PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Grabitjet me arme ne Tirane, policia ndalon tre te dyshuar


E Diele, 12 Prill 2009

TIRANE - Zbardhen tre grabitje me arme te ndodhura ditet e fundit ne kryeqytet dhe ne pranga jane vene tre persona, mes tyre dhe nje 15-vjecar. Policia e Tiranes tha gjate dites se djeshme, se gjate operacionit te koduar "Fenix 2", jane ndaluar per vjedhje me arme Bashkim Begani, 27 vjec, banues ne Tirane. Ky person ka qene i denuar me pare per vjedhje dhe eshte kapur duke u larguar nga banesa, per t'i shpetuar ndjekjes se policise. Gjithashtu eshte ndaluar dhe Sh. G, 15 vjec, i cili u kap ne afersi te Bregut te Lumit ne Tirane dhe Ervin Xheladini, 20 vjec, te dy banues ne Tirane, i cili u kap ne banesen e tij, ne rrugen "Vangjel Noti". Burime zyrtare te Policise se Tiranes thane se, keta te tre akuzohen se kane bere disa grabitje gjate fillimit te ketij muaji. Keshtu, ata dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane vjedhur nen kercenimin dhe perdorimin e armes dy persona, nje jave me pare. Ata kane realizuan vjedhjen me arme te nje qytetari ne Fushen e Aviacionit, duke i marre nje sasi parash dhe sende personale. Gjithashtu ne te njejtin vend, ata dyshohet se dy dite pas ngjarjes se pare, kane grabitur disa qytetare ne automjetet e tyre, duke u marre nje sasi te hollash, celulare, varese dhe sende te tjera. Gjithashtu pak dite me pare, ne autostrade ata kane kryer nje tjeter vjedhje me arme. Ata u kane marre dy personave, nje sasi te konsiderueshme parash dhe sende personale. Policia tha se, gjate kontrolleve te ushtruara ne shtepite e tyre jane gjetur, dy automatik model 56, dy maska me te cilen dyshohet se kane realizuar vjedhjet e mesiperme, disa aparate celular te vjedhur te demtuarve.

A. Cena




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika