb Shkrelas, 38 vjec, nga Fieri. Ndalimi i tij eshte bere pasi Prokuroria e Krimeve te Renda, ka leshuar urdhrin e ndalimit per kete person duke e akuzuar per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". Shkrela dyshohet te jete bashkepunetor i Kanes. Po dy dite me pare, eshte ndaluar dhe Drilon Sinani, 20 vjec. Prangosja e tij eshte bere pasi rreth ores 12:10, ne afersi te rruges "Besa" ne Tirane, eshte kapur ne flagrance, ku gjate nje kontrolli te ushtruar ne automjetin e tij tip "Golf 4", me targa TR 0933 R, prane leves se marshit te automjetit, ju gjet sasi pluhuri lende narkotike llojit kokaine. Si prova materiale, policia ka sekuestruar 1.2 gram lende e dyshuar narkotike e llojit kokaine, nje telefon celular si dhe automjeti me targa TR 0933 R. Dosjet i kane kaluar prokurorise. A. C


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika