PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Sherr te rinjsh, plagoset nje vajze


E Diele, 12 Prill 2009

Artan Cena

TIRANE - Pese te arrestuar dhe dy ne kerkim, nje vajze e plagosur, pas nje sherri te ndodhur per nje fjale goje. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare, ne afersi te rruges "Vasil Shanto", ne Tirane, ku fillimisht dy te rinj jane zene me njeri-tjetrin. Por me pas sherri ka marre permasa te medha. Ne te jane perfshire dhe disa persona te tjere. Policia e Tiranes tha se, jane vene ne pranga ne flagrances 5 persona, nen akuzen e "kanosjes", "prishjes se qetesise publike" dhe "armembajtjes pa leje", nderkohe qe kane shpallur ne kerkim dy vellezerit Doci, per "vrasje te mbetur ne tentative".

Policia tha se ne pranga jane vene, Armand Kashari, 20 vjec, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane dhe Dario Baruti, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane, kane goditur per motive te dobeta Arjan Doci, 23 vjec, nga ne Tirana. Ne kete ngjarje, te ndodhur ne rrugen "Vasil Shanto", ishin te pranishem edhe Ergys Kaso, 27 vjec, banues ne Tirane, Bojken Kaso, 23 vjec, banues ne Tirane, Eglind Bejko, 22 vjec, lindur ne Fier dhe banues ne Tirane, qe jane ndaluar per "mos kallezim te krimit".

Gjate hetimeve eshte mesuar se, 23-vjecari Doci, pas ketij konflikti, ka njoftuar te vellane e tij, Elvis Doci, 31 vjec, dhe ne bashkepunim me njeri tjetrin, kane qelluar me arme zjarri pistolete mbi shtetasit e mesiperm. Si pasoje e ketij konflikti me arme, sqarojne burimet e mesiperme, eshte plagosur ne pjesen e kembes D. Stafa, 23 vjec, e cila ndodhej rastesisht ne vendngjarje. Kjo e fundit kishte nje dyqan ne afersi te vendit ku ndodhi ngjarja dhe eshte plagosur lehte. Pas ketij konflikti, Armand Kashari ka shkuar ne banesen e tij dhe ka marre nje automatik, duke qelluar disa here ne drejtim te dy vellezerve Arjan dhe Elvis Doci, te cilet jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Keta te fundit kane shpetuar pa asnje plage.

Policia eshte njoftuar nga nje telefonate dhe ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur efektivat e Komisariatit numer 2 dhe ato te hetimit te krimit ne kryeqytet. Keta te fundit kane vene ne pranga Armand Kashari, Dario Baruti, Ergys e Bojken Kaso dhe Eglind Bejko, nderkohe qe po punojne per kapjen e vellezerve Arjan dhe Elvis Doci, te vene nen akuze per "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese, e mbetur ne tentative", si dhe "armembajtje pa leje".




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika